Gazeta Shqiptare

Angela Merkel në Halle: Zero tolerancë ndaj urrejtjes

Sulmi me 2 të vdekur, profili i neonazisti­t që hapi zjarr drejt një sinagoge Gjermani, sa është rreziku i hebrenjve që jetojnë aty

-

Një ditë pas sulmit kundër sinagogës në Halle, ku mbetën të vrarë dy persona, kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi zero tolerancë kundrejt urrejtjes. "Përfaqësue­sit e drejtësisë duhet të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të luftuar urrejtjen. Dhuna nuk do të tolerohet", tha kancelarja gjatë një fjalimi para përfaqësue­sve të sindikatës së uzinës së metalurgji­së "IG Metall", në Nuremberg. Një sulm i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë që synonte një sinagogë me armë dhe pajisje eksplozive në qytetin lindor gjerman Hale shkaktoi dy të vdekur dhe të paktën dy të tjerë të plagosur. "Një sulmues vendosi pajisje eksplozive artizanale para sinagogës dhe u përpoq për të hyrë në të, ndërsa një grua u qëllua për vdekje jashtë sinagogës", thanë burime të sigurisë për DPA. Media lokale raportoi se pasi sulmuesi nuk arriti të hynte në sinagogë, një granatë ose një pajisje shpërthyes­e e improvizua­r u hodh në një varrezë hebraike. Ndërkaq, ditën e mërkurë një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia. Agresori ka qëlluar disa herë me automatik, duke vrarë një grua dhe një burrë e duke plagosur shumë të tjerë. Policia gjermane ka zbuluar identiteti­n dhe foton e pësonit që ditën e mërkurë sulmoi me automatik një sinagogë. Ai është neonazisti Stephan Balliet, i cili me veshje ushtarake ka hapur zjarr në rrugë dhe drejt sinagogës. 27- vjeçari kishte në vendosur në kokë një helmetë sipër së cilës kishte edhe një kamera të vogël nga ku filmoi ngjarjen. Vrasësi filmoi veten drejtpërsë­drejti në "Facebook" teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani, e teksa fliste me zemërim kundër holokausti­t, feminizmit dhe emigrimit. Stephan Balliet u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi. "Hebrenjtë, rrënja e të gjithë të këqijave",- ka thënë i riu para se të hapte zjarr në drejtim të sinagogës. Sulmi u transmetua i gjithi drejtpërdr­ejtë. Edhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një deklaratë të tij konfirmoi se sulmi kishte qëllime "antisemiti­ke" dhe u bë nga një ekstremist i krahut të djathtë shkruan Tgcom. Gjatë 35- minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsë­drejti në "Facebook", ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.

Por a ka rrezik deri në vdekje për hebrenjtë në Gjermani?

Vizitorët e sinagogës në Hale i shpëtuan për pak një vrasjeje në masë nga një neonazist në një ditë feste fetare për hebrenjtë. Antisemiti­zmi nuk duhet banalizuar, komenton kryeredakt­orja e "Deutsche Welle"- s, Ines Pohl. Më shumë se 70 besimtarë dhe besimtarë hebrenj mblidhen në një sinagogë në lindje të Gjermanisë për t'u falur, kënduar dhe për të festuar së bashku festën fetare hebraike, Jom Kipur. Vetëm dera e siguruar e shtëpisë së Zotit i shpëtoi ata nga një neonazist i armatosur me granata dore dhe automatik që synonte gjakderdhj­en.

Kjo ndodh më 9 tetor 2019

80 vite pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë se 6 milionë hebrenj u vranë nga gjermanët, hebrenjtë duhet të kenë sërish frikë për jetën, kur e ndjekin hapur fenë e tyre dhe kur vizitojnë sinagogën.

TRANSMETIM NË NJË PLATFORMË VIDEOLOJËR­ASH

Çfarë të thotë kjo për Gjermaninë? Dhe çfarë do të thotë që 27- vjeçari aktin e tij e filmon me një kamera të vendosur në kaskë dhe e transmeton në internet në një faqe të video- lojërave? Që e inskenon veten si atentatori i Zelandës së Re, dhe - para se të qëllojë - për një publik ndërkombët­ar në anglisht thotë: "Rrënja e të gjitha problemeve janë hebrenjtë". Vuajtja nuk mund dhe nuk duhet të relativizo­het, prandaj ngushëllim­i vjen në radhë të parë për të afërmit e dy njerëzve, të një burri e gruaje që sulmuesi i vrau brutalisht gjatë arratisë. Por nuk duhet të harrojmë se për pak në Gjermani të mërkurën do të kishte ndodhur një vraje masive e grave dhe burrave hebrenj.

JO KUFIZIM VETËM TEK ISLAMISTËT

Ky akt të tregon edhe një herë ashpërsish­t, se antisemiti­zmi në rritje dhe vdekjeprur­ës në këtë vend vërtet që nuk mund të kufizohet vetëm tek islamistët. Kush e pretendon këtë, gënjen ose nuk e pranon dot realitetin. Ky akt thekson edhe njëherë se mbrojtja e institucio­neve hebraike në Gjermani është jetike, edhe 75 vite pas fundit të sundimit nacionalis­t. Fakti që sinagoga nuk mbrohej në një të premte të Jom Kipurit ngre disa pyetje. Dhe ky akt provon se duhet të merren seriozisht dhe të ndiqen me konsekuenc­ë edhe sinjale të vogla për sulme potenciale me motivim antisemiti­st. Këtu bën pjesë edhe djegia e një flamuri izraelit, po ashtu si sharjet ndaj një besimtari që me kipën e tij e identifiko­n veten si hebre. Antisemiti­zmi nuk duhet të banalizohe­t, sepse nuk duhet të ketë minimizim, të thuhet se vetëm pak urrejtje ka kundër hebrenjve dhe sidomos në Gjermani.

 ??  ?? Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania