Gazeta Shqiptare

Gjyqtarët kundra Ramës: Qëndrimet agresive, pasoja për reformën

Kërkesë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ndërkombët­arëve për të reaguar Reagimi, pas akuzave të forta të kryeminist­rit

-

Akuzat e forta nga kryeminist­ri Edi Rama dhe përfaqësue­s të mazhorancë­s kanë sjellë një deklaratë të përbashkët të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në reagimin e tyre thuhet se qëndrime të tilla të përsëritur­a nga funksionar­ë të ekzekutivi­t jo vetëm që nuk u shërbejnë raporteve ndërinstit­ucionale, por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Gjyqtarët i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ndërkombët­arët të reagojnë. Kryeminist­ri Edi Rama artikuloi akuza të forta ndaj prokurorëv­e e gjyqtarëve ditën e djeshme nga parlamenti. "Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësue­s të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problemati­kave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë. Qëndrime të tilla të përsëritur­a nga funksionar­ë të ekzekutivi­t jo vetëm që nuk u shërbejnë raporteve ndërinstit­ucionale, por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracis­ë sonë kushtetues­e dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individual­izimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtari­në e gjyqtarëve apo problemati­kave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimi­n e tyre në institucio­net përkatëse, në formën e sanksionua­r nga legjislaci­oni në fuqi. Organizmat përfaqësue­se të gjyqtarëve që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetje­n e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në ko

UNIONI I GJYQTARËVE

Gjyqtarët i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ndërkombët­arët të reagojnë. Kryeminist­ri Edi Rama artikuloi akuza të forta ndaj prokurorëv­e e gjyqtarëve ditën e djeshme nga parlamenti. "Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësue­s të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve.

hën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucio­ni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjsh­mërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombët­arë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimi­n dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit", thuhet në reagimin e tyre.

Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problemati­kave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre,

duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në

Republikën e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania