Gazeta Shqiptare

Tirana, Beogradi dhe Shkupi bien dakord për "Shengenin ballkanik"

Lëvizje pa barriera për mallrat dhe qytetarët, Rama, Vuçiç e Zaev: Ftojmë 6 vendet e Ballkanit të na bashkohen Kryeminist­ri i Shqipërisë: Historia na ka lënë mbrapa

-

Brenda vitit 2021 qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të lëvizin të lirë dhe pa asnjë kosto shtesë në të tria vendet respektive. Kjo, falë mirëkuptim­it të arritur dje në Novi Sad mes Presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeminist­rit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për krijimin e një shengeni Ballkani. Takimi trilateral i Novi Sadit miratoi deklaratën, në bazë të së cilës konfirmohe­t vullneti për të formuar një union ballkanik dhe që synon të lehtësojë lëvizjen e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Duke folur në një konferencë të përbashkët për mediat fill pas takimit të zhvilluar në Novi Sad, zyrtarët e lartë të të tria vendeve, duke lënë pas marrëdhëni­et delikate dhe konfliktua­le të së shkuarës, u shprehën optimist se ky bashkëpuni­m do të sjellë shumë përfitime direkte për qytetarët, ndërsa theksuan se ftesa për t'u bërë pjesë e këtij "mini shenegeni" është për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

KONFERENCA

Në fjalën e tij kryeminist­ri shqiptar Edi Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësua­r në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t'i pengojë tri shtetet që çojnë përpara agjendën e bashkëpuni­mit. "S'ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombët­arë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE- së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE- së, por të avancojmë duke strukturua­r një veprim shumë më aktiv", - u shpreh Rama. Presidenti Aleksandar Vuçiç u shpreh se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021. "Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meri

EDI RAMA

"S'ka ndryshim axhende në raport me partnerët ndërkombët­arë, por ka një ndryshim formati, që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE- së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE- së, por të avancojmë duke strukturua­r një veprim shumë më aktiv", - u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje në Novi Sad
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje në Novi Sad

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania