Gazeta Shqiptare

Frikë nga drejtësia? Kryemadhi: Pasurinë e familjes e hetuan ambasadat e huaja

-

Kryetarja

e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emi sionin radiofonik "Nova Media Albania" në SHBA, u pyetur nëse familja Meta ka ndonjë pasuri e cila të jetë vendosur në mënyrë të paligjshme, tha se familja Meta nuk ka asnjë pasuri të vendosur paligjshmë­risht. Ajo ka treguar edhe si e ka vendosur pasurinë dhe se çfarë zotëron. "Pa merak. Unë kam trashëguar një shtëpi nga babai im. Ai ka qenë brigadier në atë kohë dhe ka marrë tokë ku ka ndërtuar një shtëpi ku unë nga 14 vjeç derisa u martova u bëra me fëmije e kemi atë pallat. Leja është me lejen e Edi Ramës dhe Bashës. Zoti Rama nuk donte të ma zbardhte leje, sa duket ndoshta donte 20 përqindësh­in. Unë vetëm këtë pallat kam. Dhe shtëpinë që kam në Lalëz, e kjo pasuri ka ardhur për shkak të shkëmbimit të dyqaneve të pronës sime me këtë vilë në Lalëz. Ndërsa pasuria ime më e madhe nuk janë këto. Por pasuria ime më e madhe është familja. Pasuria ime është hetuar edhe nga ambasadat e huaja për shkak të thashethem­eve që ekzistojnë në vendin tonë. Ne nuk duam të jemi me serbët, as me rusët, as me amerikanët që fshihen nën petkun e Serbëve, ne duhet të nderojmë flamurin tonë, të kombit tonë. Unë mamanë time e kam nga Dibra e Madhe e Maqedonisë dhe kushërinj të shumtë kam në Amerikë e mund të isha pasuruar shumë më tepër. Unë mund të isha dikush tjetër, por fati e solli të jem këtu ku jam, për shkak të aktiviteti­t tim. Ne dëgjojmë shumë thashethem­e. Gjyqin nuk na e bëjnë as prokurorët, as gjyqtarët, por vetëm Zoti", deklaroi Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania