Gazeta Shqiptare

Riorganizi­mi i PS- së, përplasje mes socialistë­ve të Durrësit

-

në drejtimin e bashkisë dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme duket se ka prishur harmoninë mes socialistë­ve të Durrësit. Prej ditësh tashmë socialistë­t e degës së qytetit bregdetar janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili siç raportojnë mediat është shoqëruar edhe me përplasje fizike. E gjithë kjo sipas kandidatit për kreun e PS- së Durrës, Ardit Kërtusha, për shkak se janë ndryshuar krerët e disa organizata­ve që kanë mbështetur atë dhe jo kryetarin aktual të kësaj force në këtë qytet. Në një lidhje telefonike për "Neës24" se nuk ka presion që i bën të tërhiqen nga gara. Nga ana tjetër, kreu aktual i PS Durrës Luan Zaza e mohon situatën problemati­ke dhe se Kërtusha është kërcënuar. Sipas tij Kërtusha nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e PS- së. "Është e vërtetë PS e Shqipërisë ka hyrë në proces reformimi, proces zgjedhje. "Nuk ka presion dhe nuk ka vende pune dhe nuk ka ndryshim kryetarësh organizata­sh që do të na mposhtin dhe do të na tërheqin nga kjo garë. Ne do ta çojmë deri në fund garën tonë dhe kauzën e gjithë socialistë­ve për të vazhduar më tej punën që ka nisur kryetari jonë Edi Rama. Është një garë dhe kuptohet që brenda garës ka dhe përplasje e konflikte. Nuk besoj se ka rëndësi, sepse është një garë e brendshme. Por për t'ju sqaruar janë ndryshuar disa kryetarë të organizata­ve që më mbështesin dhe janë munduar t'i zëvendësoj­në me emra të rinj. Por edhe ata që do ndryshohen do votojnë për ne, sepse ne jemi ndryshimi, alternativ­a e re e kësaj partie. Nuk na lejojnë në takime, po bëhen disa gjëra selektive, por kjo nuk na pengon që të vazhdojmë garën tonë", - deklaroi Kërtusha. Ndërkohë kreu aktual i PS Durrës, Luan Zaza thotë se procesi i riorganizi­mit vijon normalisht. "Absolutish­t nuk është kërcënuar dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me mua dhe PS. Dhe në mbledhjen e organizatë­s ku bën pjesë nuk ka marrë pjesë dhe në mbledhjen e organizatë­s ku është anëtar. Nuk kam asnjë kontakt me zotin Kërtusha", - u shpreh Zaza.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania