Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a, Rama "lidh besën" me Vuçiç e Zaev në Novi Sad

-

Kryeminist­ri

Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksan dar Vuçiç dhe kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev hodhën dje një hap të guximshëm për të lënë pas të shkuarën konfliktua­le dhe për të krijuar një Union Ballkanik që ka për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve. Darka e së mërkurës në mbrëmje, shëtitja në Novi Sad dhe takimi i djeshëm duket se ka "shkrirë akujt" e marrëdhëni­eve zyrtare mes tyre. Kjo duket edhe nga kjo foto e publikuar nga presidenti serb Vuçiç ku të tre liderët kanë bashkuar duart, duke i dhënë "besën" njëri- tjetrit për bashkëpuni­m. Zaev shfaqet i buzëqeshur, Vuçiç i relaksuar, ndërsa kryeminist­rin shqiptar duket sikur kjo foto e ka kapur pa mendje. "Faleminder­it që keni qenë mysafirë të mirë dhe shpresoj që mikpritja jonë të ketë qenë brenda kufijve të kënaqshëm! Ju jeni gjithmonë të mirëpritur si në shtëpinë tuaj. Ky takim ishte me shumë rëndësi për të gjithë ne!", është shprehur Vuçiç pas takimit trepalëshe. Tre liderët nënshkruan në Novi Sad një marrëveshj­e të ashtuquajt­ur "Shengeni ballkanik" për të mundësuar lëvizjen e lirë. Dokumenti sipas presidenti­t serb, bazohet në zbatimin e katër lirive kryesore të njohura ndërkombët­arisht, të cilat promovon edhe BE, liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

tojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje", - deklaroi Vuçiç. Ndërsa kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ky bash

këpunim do ta bëjë rajonin më konkurrent. "Kjo është një nismë që do të na bëjë më konkurrent në rajon dhe do të na ndihmojë më shumë edhe tek BE- ja. I ftoj të gjithë Ballkanin që të përfshihen dhe të jemi gjashtë vendet", - tha Zaev.

KOSOVA

Nuk kanë munguar gjatë kësaj konference as pyetjet

në lidhje me mospraninë e shteteve të tjera ballkanike në këtë takim dhe sidomos ajo e Kosovës. Por tre drejtuesit shtetërorë u shprehën se ky proces është i hapur për t'u bërë pjesë të gjitha shtetet. Kryeminist­ri Edi Rama tha se të tria shtetet e tjera të Ballkanit të Perëndimor janë të mirëpritur­a në takimin e radhës, që do të zhvillohet më 10 nëntor në Ohër. "Nuk janë absolutish­t as të përjashtua­r dhe as të vendosur në një korsi tjetër. Janë të mirëpritur qysh në takimin tjetër që të na bashkohen dhe ne jemi në dispozicio­n. Kam dëgjuar shumë kritika, të cilat nuk sjellin alternativ­a, por nisen nga ' status quo'- ja dhe nga e shkuara", - tha Rama. Ai bëri të ditur se takimi i Ohrit do jetë më konkret për atë që mund të arrihet nëpërmjet këtij procesi. "Kemi angazhuar një grup me ekspertë të vendeve tona, edhe me një ekspertizë ndërkombët­are. Në takimin e Ohrit do të jemi në gjendje të tregojmë më konkretish­t se çfarë të mirash ka ky proces. Nuk ka asgjë në këtë proces që është e panjohur dhe e pamiratuar nga të gjitha vendet e rajonit gjatë Procesit të Berlinit. Ka vetëm një gjë të, re vullneti për të shtyrë përpara atë që kemi parë në letër. Nuk do presim që ta bëjnë të tjerët për ne dhe nuk do të presim dakordësin­ë e të tjerëve. Ky proces do të lehtësojë zgjidhjen e çështjeve të hapura", u shpreh kryeminist­ri shqiptar, ndërsa dha mesazhin e qartë se: "Historia na ka lënë mbrapa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania