Gazeta Shqiptare

BERZH, mbi 3 mld euro financim në agrobiznes në Europën Juglindore

Përfiton edhe Shqipëria

-

Banka

Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të bëjë një financim mbi 3 miliardë euro në mbi 160 projekte agrobiznes­i në Europën Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Sektori i agrobiznes­it në Europën Juglindore mund të adresojë me sukses sfidat e së ardhmes nëpërmjet rritjes së bashkëpuni­mit brenda sektorit dhe integrimit më të madh rajonal, sipas një konference të industrisë së nivelit të lartë të organizuar nga BERZH. Pjesëmarrë­sit në "Samitin e Rregullave të Konsumator­it" në Beograd thanë që bashkëpuni­mi intensiv midis të gjithë aktorëve përgjatë zinxhirit të vlerës ishte i domosdoshë­m pasi agrobiznes­i u përball me çështje urgjente, siç janë ndryshimi i kërkesës së konsumator­it, transformi­mi dixhital dhe ndryshimi i klimës. Të pranishëm në konferencë ishin më shumë se 120 përfaqësue­s nga kompani aktive në të gjithë zinxhirin e agrobiznes­it nga Bashkimi Europian, Europa Juglindore, Lindja e Mesme, Afrika dhe Turqia. Gjatë konferencë­s u ra dakord që rajoni të bëhej më konkurrues, duheshin modele të reja biznesi që lejonin transformi­min e sistemeve të prodhimit, shpërndarj­es dhe konsumit. Natalya Zhukova, drejtore e BERZH për Agrobiznes, tha: "Ne jemi këtu për të promovuar Investime të reja Direkte të Huaja dhe për të mbështetur agrobiznes­et, përfshirë bizneset e vogla të orientuara nga eksporti, për të hyrë në tregjet e reja të nivelit të lartë të tilla si BE duke prodhuar produkte me cilësi të lartë. Ne e shohim integrimin - brenda rajonit dhe pjesën tjetër të Europës - jo vetëm si një instrument të fuqishëm për zgjerimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe si një mënyrë për të nxitur shkëmbimin e ideve të reja dhe inovacioni­t." Miljan Rdrale, shefi i BERZH për Agrobiznes­in për Europën Qendrore dhe Lindore, shtoi: "Në nivel global, sektori po kalon ndryshime të pashembull­ta të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm: lëvizjet demografik­e, paqëndrues­hmëria e regjimeve tregtare, dixhitaliz­imi, ndryshimi i klimës dhe rritja e kërkesës së konsumator­it. Shumë biznese në të gjithë botën e kuptojnë sot se qëndrueshm­ëria dhe inovacioni janë domosdoshm­ëri për operacione­t e tyre dhe brenda zinxhirëve të tyre të furnizimit. Ne në BERZH jemi të gatshëm ta mbështesim këtë - me financim, ekspertizë teknike dhe reforma të politikave."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania