Gazeta Shqiptare

Trashi: I lumtur që jam në Kombëtare, Rejës nuk mund t'i këshilloj lojtarë

A ka Kategoria Superiore lojtarë të denjë për fanellën kuqezi? Gramshaku nuk e merr përsipër të japë mendim Mbrojtësi i Partizani grumbulloh­et për herë të parë

-

kush është, një trajner me shumë eksperienc­ë, dhe deri tani çdo gjë është në rregull.

A pret minuta nga ky grumbullim?

Nuk jam i mendimit që krahu i majtë ka problem dhe lojtarët kanë formën e vet dhe ka çaluar. Unë shpresoj të jap maksimumin tim dhe çdo gjë i takon trajnerit.

Si vjen Lorenc Trashi në këtë grumbullim?

E ndjej veten shumë mirë, jam thirrur nga trajneri dhe jam shumë mirë. Çdo lojtar në kampionati­n shqiptar kërkon të ketë një eksperienc­ë në Europë. Kombëtarja më shërben për këtë pjesë. Shpresoj të kem disa minuta, për ta parë veten time dhe te provoje veten time ne një ekip europian.

I keni sheshuar problemet me trajnerin Lerda?

Nuk është se kam pasur probleme me trajnerin. Ai ka

qenë ndër të parët që më ka mbështetur. Ai më përqafoi dhe më ka përgëzuar shumë për ftesën në kombëtare. Kampionati shqiptar nuk e ka nivelin e kampionate­ve në Europë dhe trajneri e ka të vështirë duke parë ritmin. Nuk them se është e pamundur pasi nëse ke formë dhe e sheh trajneri, nuk besoj është problem.

Si e parashikon­i ndeshjen ndaj Turqisë?

Është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë të mirë. Duhet të jemi të përqendrua­r. Objektivi është fitorja që mund të na japë shpresë.

Cilët lojtarë të Kategorisë Superiore do t'i sugjeronit Rejës?

Unë nuk mund të flas dot, sa t'i sugjeroj trajnerit lojtarë. Superiorja ka lojtarë të mirë, por është trajneri me stafin e tij që vëzhgojnë dhe zgjedhin lojtarët. Nuk besoj në pjesën që dikush në Superiore e ka merituar dhe nuk e ka marrë ftesën Mendoj se çdo gjë është në rregull tek kjo pjesë. Në Turqi duhet të jemi kompakt dhe t'i sulmojmë në pikat e dobëta që kanë ata. Ato raste që jepen duhet t'i shfrytëzoj­më në maksimum.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania