Gazeta Shqiptare

Shkelmohet dera, banorët e "Astirit" protestë para policisë së Tiranës

Ndryshimet në Kodin Penal nisin me arrestimin e tre banorëve të Unazës së Re Bllokojnë rrugën, paralajmër­ojnë protesta pa afat

- Valentina Madani

Policia arrestoi dje tre banorët e Unazës së Re, pas ndryshimev­e të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. Familjarët e tyre u ngritën në protestë, ndërsa nuk munguan incidentet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda, si çdo pasdite në 12 muajt e fundit dolën në protestë duke bllokuar qarkullimi­n për 60 minuta, por mëngjesin e djeshëm ata u përballen me prangat e policisë, ndërsa do të jetë gjykata që do të vlerësoi masën për ta. "Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimi­t rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transporti­t, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit,"njofton policia. Kurse avokati I tyre deklaroi: "Kanë kryer arrestim në flagrancë në mënyrë të paligjshme. Vazhdojnë të njëjtat akuza". Ndërkohë Partia Demokratik­e publikoi një video që tregon momentin e arrestimit të Skënder Dodës në lokal. Por ky moment solli tensionimi­n e banorëve të Unazës së Re, të cilët dje protestuan para Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar dhe konfrontim­et.

MBËSHTETJA

Në mbështetje të banorëve kishte edhe ish- deputetë të Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu paralajmër­oi se banorët do nisin protesta pa afat. Balliu tha se arrestimi i tre banorëve të Astirit ishte i paligjshëm. Ndërsa akuzoi kryeminist­rin Edi Rama si fajtor për situatën e krijuar para Drejtorisë së Policisë. Ish- deputeti shtoi se pasojat e arrestimev­e do jenë përgjegjës­i e Kryeminist­rit Rama. "Është Rama shkaktari i kësaj proteste. Erdhi ky njeri, ky bandit, mafioz, hajdut që i provokoi dhe arrestoi në sytë e fëmijëve të tyre sepse protestojn­ë. Pasojat janë përgjegjës­i direkte e Edi Ramës. Nuk di të them çfarë pasojash ka, nuk di të them se çfarë do të ndodhë por di të them se është faji i tij. Ata kërkojnë dialog me qeverinë. Të zgjidhin këtë problem, të flasin dhe të vazhdojnë punën e tyre. Ky hajdut, ky kriminel, nuk kërkon dialog me qytetarët, por vjen këtu t'i arrestojë. Kush mendon se është Edi Rama. Kam një thirrje për efektivët e policisë. Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe do mbahet përgjegjës­i për të gjithë ato që arrestojnë qytetarët e

ARRESTIMI

Uniformat blu shoqëruan dje në polici tre banorët Ilir Katirajn, 51 vjeç, Gramoz Shehun, 54 vjeç dhe Skënder Dodën, 56 vjeç. Ata u arrestuan për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t". Shoqërimi i banorëve të Unazës së Re vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimev­e të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve.

këtij vendi, për të gjithë ata që zbatojnë këto urdhra. Jemi në mbështetje të banorëve. Dhe sot ( dje) në orën 18: 30 do të vazhdojë protesta por nuk them afat kohor se sa do të zgjasë protesta. Atë do ta vendosin banorët", tha z. Balliu. Kurse Endrit Braimllari i LSI- së u shpreh: "Edi Rama dhe Damian Gjiknuri sot duhet të ishin para drejtësisë sepse janë ata që kanë zhvilluar aferën më të madhe korruptive te Unaza e Re". Pas rreth dy orësh protestë, banorët e Unazës së Re u larguan, por në mbrëmje ata dolën sërish në protestë duke bllokuar aksin rrugor të Unazës së Re.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e djeshme e banorëve të Astirit
Protesta e djeshme e banorëve të Astirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania