Gazeta Shqiptare

Digjet makina e Dritan Lelit, policia: Dyshohet i qëllimshëm

U dëmtuan dy automjete, fokus makina e kreut të bashkisë Zjarri iu vu në mëngjes herët para bashkisë

-

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04: 26, në lagjen "Lef Sallata", pranë zyrave të bashkisë. Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip "Range Rover" në pronësi të Bashkisë Vlorë ( mjet që përdorej nga kryetari i bashkisë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip "Ford", parkuar në afërsi. Drejtuesi i mjetit "Range Rover", shtetasi me inicialet E. T. ( shoferi i kryetarit të bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip "Ford" është në pronësi të shtetasit me inicialet B. A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimi­n e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burime zyrtare për "Gazeta Shqiptare" thanë se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shënjestër ka qenë makina tip "Range Rover" në pronësi të bashkisë, që përdorej nga Leli.

NGJARJA

Drejtuesi i mjetit

"Range Rover", shtetasi me inicialet

E. T. ( shoferi i kryetarit të bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip "Ford" është në pronësi të shtetasit me inicialet B. A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimi­n e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania