Gazeta Shqiptare

Nëna e viktimës: Djali doli nga shtëpia në darkë, ja si e mësova lajmin e kobshëm

Vrasja në Kavajë, flet gjyshi i Marsida Qatajt: Lajmin e morëm vesh nga "News 24" Familjarët: Ishte tip problemati­k dhe rrinte i armatosur

-

Dritani Haxholli doli në orën 22: 00 tëmbrëmjes së djeshme nga banesa, për mos t'u kthyer më kurrë. Por nëna e tij e moshuar, me të çilin ajo jetonte nuk ishte shqetësuar, pasi ky ishte një ritual i zakonshëm tashmë për të birin e saj 41vjeçar, i çili u vra pak pas mesnate në Kavajë pas një sherri për ish- të dashurën. Mësohet se pasi ka mbërritur në banesën private të viktimës, ka folur me nënën, ndërsa kjo e fundit jashtë kamerës ka pohuar se lajmin e kobshëm e kishte mësuar nga televizori. "Dritani u largua rreth orës 22: 00 nga banesa dhe nuk u kthye më. Nuk isha e shqetësuar, pasi daljet e tij ishin të zakonshme. Lajmin e kobshëm e dëgjova në televizor", është shprehur nëna e viktimës. Ndërkohë, "GSH" ka siguruar të tjera detaje nga viktima, i çili prej disa kohësh ishte në një lidhje me Marsida Qatjan, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Sipas familjarëv­e të 41- vjeçarit, ky i fundit kishte qenë për shumë kohë në burg në Greqi dhe Shqipëri për drogë, ndërsa pohuan se ai kishte temperamen­t të vështirë. "Dritan Haxholli ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarj­e të lëndëve narkotike. Marrëdhëni­a me Marsidën ka qenë veç lidhje pasioni dhe jo serioze, pasi ai nuk na e kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar", janë shprehur të afërmit. Ata thanë se Dritani ishte tip problemati­k e konfliktua­l dhe rrinte i armatosur. Sipas tyre, më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. E ndërsa familja ka hapur dyert e mortit, në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur dhe gjyshi i 30- vjeçares Marsela Qatja. "Dëgjuam te ' Neës 24' se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por s'e dija se kush ishte. Ishte e papritur". Kështu deklaroi dje gjyshi i Marsida Qatjas, nëna e 3 fëmijëve që u bë ' mollë sherri' për ngjarjen në Kavajë, ku humbi jetën 41- vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, polic burgu. Isuf Llulla në një intervistë për mediat deklaroi se nuk ishte në dijeni të shqetësime­ve që kishte Qatja me Haxhollin, me të cilin kishte pasur një marrëdhëni­e jashtëmart­esore, ndërsa burri i saj vuan dënimin në burg në Gjermani. "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur intervistë­n e plotë të gjyshit të Marsida Qatjas.

Si e keni mësuar ngjarjen?

Dëgjuam tek "News 24" se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur.

Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?

Jo s'më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S'më ka thënë gjë,

Jeni gjyshi?

Po, gjyshi i Marsidës. Me kë jetonte Marsida? Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.

Po burri ku ndodhet? Burri ndodhet në Gjermani.

Sipas policisë ndodhet në burg?

Unë e di që nuk ndodhet në burg.

Prej sa vitesh ishte martuar?

Marsida ka 2.5 vite që është martuar.

Shkonte në Gjermani? Ka qenë 4- 5 herë.

Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën? A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?

Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S'më ka thënë.

Si i keni marrëdhëni­et me Marsidën?

Si i kam marrëdhëni­et?! Unë e kam rritur me sakrifica.

 ??  ?? Gjyshi i Marsida Qatjas, duke folur për “GSH”
Gjyshi i Marsida Qatjas, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania