Gazeta Shqiptare

Takimi i parë i LDK me VV pas zgjedhjeve, Kurti: Do të ketë bashkëqeve­risje

"Nuk do të vrapojmë pas Listës Serbe", kreu i Vetëvendos­jes: Reduktohet numri i ministrive Osmani: Po presim rezultatin final, kush do zgjidhet kryeminist­ër

-

Ditën e djeshme për herë të parë pas zgjedhjeve për kryeminist­ër të Kosovës është zhvilluar një takim mes dy krerëve të partive, Vetëvendos­je dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës. Ndërkaq, pas përfundimi­t të takimit me Vjosa Osmanin, kandidati për kryeminist­ër, Albin Kurti ka deklaruar se më LDK- në janë marrë vesh që ta minimizojn­ë numrin e ministrive dhe zëvendësmi­nistrave në qeverinë e re. Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu ranë dakord që të kenë një qeveri që të përbëhet edhe nga femrat, ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve, Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e djeshëm me Osmanin, por theksoi se qeveria e tij do të ketë maksimalis­ht 12 ministri. "Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritshmëti­të e qytetarëve janë shumë. Pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që t'u dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia", ka deklaruar Kurti. "Ramë dakord që të kemi një qeveri që 30 për qind e përfaqësim­it do të jenë 30 gra, edhe në mesin e ministrave dhe zv. ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësmi­nistra", thotë Kurti. "Ekipet tona do të takohen për të harmonizua­r programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t'i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjës­itë në kabinetin qeveritar. Porsa të kemi rezultatin konkret, do të ju njoftojmë për emrat në qeverinë e ardhshme. Ndërkaq, nga ana tjetër Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion dhe se për marrëveshj­en finale do të presin përfundimi­n e procesi të numërimit. "Sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpuni­min pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet, sa i përket një qeverie që do të reduktohet, por do të rritet puna e mirë që do të bëhet", ka thënë Osmani. Ajo shtoi se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheqë me qeverinë. Gjithashtu, theksojmë se ky hap i bërë nga Lëvizja Vetëvendos­je dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës është i pari drejt krijimit të një qeverie të përbashkët. Në takimin që zhvilluan dje kreu i LVV- së Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin e LDK- së kanë rënë dakord që të krijojnë grupet e punës për të vazhduar më tutje bisedimet për programet e tyre. "Ekipet tona do të takohen për të rënë dakord për programet tona. E uruam njëri- tjetrin për gjithçka, sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë", është shprehur Kurti. Çështja e kryeminist­rit do të jetë e padiskutue­shme tha Osmani, pasi sipas saj, fituesi do të marrë këtë post. "Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar, do të marrë postin e kryeminist­rit", ka thënë Osmani. Por Kurti nuk përgjigj konkretish­t nëse do t'ia lë postin e kryeminist­rit Vjosa Osmanit në rast të ndryshimit të rezultatev­e pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht. Të dyja partitë janë pajtuar që të zvogëlojnë numrin e ministrive dhe zv. ministrave, ndërsa kanë premtuar se 30% e kabinetit qeveritar do të jenë të gjinisë femërore. Takimet në nivel të ekipeve të punës do të vijojnë edhe ditën e sotme.

ALBIN KURTI

"Pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ramë dakord që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësua­r nga gra, edhe në mesin e ministrave dhe zv. ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësmi­nistra", thotë Kurti.

VJOSA OSMANI

"Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpuni­min pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar parimisht. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar, do të marrë postin e kryeminist­rit", ka thënë Osmani.

 ??  ?? Kryetari i Vetëvendos­jes, Albin Kurti me kryetaren e LDK- së, Vjosa Osmani
Kryetari i Vetëvendos­jes, Albin Kurti me kryetaren e LDK- së, Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania