Gazeta Shqiptare

"Mollë sherri" për vrasjen, Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim

30- vjeçarja: Ja ç'ndodhi në banesë

-

KAVAJË - 30- vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë "mollë sherri" për krimin që ndodhi në Kavajë ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës për mashtrim. Motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive. Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ( 2 nga martesa e parë dhe djalin 2 vjeç nga martesa e dytë) ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qytetarë. Ndërkaq, në një intervistë për "News 24" e "GSH", ajo tregoi për ngjarjen e rëndë. "Ndjehem shumë keq. Nuk janë të vërteta fare që ishte ish- i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijë dhe ai na shqetëson.

Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme me fëmijë. Ndërkohë që unë isha me shokun tim Xhulion, Bledi kishte

15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici, që është dhe shoku ynë, u vetëmbrojt normalisht se po na vriste dhe mua me djalin e vogël nuk kishte fëmijë të tjerë brenda. Më vjen keq për motrën, që është cenuar për punën e agjencisë. Motra ime s'ka të bëjë fare me këtë çështje. As në agjenci s'ka hyrë ndonjëherë, as bileta fiktive, as kontakte, madje s'kemi pasur as shoqëri të përbashkët. Unë jam dhe e martuar, jo më larg se sot më vjen një letër nga burri im, që shkruhen fjalë nga më të ndryshmet. Unë e kaloj shumë mirë me atë, më do dhe e dua. Kam një marrëdhëni­e shumë të mirë me burrin, iki njëherë në muaj dhe e takoj në Gjermani, pasi është në burg. Këta kanë arritur qoftë te motra, qoftë tek unë, deri në shkatërrim familje. Mua më vjen keq edhe për viktimën, pasi edhe atë e kishim shok, nuk është se nuk kishim kontakte", tha Qatja. KAVAJË - Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e djeshme, ku u vra një person dhe u plagos në tjetër në banesën e 30- vjeçares Marsida Qatja. Kjo e fundit ishte e martuar me një person, i cili ndodhej në burg në Gjermani, ndërsa kishte krijuar lidhje të reja në Kavajë. Ishte pikërisht ish- i dashuri i saj, 41- vjeçari Dritan Haxholli, i cili ka hyrë me kallashnik­ov në banesën e saj, duke qëlluar me breshëri, teksa brenda ndodhej Qatja me tre fëmijët që i kishte nga dy martesa, si dhe i dashuri i saj i ri, polici Bledar Toçi dhe dy burra të tjerë. "Gazeta Shqiptare" ka mësuar emrin e personit me të cilin Qatja rezulton të jetë e martuar dhe që është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, emri i Indrit Hysenit është përmendur katër vite më parë dhe nga ish- kryeminist­ri i vendit, Sali Berisha. Në një denoncim në "Facebook", Berisha shkruante se banda e kryebashki­akut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Berishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin. Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish- kryeminist­rit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite për vrasje. "A e dini se në Kavajë policia është e tulatur dhe inekzisten­te, pasi shefi komisariat­it qëndron çdo ditë me bandën e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapodalë nga burgu, i dënu

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Dritan Haxholli
Viktima Dritan Haxholli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania