Gazeta Shqiptare

Kreu i Vetëvendos­jes: Do të udhëheq dialogun me Serbinë, s'ka shkëmbim territores­h

Albin Kurti: Do të rishikoj marrëveshj­et me Shqipërinë

-

Kreu

i lëvizjes Vetëven dosje, Albin Kurti, pas marrjes zyrtarisht të detyrës si kryeminist­ër, thotë se do të rishikojë marrëveshj­et e nënshkruar­a mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin "Opinion" në TV "Klan", Kurti pranon se marrëdhëni­et personale me kryeminist­rin Rama nuk janë të mira aktualisht, por shprehet i gatshëm për t'i përmirësua­r ato. Përsa u përket marrëdhëni­eve me Serbinë, ai thotë se do ta rinisë dialogun dhe se këtë proces do ta udhëheqë vetë, duke e lënë jashtë presidenti­n Hashim Thaçi. Prerazi mohon çdo shkëmbim territori me Serbinë. Taksën 100% për produktet serbe thotë se do ta zëvendësoj­ë me parimin e reciprocit­etit me Beogradin. Të pavend e sheh edhe deklaratën e bërë nga komisioner­i i ri për Politikën e Jashtme në BE- së, Jozef Borrell, se Kosova nuk mund të jetë shtet pa u njohur nga vende si Rusia, Kina e India. Ndërkaq, ditën e mërkurë, lideri i Vetëvendos­jes la të kuptohet në emisionin "Opinion" se nëse do të kishte votat e duhura, ai do ta shkarkonte Hashim Thaçin nga posti i presidenti­t. "Problemi më i madh që kemi me presidenti­n, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje, është sa u përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problemati­k në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinu­eshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territoria­l me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku veriu është dhuratë e Rankoviçit", tha Kurti. Ai u ndal edhe tek procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se ky proces duhet përgatitur mirë. "Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocit­ete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentac­ionin e Kosovës, reciprocit­eti sa u përket të drejtave të autorit dhe investimev­e". Kryeminist­ri i ri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi faktin se procesi i dialogut me Serbinë do të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë", pohoi Kurti duke shtuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol. "Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësue­si i politikës së jashtme, por jo krijues i politikës së jashtme", ka thënë Albin Kurti.

 ??  ?? Kryetari i Vetëvendos­jes, Albin Kurti në “Opinion”
Kryetari i Vetëvendos­jes, Albin Kurti në “Opinion”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania