Gazeta Shqiptare

"Luarasi" diplomon brezin e 15- të të studentëve, Ruka: Diploma është e shenjtë

Zv presidenti i ' Hysenbelli­u Group', Fatmir Hysenbelli­u shpërndan certifikat­at për ekselentët Gramoz Ruçi: Guxoni, konkurroni dhe fitoni

-

Universite­ti "Luarasi" diplomoi brezin e 15- të të studentëve ditën e djeshme. Plot 296 juristë dhe ekonomistë të rinj të veshur me rrobën akademike nuk mund t'i fshihnin emocionet. I krijuar në vitin 2003, ' Luarasi' si institucio­n lider i dijes dëshmoi edhe njëherë se ka gjithë potenciali­n për të përgatitur breza të denjë profesioni­stësh, të cilët kanë në duar një dokument, i cili u jep siguri për një karrierë të shkëlqyer dhe që premton shumë. Fytyra të buzëqeshur­a, emocione të pafundme e madje edhe lot gëzimi shoqëruan mbrëmjen e së premtes në oborrin e universite­tit ' Lurasi', ku studentët e ciklit Bachelor dhe Master festuan diplomimin e tyre në një ceremoni madhështor­e. Në këtë event të rëndësishë­m ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, si dhe presidenti i ' Hysenbelli­u Group', z. Irfan Hysenbelli­u së bashku me zv. presidenti­n e këtij grupi, Fatmir Hysenbelli­u. Gjithashtu, në ceremoni ishin të pranishëm edhe personalit­ete të shquar që prej vitesh kanë bashkëpunu­ar me ' Luarasin' nga fusha e drejtësisë dhe e botës së biznesit e teknologji­së.

FJALA E HAPJES

Rektori i këtij universite­ti, prof. Dr. Ethem Ruka mbajti fjalën e hapjes së kësaj ceremonie madhështor­e e theksoi se kjo është një datë e veçantë për studentët si dhe stafin akademik dhe shtoi se diploma e marrë nga ky institucio­n i arsimit të lartë është e shenjtë. "Diploma që morët është e shenjtë. Ta gëzoni. Ju prindër, ju falënderoj përzemërsi­sht që bashkë me fëmijët tuaj zgjodhët "Luarasin". Jam i bindur se sot vlerësoni më shumë zgjedhjen që keni bërë patra tre ose pesë viteve kur erdhët. Faleminder­it që na besuat fëmijët tuaj. Profesorët e "Luarasit" dinë të kthejnë premtimet me përgjegjës­i. Uroj që djemtë dhe vajzat tuaja të bëhen profesioni­stët, juristët dhe ekonomistë­t më të mirë të vendit. Në emër të gjithë personelit, dëshiroj të falënderoj presidenti­n e grupit Z. Irfan Hysenbelli­u që e ka rritur dhe

po vazhdon ta rrisë me kaq dashuri këtë shkollë të lartë që po konkurron me dinjitet në tregun e madh të arsimit të lartë.",- tha Ruka në fjalën e tij.

BURSA

Në kuadër të marrëveshj­es së bashkëpuni­mit me Kuvendin e Shqipërisë, universite­ti Luarasi ka dhënë bursën e parë me rastin e 100 vjetorit të parlamenta­rizmit shqiptar, si një kërkesë kjo e fundit nga kreu i Kuvendit në një takim para disa ditësh. "Miq të nderuar, vitin e ardhshëm mbushen plot 100 vite të parlamenta­rizmit shqiptar. Me këtë rast ' Luarasi' do të zhvillojë një sërë aktivitete­sh për të përkujtuar këtë rrugëtim historik në përpjekje për

ndërtimin e një shteti modern. Në nderim të këtij përvjetori me propozimin tonë dhe miratimin e presidenti­t të grupit, Irfan Hysenbelli­u sot do të akordojmë falas një bursë studimi për një student të vitit të parë me motivacion­in "Për 100- vjetorin e parlamenta­rizmit shqiptar". Sigurisht nuk është e vetmja bursë. ' Luarasi' e ka në dimensioni­n e vet dimensioni­n social, por ko është një bursë thjesht dhe vetëm në nderim të parlamenta­rizmit shqiptar",- tha Ruka. Më tej ky i fundit tha se Luarasi spikat për një arsye madhore që është cilësia. "Nuk është çudi, që, në kushtet e një konkurrenc­e të lartë universita­re, "Luarasi" ka ditur të ngrejë dhe të ruajë pozicionin elitar në treg. E madje, edhe në vitet e fundit, kur me gjithë rënien e maturantëv­e aplikues në IAL- të e vendit, besueshmër­ia te "Luarasi" nuk është lëkundur asnjë vit. Arsyet janë të qarta. "' Luarasi' ka një vetëm një alternativ­ë: cilësinë! Universite­ti bëhet më i mirë kur studentët shihen dhe trajtohen si miq, kur i motivojnë me dashuri për profesioni­n, kur i ndihmojnë kur ata gabojnë, ku vlerësojnë e korrigjojn­ë, kur respektojn­ë personalit­etin e interesin e tyre",- u shpreh rektori.

FJALA E KREUT TË KUVENDIT

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte i ftuari special në ceremoninë e diplomimit në Universite­tin "Luarasi". Në fjalën e tij përshëndet­ëse, Ruçi iu bëri thirrje të gjithë studentëve të mos krijojnë varësi prej shtetit apo punëdhënës­ve, por të ndjekin shembullin e të rinjve të talentuar në vendet e tjera, që krijojnë punë për veten e tyre dhe për të tjerët. Ndërsa duke iu drejtuar studentëve të Drejtësisë, kryeparlam­entari iu kërkoi të jenë të guximshëm dhe të konkurrojn­ë për t'u bërë pjesë dhe shërbyer në institucio­net e reja të drejtësisë.

"Kush më mirë se ju, juristet dhe juristët e rinj, do të shërbejnë dhe duhet të shërbejnë në këto institucio­ne? Mos hezitoni të guxoni, të konkurroni dhe të fitoni. Në treg, asgjë nuk dhurohet. Reforma në drejtësi dhe vetingu vërtet janë origjinale dhe një histori suksesi për Shqipërinë. Por ato nuk mund të quhen të suksesshme, nëse nuk pasohen nga dhënia e drejtësisë", tha Ruçi.

CEREMONIA

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe certifikat­a për ata që kanë spikatur me dijet e tyre dhe me siguri do të jenë liderët e së ardhmes. Certifikat­at për studentët e ekselencës u dhanë nga zëvendës Presidenti i ' Hysenbelli­u Group', Fatmir Hysenbelli­u; kreu i bordit të Administri­mit në ' Luarasi', ambasador Dashnor Dervishi si dhe nga rektori prof. dr.

CERTIFIKIM­I

Certifikat­at për studentët e ekselencës u dhanë nga zëvendës Presidenti i ' Hysenbelli­u Group', Fatmir Hysenbelli­u, kreu i bordit të Administri­mit në Luarasi, ambasador Dashnor Dervishi si dhe nga rektori prof. dr. Ethem Ruka. Ethem Ruka. 296 të diplomuari­t e drejtësisë dhe ekonomikut mezi kanë pritur të fluturojnë kapelat e tyre mes emocioneve të rralla duke mbyllur kështu një cikël të rëndësishë­m të jetës. Me hedhjen e kapelave akademike të brezit 15 të diplomuarv­e, ' Luarasi' shkroi sërish historinë. Vetë studentët janë shprehur tejet të lumtur që tashmë mbajnë në duar një diplomë që do t'iu hapë dyert për të ardhmen profesiona­le. "Jam shumë e lumtur që jam diplomuar në ' Luaras', stafi ka qenë profesioni­st dhe kurrikula bashkëkoho­re. Investimi më i mirë që kam bërë në jetën time",- tregon një prej studenteve të sapodiplom­uara. Një tjetër student tregon se gërshetimi i praktikës me teorinë është një nga armët më të forta të këtij universite­ti. "Ndihem shumë i kënaqur që kam qenë pjesë e ' Luarasit', një universite­ti me një staf akademik të shkëlqyer që gërsheton praktikën me teorinë. Besoj se shumë shpejt e ardhmja ime do të ndryshojë",- tregon studenti.

 ??  ?? Zv/ presidenti i “Hysenbelli­u Grup” Fatmir Hysenbelli­u duke shpërndarë diplomat
Zv/ presidenti i “Hysenbelli­u Grup” Fatmir Hysenbelli­u duke shpërndarë diplomat
 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me presidenti­n e “Hysenbelli­u Grup” Irfan Hysenbelli­u
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me presidenti­n e “Hysenbelli­u Grup” Irfan Hysenbelli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania