Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Diskutojmë sistemin paralelish­t me rekomandim­et e OSBE- ODIHR

"S'është në autoriteti­n tim të merremi me strukturë të posaçme"

-

Mazhoranca duket se ka humbur edhe mbështetje­n e opozitës parlamenta­re për të miratuar reformën zgjedhore pa u diskutuar bashkë me të dhe propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur dje që të gjejë gjuhën e përbashkët lidhur me propozimin e shumicës qeverisëse që reforma zgjedhore të miratohet në dy etapa, ku në të parën të përfshihen vetëm rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it dhe në fazën e dytë që duhet të jetë më vonë të diskutohen çështjet e nxehta përfshi diskutimi për sistemin, votën e emigrantëv­e apo edhe depolitizi­mi i komisionev­e zgjedhore. Pas mbledhjes së djeshme, bashkëkrye­tarja e komisionit, Rudina Hajdari ka konfirmuar për mediat se nuk do të ketë një reformë me dy etapa, por ajo do të jetë një dhe tërësore. "Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët, të bëjmë reformë zgjedhore dhe një sistem afatgjatë. Nuk do ketë reformë me dy faza por do ketë reformë tërësore", - deklaroi ajo. Ndërkohë që bashkëkrye­tari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore konfirmoi për mediat se, nëse kjo reformë do të bëhet në dy faza, miratimi i rekomandim­eve që ka bërë OSBE- ODIHR dhe që përbëjnë dhe një nga kushtet e Bundestagu­t është e mundur të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti. "Rekomandim­et e OSBE/ ODIHR për reformën zgjedhore janë të realizuesh­me brenda dhjetorit", - tha Gjiknuri. Gjithsesi përballë kokëfortës­isë dhe kushtëzimi­t të opozitës, Gjiknuri lë të kuptohet se mazhoranca është e gatshme që të mund ta hap që tani debatin për sistemin, por kjo nuk do të thotë që të pranojë propozimin e opozitës parlamenta­re. "Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelish­t me rekomandim­et e OSBE- së. Ne e bëmë të qartë që çështja e sistemit, vota e emigrantëv­e apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim çështjet që kanë të bëjnë me rekomandim­et", -

SISTEMI

"Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelish­t me rekomandim­et e OSBE- së. Ne e bëmë të qartë që çështja e sistemit, vota e emigrantëv­e apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim çështjet që kanë të bëjnë me rekomandim­et"

 ??  ?? Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania