Gazeta Shqiptare

VIP- et shqiptare që kanë pasur të njëjtit të dashur dhe disa sekrete që nuk i keni ditur

Histori dashurie të papërfundu­ara dhe disa zemra të thyera Ja detajet nga lidhjet që nuk janë pranuar publikisht

- Egla Xhemali

Personazhe­t VIP p ë r g j i t h ë s i s h t kërkojnë që edhe lidhjet e tyre të dashurisë t'i kërkojnë në të njëjtin "territor", duke bërë që shpesh të kalojnë nga njëri tek tjetri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një pjesë të mirë të VIPave tanë, shkruan JOQ. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë 15 vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.

DAFINA ZEQIRI, KRENAR ÇOÇAJ, LUANA VJOLLCA

Lidhja me biznesmeni­n e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin. Por dyshja i dha fund marrëdhëni­es vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatore­s Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmu­ar prej çiftit.

ZANFINA ISMAJLI, FATON SHOSHI, ERA ISTREFI

Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja Zanfina Ismaili dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes, por vijojnë të mbajnë marrëdhëni­e të mira me njëri- tjetrin. Sakaq, Fatoni është përfolur sërish vitet e fundit për historinë e tij me Era Istrefin, lidhje, e cila, gjithashtu, mori fund.

SAMANTA KARAVELLA, KRESHNIK KASNECI, LUANA VJOLLCA

Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmeni­t nga Tirana, Kreshnik Kasneci. Por vetëm pak pas ndarjes nga këngëtarja, në vitin 2013, Kasneci përfundoi në krahët e Luana Vjollcës, e cila vetëm pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtarin Adrian Gaxha. Megjithatë, lidhja mes tyre nuk u konfirmua kurrë dhe nuk dihet sa ka zgjatur.

ROZA LATI, STINE, RONELA HAJATI

Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura. Por pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme, këngëtaren Ronela Hajati. Megjithatë, thuhet se lidhja e tyre zgjati pak dhe që dyshja që prej ndarjes, ndërpreu çdo kontakt, ndryshe nga ç'ndodhi mes Stines dhe Rozës.

DAFINA ZEQIRI, LEDRI VULA, ANGELA MARTINI

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuara­t në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesiona­le ndaj dhe i dhanë fund marrëdhëni­es. Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Angela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull "100 probleme" ku reperi dhe modelja përfshihen në disa skena përvëluese. Por pavarësish­t nxehtësisë, as kjo lidhje nuk zgjati shumë.

LIBERTA SPAHIU, GETOAR SELIMI, MARINA VJOLLCA

Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një ndër më të komentuara­t në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorj­a. Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është dhe bashkëshor­tja e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania