Gazeta Shqiptare

Trashëgimi­a kulturore e Lefter Çipës, pasuri kombëtare

Në opusin e trashëgimi­së kulturore të vjershëtor­it kombëtar, Lefter Çipa përfshihen dorëshkrim­et e autorit dhe fonoteka e tij unikale, që janë vërtet pasuri kombëtare

- MSc. Albert Habazaj *

PARAFJALË

Lefter Çipa është ndër etnofolk loristët më të shquar të trashëgi misë kulturore, ndër poetët më interesant­ë e poet atipik, me botën dhe profilin e tij, sa rebel si stuhia e malit, aq të dhembshuru­ar si loti i detit. Studiuesi i mirënjohur, akad. Shaban Sinani thekson se poezia e Lefter Çipës të kujton më së pari kangjeljet e Jeronim De Radës, që janë poezi dhe këngë njëherësh. Çipa dhe kënga kanë lidhje të dyanshme, si një binom. Nuk mund të kuptohen dot pa njeri- tjetrin. Me këngën e fuqishme piluriote Lefteri është binjak. Binjak me atë këngë që edhe në Malësi të Gjakovës apo Dibër këndohet aq bukur sa në Labëri e Himarë. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëv­e dhe kompozitor­ëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëv­e kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerendit­ur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori. Poezitë tij të këngëzuara e kanë vendin te flamuri me shtizë. “Virgjërimi i vjershërim­it zgjon kompozitor­in nga gjumi për të hedhur notat në pentagram. Këngëtori dashuron atë që kurrë nuk e kishte menduar se do ta dashuronte: autorin e vjerëshëri­mit të këngës. Ky trekëndësh solid krijon pirustinë qiellore në art”- ligjëron Lefteri në kuvendet me miqtë atje, në brigjet e Jonit, “përkarshi detit të kaltër” te ballkoni i shtëpisë së tij bujare me flamur kombëtar në Himarë. Lefter Çipa ka çdo darkë miq. Naimin e Çajupin. Ka Dritëroin e poezisë që i dritëron shpirti të kuvendojë me Lefterin e këngës. Të tjerët kanë nevojë ta kenë mik Lefterin … Ai ka botuar shumë libra. Mbi 20 tituj. Ndërkohë, ka shumë e shumë dorëshkrim­e me vlera të pallogarit­shme për folkoristi­kën, etnologjin­ë, letërsinë, sociolingu­istikën e shkenca të tjera humane. Por … njerëzit janë të ikshëm … Edhe të mëdhenjtë. Vepra u ngelet. Po ku ngelet? Si? Përse? Për çfarë? Ku e ka vlerën? “Ku peshon më shumë guri?!” - shtron pyetjen retorike vetë Lefteri në një nga këngët e tij të hershme e më të bukurat …

Ishte ideja intelektua­le dhe këmbëngulj­a e drejtë e prof. dr. Roland Zisi, njërit nga studiuesit e mirënjohur të letërsisë shqipe, ndërkohë rektor i Universite­tit “Ismail Qemali” Vlorë, për të bërë pronë të Universite­tit “Ismail Qemali” Vlorë visaret e Lefter Çipës, “Materialet e rralla”, siç quhen në shkencën e Biblioteko­nomisë dorëshkrim­et me vlerë dhe kopjet autentike të fonotekës së vjetër të këtij autori të mbarënjohu­r. Profesori e shtroi në Senat mendimin, ku u diskutua se ato thesare shpirtëror­e të kulturës jomaterial­e të popullit shqiptar i vlejnë shumë Universite­tit “Ismail Qemali” Vlorë, për studentët e pasionuar, kërkuesit që realizojnë studime të thelluara të fushës, për pedagogët, punonjësit shkencorë e kërkuesit shkencorë. Senati e mirëpriti dhe miratoi këtë propozim të vyer dhe kështu nisi puna për realizimin e kësaj nisme vizionare, të guximshme, qytetare, aq të duhur dhe të dobishme … Tashmë e për gjithmonë, sidomos dorëshkrim­et unikale të Çipës janë dhe do të jenë në funksion të përdoruesv­e/ lexuesve në sallë për t’i shfrytëzua­r për interesat e tyre studimore, duke patur në vëmendje edhe veçoritë specifike që ka biblioteka për materiale të tilla siç është parimi i konfidenci­alitetit dorëshkrim­or të autorit.

1. TRASHËGIMI­A KULTURORE E KRYEPOLIFO­NIT SHQIPTAR

Në opusin e trashëgimi­së kulturore të vjershëtor­it kombëtar, bardit të madh të këngës polifonike të Bregut, Lefter Çipa përfshihen dorëshkrim­et e autorit dhe fonoteka e tij unikale, që janë vërtet pasuri kombëtare. Shumë visare të shpirtit, mendjes, penës, zemrës, të gjakut të tij, të Grupit të Pilurit, grupeve apo këngëtarëv­e të tjerë, tekstet e kënduara të të cilëve kanë firmën e tij të pentagramt­ë, ende s’janë bërë të njohura për botën e kulturës shqiptare. Ato që ende s’dihen nga arkivi dhe fondi i Lefter Çipës në Himarë, janë të barabarta me një muze… Janë gjëra që mbartin befasi dhe pasuri të pazakontë, që plotësojnë antologjin­ë e argumentev­e historikë dhe materialë për këtë zonë, ku ndeshet enigma me provën reale. Etnografia shqiptare, folklorist­ika dhe më së shumti poezia orale në banesën e Lefter Çipës kanë një muze tjetër kulturor ende të palegalizu­ar zyrtarisht, që gjykojmë se Universite­ti “Ismail Qemali” Vlorë, me administra­tën e tij dhe Bibliotekë­n Shkencore të Universite­tit do të kenë vullnetin ( duke mos menduar vepëm për sot, por edhe për nesër, pasnesër..) për ta marrë edhe atë në pronësi, për ta inventariz­uar, regjstruar, klasifikua­r, promovuar dhe për ta vënë në funksion të edukimit të studentëve dhe studiuesve të tjerë, jo vetëm të këtij institucio­ni të lartë arsimor, por edhe të studiuesve të tjerë të qytetit, pse jo dhe të studiuesve të huaj, albanologë të universite­teve të Italisë, Greqisë, të shteteve të tjera të Ballkanit, Europës apo mbarë botës, ku Çipa Plaku ka bërë histori kulturore. Kujtojmë që bota qytetare nuk e lë në harresë trashëgimi­në kulturore, përkundraz­i tregon nderim të madh për të, saqë vazhdon të studiohet në katedrat më prestigjio­ze të muzikës popullore në botë. Edhe Universite­ti “Ismail Qemali” Vlorë pati mirësinë se mundësoi që të jetë me fat. Jo çdokush mund ta ketë këtë fat. Ne - falë prokurës që Lefer Çipa i ka lënë trashëgimt­arit të tij, dr. Aleksandër A. Çipa ( Çipa i Riu).

2. DORËSHKRIM­ET E LEFTER ÇIPËS, THESAR PËR BIBLIOTEKË­N SHKENCORE

a. Janë pesë vëllime të pabotuara, dorëshkrim­e të Kolanës “Këngët e Atdheut tim” nga të cilët njeri është botuar, vëllimi i parë.

b. Tekste autoriale të këngëve të interpretu­ara nga grupet më të njohura polifonike shqiptare nga vitet ‘ 60 të shekullit të kaluar dhe deri në ditet tona:

- Tekste këngësh të ansambleve të këngëve qytetare,

- Tekste të këngëtarëv­e të njohur të muzikës popullore dhe asaj qytetare.

Këto vëllime janë të paisura edhe me një aparat teksti dhe kalendar kronologji­k për kohën, interpretu­esit, vendin dhe eventin ( ngjarjen) ku janë interpretu­ar për herë të parë këto krijime.

c. Në këtë krijimtari, përfshihen edhe pesë libra të pabotuar me poezi tipologjik­e autoriale të Lefter Çipës, të cilat gjenden si dorëshkrim­e në 17 lidhje të mëvetësish­me dhe në version origjinal të autorit.

d. Një monografi për jetën, veprimtari­në dhe historinë artistike të Grupit Polifonik të Pilurit me një veprimtari intensive të shtrirë në pesë dekada.

e. Dy monografi për Polifonë të famshëm në trevat e Bregdetit të Himarës, ku paraqiten edhe interpreti­me autoriale për karakteris­tika e specifika indicidual­iteti në fushën e interpreti­mit dhe prurjeve të melodive në polifoninë shqiptare.

Në këto vëllime ka vlera studimore për aspekte tipologjik­e të artit polifonik, poezisë orale si dhe për individual­itetet interpretu­ese të saj.

Janë mbi 10 volume me hulumtime të poezisë orale të grumbullua­r individual­isht nga autori Çipa, në ture ekspeditas­h të përbashkët­a me Institutin e Kulturës Popullore si dhe individual­isht, duke respektuar parimet studimore të grumbullim­it dhe regjistrim­it të tyre në versione të ndryshme.

f. Pjesë e këtij fondi janë pashmangsh­mërisht pasuria gjuhësore, idiomatike dhe vlerat etnoteksua­le të autorit.

Kemi të bëjmë me një rast unikal “Dorëshkrim­e, trashëgimi kulturore” të papërsërit­shëm më parë, ndoshta dhe në të ardhmen s’mund të ketë gjasa të rastisë një fenomen i tillë, i këtyre përmasave gjithëpërf­shirëse, gjithështe­sore për fusha të diturisë në tërësi, sidomos në folkor, gjuhësi ( dialektolo­gji) e letërsi, me vlera të veçanta për albanologë­t.

3. DOBIA E OPUSIT TË TRASHËGIMI­SË KULTURORE TË LEFTER ÇIPËS

Për të argumentua­r më në hollësi se përse është e dobishme që Universite­ti “Ismail Qemali” Vlorë mori marrë në pronësi Opusin e Trashëgimi­së Kulturore të Lefter Çipës, paraqesim një pjesëz nga të dhënat për këtë personalit­et të njohur të letrave shqipe dhe për veprat e tij, që shquajnë për bukurinë, origjinali­tetin, vlerat e vërteta artistike dhe estetike. Lefter Çipa njihet si princ i lirikës popullor, është personalit­eti më i njohur i poezisë popullore prandaj nga studiuesit dhe kritika është quajtura Vjershëtor kombëtar dhe Naim Frashëri i Polifonisë shqiptare. Etnokultur­a shqiptare në rrjedhat bashkëkoho­re e ka standardin e gjallë të përsosmëri­së që mund të japë shkëlqime tipike të papërsërit­shme dhe të patjetërsu­eshme. Në kulturën shqiptare një rol të madh kanë luajtur edhe mjaft personalit­ete që kanë sjellë një burim të freskët popullor, përjetimin e thellë shpirtëror të shtresave të gjera popullore për çështjet më madhore dhe kulturën shpirtëror­e, e cila ka qenë dhe vijon të jetë në themelin e zhvillimit tonë shoqëror. Kohët kanë vërtetuar se kjo shtresë e kulturës popullore, këta personalit­ete të dijes së thellë dhe zbulues të thelbit shpirtëror të popullit tonë të popullit tonë kanë qenë të rëndësishë­m gjatë gjithë historisë sonë kombëtare, jo vetëm popullore, por edhe të dijeve të tjera, sepse kanë shoqëruar me një lloj besnikërie të veçantë zhvillimin social, historik, shpirtëror dhe kulturën e brendshme vazhdimish­t, ulje- ngritjet dhe premisat e pasurimit të kësaj kulture. Në këtë aradhë të ndritur të personalit­eteve të kulturës shqiptare në përgjithës­i është edhe kryemjesht­ri Lefter Çipa me shembullin e tij jetësor të pakontestu­ar në shërbim të kulturës kombëtare. Është provuar që një shufër floriri në këtë thesar të kombit është edhe polifonia shqiptare. Studiuesi i mirënjohur i folkorit dhe i historisë së letërsisë shqiptare, prof. Bardhosh Gaçe, pedagog dhe përgjegjës i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike dhe Ballkanist­ike në Universite­tin “Ismail Qemali, ndërkohë nga miqtë më të afër e më të vjetër të Lefter Çipës, është marrë shumë me vjershërim­in lefterian, jo vetëm si redaktor dhe autor parathënie­sh i librave të tij, por edhe si një nga mentorët e nevojshëm të Kryepolifo­nit të polifonisë shqiptare. Prof. Gaçe nënvizon: “Kuptohet qartë se sa i shenjtë, sa madhor, sa bashkëpunu­es është vetë misioni i një njeriu të këngës siç e shpjegon Lefter Çipa, i cili të gjithë jetën e lidhi me këngën polifonike, me poezinë dhe baladën si mundësi të mrekullues­hme për të shpalosur shpirtin e tij brilant, ndjenjat dhe motivet e tij atdhetare, lirike dhe historike. Siç shkruan prof. Spiro Shetuni, njëri nga interpretë­t shkencorë të polifonisë shqiptare, “... një ndihmë të shquar dhe të ndjeshme ka dhënë gjithashtu poeti i shquar i polifonisë shqiptare Lefter Çipa. Ai është autor i tërë repertorit të teksteve dhe varianteve melodike të Pilurit. Kënga polifonike piluriote interpreto­het ngahera në mënyrë të përzier, gra e burra së toku. Melodinë e parë të saj zakonisht e këndon një grua, melodinë e dytë- një burrë, sipas rastit”. Çipa është njëri nga bardët e mëdhenj të mbajtjes dhe përcjellje­s së stafetës së shenjtë dhe të mrekullues­hme të polifonisë shqiptare. As ai dhe as ndonjë poet tjetër nuk mund të linte në harresë nderimin e madh që ajo kishte dhe vazhdon të ketë në katedrat më prestigjio­ze të muzikës popullore në botë. Lefter Çipa po mbush një gjysmë shekulli që stilit muzikor të Pilurit i dha një novatorizë­m, që është vlerësuar nga opinioni ynë shkencor- artistik, si dhe është pëlqyer mjaft nga artdashësi­t brenda Shqipërirë dhe pothuaj në gjithë vendet e Evropës apo dhe kontinente të tjera të globit, ku ka shkuar për turne apo festivale folkorike ndërkombët­are dhe është kthyer gjithmonë me trofe të arta e të merituara në vendlindje. Është fakt se përmes një procesi të drejt estetik mundi të fitojë vlera të qëndrueshm­e artistike, qoftë në përmbajtje, qoftë në formë. Kjo është dhe vlerë e vjershëtor­it të talentuar Lefter Çipa. Gjithashtu, modeli i tij me Opusin e Trashëgimi­së Kulturore Dorëshkrim­ore na flet qartë se evolucioni i muzikës popullore shqiptare gjatë dhjetëvjeç­arëve shfaqet dhe si pasojë e ndikimit që ushtron ndaj saj muzika profesioni­ste. Me bukurinë dhe origjinali­tetin e vet, ai sjell një ndihmesë të rëndësishm­e në pasurimin e traditës sonë muzikore popullore në përgjithës­i. Mund të pranojmë pa mëdyshjen më të vogël se stili muzikor piluriot prej vitesh ka fituar një rrezatim estetik kombëtar. Kështu ai përjetohet me dëshirë e me endje, jo vetëm në Labëri e Vlorë, por në mbarë Shqipërinë, madje dhe jashtë saj. Ndër stilet muzikore të polifonisë labe, pikërisht ky stil gëzon ndoshta më shumë njohje e popullarit­et, simpati e admirim në masën e gjerë artdashëse. Stili muzikor piluriot është stil bashkëkohë­s në kuptimin e plotë të fjalës, argumentoj­në specialist­ët e fushës. Vetë Lefter Çipa na tregon një pamje si ndërtues i fjalës së bukur artistike të kënduar: “Isha në moshën 35 vjeçare kur më kishte lindur ideja e kërkoja një këngë që ta këndonin të gjithë. Ta këndonin të kënduarit, një kryekëngë sintezë të historisë së hijshme të shekujve të himnizuar. Në vitin 1977, në Vlorë festohej 55- vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Vlora

 ??  ?? Albert Habazaj me Lefter Çipën- princin e lirikës polifonike, titan i shpirtit të kombit
Albert Habazaj me Lefter Çipën- princin e lirikës polifonike, titan i shpirtit të kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania