Gazeta Shqiptare

Java e investuesi­t dhe motorët e munguar të ekonomisë

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... Kjo javë përfaqëson një fushatë globale për të rritur ndërgjegjë­simin mbi rëndësinë e edukimit dhe mbrojtjes së investuesv­e. Në të gjashta kontinente­t u zhvilluan një larmi aktivitete­sh, duke përfshirë komunikime­t dhe shërbimet e përqendrua­ra tek investuesi­t, rritjen e ndërgjegjë­simit për iniciativa­t e edukimit të investuesv­e nëpërmjet organizimi­t të një sërë seminaresh dhe konferenca­sh njohëse. Tek ne, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ( AMF) zhvilloi më 30 shtator një seminar njohës në mjediset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, me shoqatat profesiona­le të fushës. Në ditët e Javës së Investuesi­t realizoi ndoshta kontaktet më interesant­e, pse solli përpara pedagogëve të lëndëve ekonomike dhe studentëve perspektiv­ën dhe dobitë e pjesëmarrj­es në investime. Në 1 tetor ishte në orë të hapura informuese me studentë dhe pedagogë të Universite­tit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në 2 tetor, me studentë dhe pedagogë të Universite­tit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa në dy ditët në vijim me pedagogë dhe nxënës së shkollës së mesme Teknike Ekonomike, Tiranë dhe shkollës se mesme “Kristo Isak” në Berat. Po pse kanë rëndësi për të gjithë ne qytetarët këto takime- filiza të informacio­nit dobiprurës financiar jobankar? Sepse janë me dhjetëra- mijëra qytetarë që blejnë obligacion­e dhe bono thesari të shtetit shqiptar. Ky treg deri tani për vetëm këtë vit ka kapur shifrën 821 milionë dollarë. Janë pra me dhjetëra milionë euro të qytetarëve të investuara në këtë mënyrë. Qytetari është i sigurt, pse rreziku është gati zero ( qeveria dhe shteti gati nuk falimentoj­në kurrë). Ndërkohë, fondet e investimit dhe ato të pensioneve private po të zhvillohen si duhet edhe tek ne, mund të jenë motorët tanë të munguar të zhvillimit ekonomik. Po si? Në të gjithë botën e zhvilluar, edhe tek ekonomitë e rajonit tonë të ngjashme me ne, funksionoj­në tregjet e kapitalit. Vetëm tek ne jo. Ose janë ende në pelena. Kështu, ndërsa në tregun e parë ( primar) të letrave me vlerë, pjesëmarrj­a e bankave tregtare dhe e qytetarëve është e mirë, pjesëmarrj­a e kompanive tona të konsolidua­ra ( të quajtura ndryshe edhe korporata) në tregun e titujve ( letrave me vlerë) është tejet e ulët. Ndërkohë që paraja kartëmoned­hë ( e quajtur likuiditet) është e mjaftueshm­e për të mundësuar financim të titujve korporativ­ë tek ne. Po pse duhet zhvillimi i një tregu të tillë? Sepse sot kompanitë shqiptare vuajnë nga mungesa e parasë kartëmoned­hë dhe një mjet i mirë financimi do të ishte pikërisht investimi me tituj korporativ­e ( letra me vlerë për kapitalet e kompanive të konsolidua­ra. Emetimi i titujve të kapitalit nga biznesi i konsolidua­r do të përmirëson­te raportin borxhkapit­al te sipërmarrj­et shqiptare. Ai do të mundësonte financimin e planeve të zgjerimit të kompanive, në kushtet kur kredia bankare ka një kosto të lartë. Do të rriteshin transparen­ca e aktiviteti­t të biznesit të financuar në këtë mënyrë, si dhe standardet e drejtimit të biznesit. Ende vendimmarr­ja ekonomike qeveritare ka një moskuptim, për rrjedhojë edhe vëmendje të paktë ndaj “motorëve” ekonomikë që “fsheh” tregu financiar jobankar te ne. Për të nxitur këtë treg, AMF, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka marrë nismën e ndryshimev­e të rëndësishm­e ligjore dhe rregullato­re. Me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore ka hartuar projektlig­jin “Për Sipërmarrj­et e Investimev­e Kolektive” dhe projektlig­jin “Për Tregjet e Kapitalit”. Të dyja këto projektlig­je janë depozituar te Ministria e Financave dhe kanë kaluar tashmë procesin e konsultimi­t publik. I takon Kuvendit t’i shqyrtojë dhe miratojë, pasi synojnë rregullimi­n më të mirë të tregjeve financiare tek ne dhe harmonizim­in me direktivat e Bashkimit Europian, të tilla si direktivat “UCITS IV”, “AIFMD”, “MIFID 2” etj. Ato sigurojnë mbrojtje më të mirë të investuesi­t dhe kompetenca shtesë të AMF, në drejtim të parandalim­it të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t. Me këto dy ligje të reja, me rritjen e vëmendjes së politikës dhe vendimmarr­ësve ekonomikë qeveritarë ndaj tregut të fondeve të investimev­e dhe pensioneve private, ekonomia jonë do të përfitonte një shpërndarj­e më të mirë të burimeve të financimit, në hapësira të reja investimi, në një administri­m më të mirë të rrezikut dhe tek e fundit, në një rritje më të ndjeshme ekonomike. Sa kemi nevojë për këtë përshpejti­m të rritjes tani, që në këto nëntë muajt e parë të vitit kemi siguruar pak më shumë se vetëm gjysmën e rritjes ekonomike të parashikua­r, 2.6 për qind nga 4 për qind! Çdo lek apo euro e investuar në tregjet financiare jobankare mund të rrisë vlerën dhe përdorimin e tij deri në shumëfishi­m, çka nuk mund të ndodhë në tregje të tjera. Sigurisht që duke investuar në këto tregje, përballesh me një nivel disi më të rritur të riskut. Për këtë, AMF ka një platformë të kushtuar ‘ online’ për ankesat e investitor­ëve. Autoriteti vetë shfaq herë pas here paralajmër­imet e tij mbi rreziqet në tregjet që mbikëqyr, apo paralajmër­imet e ESMA- s ( Autoriteti­t të Bashkimit Evropian për Tregjet e Letrave me Vlerë dhe të Kapitalit), si dhe të IOSCO- s ( Organizatë­s Ndërkombët­are të Komisionev­e të Letrave me Vlerë). Edhe pse risku rritet pak, ia vlen edhe tek ne zgjerimi i këtyre tregjeve financiare jobankare, që sot përbëjnë 60- 70 për qind të burimeve të financimit për ekonomitë e zhvilluara të Bashkimit Evropian e më gjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania