Gazeta Shqiptare

Hyri me kallash në shtëpinë e ish- të dashurës, Dritan Hoxhalli vritet nga polici i Burgjeve

Ngjarja, për motive xhelozie. Dëshmia e 30- vjeçares në polici: Hoxhalli më kërkonte seks Skenë lufte brenda apartament­it, plagoset edhe efektivi. 17 plumba u zbrazën në prani të fëmijës të Marsida Qatjas

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e qytetit të Kavajës pak pas mesnatës të së mërkurës. Mësohet se brenda një apartament­i, në lagjen nr. 2 të këtij qyteti janë zbrazur 17 plumba në praninë e fëmijës së mitur. Si pasojë e "luftës" brenda në apartament ka mbetur i vrarë 41vjeçari Dritan Haxholli, ndërsa ka mbetur i plagosur efektivi i Policisë së Burgjeve, Bledar Toçi. Shenja të shumta gjaku, shenja plumbash në dyer, një skenë e mirëfilltë e një kasaphane ka ndodhur brenda apartament­it të 30- vjeçares Marsida Qatja nga Kavaja. Ndërkaq, burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se gjithçka ka ndodhur rreth orës 00: 44 për motive xhelozie. Sipas bluve, efektivi 31vjeçar Bledar Toçi ka vrarë me armë 41- vjeçarin Haxholli. Shkak i gjithë ngjarjes që ka terrorizua­r qytetin është bërë e reja Qatja, nënë e tre fëmijëve. Burimet e mësipërme dje sqaruan se 30vjeçarja e martuar ( burri në burg në Gjermani, i dënuar me 6 vite burg) kishte pasur një lidhje jashtëmart­esore me viktimën, lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë. Ndërprerja e lidhjes nuk është pranuar nga Haxholli, i cili ka shkuar në banesën e saj me automatik, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit, ( polici mbeti i plagosur në qafë). Të njëjtat burime sqaruan se Marsida Qatja ndodhej në banesë me Bledar Toçin, Xhuljo Biturkun fqinjin e saj dhe Ermir Çelën, shokë, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Ky fakt ka bërë që ish- i dashuri i saj t'i shkojë në shtëpi me automatik dhe pasi është futur me forcë, ka nisur të qëllojë me breshëri duke lënë të plagosur Bledar Toçin, i cili më pas iu kundërpërg­jigj me pistoletën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend 41vjeçarin. "Në kushtet e vetëmbrojt­jes, Toçi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Drita Haxholli, ( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i Bledar Toçit për veprën penale ' Vrasja me dashje'", sqaroi policia. Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme se kaq, pasi në banesën ku ndodhi ' lufta' ishin edhe 3 fëmijët e mitur të 30- vjeçares, përkatësis­ht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësis­ht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua­n një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit "Glock" dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm. Pas ngjarjes, i plagosuri Bledar Toçi është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, në pranga ra edhe vëllai i Policit të Burgjeve, Bernard Toçi, pasi gjatë kontrollit të banesës së policit iu gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27- vjeçarit, pra vëllait të të plagosurit. Arrestimi i tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

DOSJA E PROKURORIS­Ë

"Pak orë pas ngjarjes së rëndë që tronditi në Kavajën, ' Gazeta Shqiptare' ka zbardhur dosjen e prokuroris­ë. Mësohet se viktima Dritan Haxholli, 41 vjeç, kishte qenë i lidhur me 30- vjeçaren Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, por ishin ndarë. Sipas dëshmisë së gruas dhënë policisë e prokuroris­ë, ai i kërkonte vazhdimish­t marrëdhëni­e seksuale

dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe të mërkurën. Marsida Qatja është takuar dje Bledar Toçin, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Durrësit duke i treguar për Haxhollin dhe kërkuar ndihmë. Nga ana tjetër 31- vjeçari Toci i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje dhe do të fliste me 41- vjeçarin. Në mbrëmje Toçi dhe dy miq të tjerë të gruas kanë shkuar

në banesën e saj dhe më pas ka ardhur me kallashnik­ov Haxholli, i cili ka shkatërrua­r me tytën e armës grilën e dritares së apartament­it që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 2 të Kavajës. "Në Kavajë në datën 10.10.2019 në orën 00: 40 në Komisariat­in e Policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës. Në vend

ngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe kanë konstatuar se në banesën e shtetases Marsida Qatja, 30 vjeç, lindur e banuese në lagjen nr. 2 Kavajë, e martuar me shtetësi e kombësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e padënuar është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç, i divorcuar, me gjendje gjyqësore i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Gjithashtu, në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur me armë zjarri edhe autori i dyshuar i vrasjes shtetasi Bledar Toçi, 31 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2 Kavajë, beqar, me arsim të lartë me detyrë shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, i cili është dërguar për mjekim, pasi ka marrë një plumb në pjesën e qafës dhe ndodhet me masa sigurie në spitalin rajonal Durrës, ku është jashtë rreziku për jetën. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhëni­e me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhëni­e e cila sipas deklarimit të saj ka kohë që është ndërprerë, por pavarësish­t ndërprerje­s se marrëdhëni­es, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhëni­e me të.

Shtetasja Marsida Qatja ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, i cili pas refuz

imit e ka shqetësuar përsëri atë dhe duke u ndjerë e shqetësuar nga shtetasi Dritan Haxholli, kjo shtetase këtë shqetësim ia ka bërë të njohur shtetasit Bledar Toçi paraditen e datës 09.10.2019, i cili i ka deklaruar asaj se këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin. Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi Bledar Toçi ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të dy shtetasve të tjerë miq e fqinj të gruas. Rreth orës 23: 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja ( banesa në katin e parë të pallatit). Pas këtij fakti, shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t'u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi, shtetasi Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë, ku në këto momente shtetasi Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli, i cili ka mbetur i vdekur", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

 ??  ?? Polici Bledar Toçi
Marsida Qatja
Viktima Dritan Haxholli
Polici Bledar Toçi Marsida Qatja Viktima Dritan Haxholli
 ??  ?? Apartament­i ku ndodhi ngjarja e rëndë
Apartament­i ku ndodhi ngjarja e rëndë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania