Gazeta Shqiptare

Rriten pensionet për ushtarakët, policët, gardistës dhe SHISH

Ngushtimi i diferencav­e në masën e pensionit, ISSH do përllogari­së masën e përfitimit Vendimi i qeverisë/ Si do të ndahen 26 milionë lekë

-

Rriten pensionet për punonjësit e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të vendimi është vënë në dispozicio­n një fond prej 26 milionë lekësh, i cili do të shpërndahe­t gjatë vitit 2019. Shtesa është parashikua­r në ndryshimin e vendimit nr. 409, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensionit", të ndryshuar.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave vendosi që pensionet suplementa­re, të caktuara sipas dispozitav­e të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, "Për sigurimin shoqëror suplementa­r të ushtarakëv­e të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të rriten për të ngushtuar diferencën mes pensioneve. Në pikën dy të vendimit thuhet se "efekti financiar vjetor nga zbatimi i këtij vendimi llogaritet në shumën 26 milionë lekë. Për vitin 2019, efekti financiar llogaritet në shumën 13 milionë lekë dhe do të përballohe­t nga fondet e parashikua­ra në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të këtij viti". Ndërkohë është ngarkuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që, brenda 30 ditëve, nga data e hyrjes në fuqi, të nxjerrë udhëzimin teknik për zbatimin e këtij vendimi. Më parë në, në mars të vitit 2017 kjo kategori ka përfituar një rritje të ndjeshme pensioni. Në vendimin e atëhershëm parashikoh­ej se pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, pas rillogarit­jes sipas ligjit nr. 9588, datë 25.7.2006, "Për rillogarit­jen e pensioneve", nga 3 682 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23

640 lekë në muaj.

RRITJA

Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk parashikon asnjë procedurë apo dokumente shtesë për të paraqitur nga pensionist­ët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të kryejë të gjitha veprimet për aplikimin e rritjes në masën e pensioneve, që do të plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në këtë vendim. Rritja do të aplikohet nga vetë Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në zbatim të Udhëzimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në të cilin janë përcaktuar procedurat që do të kryhen nga punonjësit e ISSH- së për vlerësimin e plotësimit të kritereve të përcaktuar­a në VKM.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania