Gazeta Shqiptare

Sekretari amerikan i Shtetit shuan zërat kundër Trump: Sulmi turk është ide e keqe

Pompeo: SHBA- të nuk kanë miratuar ofensivën e Turqisë në Siri

-

Sekretari

amerikan i Sh tetit, Mike Pompeo ka mohuar që Shtetet e Bashkuara i kanë hapur Turqisë "dritën e gjelbër" për ofensivën e saj në Siri. Pompeo ka mbrojtur vendimin e presidenti­t amerikan, Donald Trump, që është kritikuar gjithandej për të tërhequr trupat amerikane nga pjesa veriore e kufirit. Në një intervistë për transmetue­sin amerikan ' PBS', Pompeo e ka përkrahur vendimin e Trumpit për të tërhequr forcat amerikane, duke shtuar se Turqia ka "shqetësime legjitime për sigurinë" dhe "kërcënim terrorist në jug të shtetit". Ai ka thënë se raportimet që SHBA- të kanë lejuar Turqinë të nisë ofensivën "janë të pavërteta". "Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë dritën e gjelbër", ka thënë ai. Edhe presidenti amerikan është shprehur se do ta shkatërroj­ë ekonominë e Turqisë nëse kalon limitet dhe se SHBA- të nuk kanë përkrahur sulmin turk, duke e konsiderua­r "ide të keqe". Trump ka thënë në një konferencë për media se turqit dhe kurdët "kanë luftuar për shekuj". Republikan­ët dhe demokratët kanë dënuar vendimin e Trumpit për tërheqje të trupave. Senatori Lindsey Graham që zakonisht përkrah Trumpin, ka thënë se SHBA- të kanë braktisur në mënyrë të turpshme aleatët e saj. Pas tërheqjes së forcave amerikane, Turqia ka nisur të mërkurën sulmet në territorin e udhëhequr nga forcat kurde, të cilat njihen si aleate të SHBA- ve në rajon. Presidenti turk Erdogan ka thënë se qëllimi i sulmeve është parandalim­i i krijimit të një korridori të terrorit në kufi. Sipas tij, Turqia planifikon të krijojë një zonë të sigurt, duke larguar militantët kurdë, çka do të rezultojë me krijim të strehimit për refugjatët sirianë. "Unë besoj se bashkë me Ushtrinë Kombëtare të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke do të arrijmë sukses të madh kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistani­t, Njësisë për Mbrojtjen e Popullit dhe militantëv­e të grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri. Ne jemi krenarë me ata. Misioni ynë është i qartë. Qëllimi ynë është krijimi i një zone të sigurt", tha presidenti turk. Mirëpo kritikët kanë thënë se operacioni mund të shkaktojë spastrim etnik të popullatës kurde në veri të Sirisë dhe ringjallje të grupit militant Shteti Islamik. Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t'i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke. Kurdët, që kanë ndihmuar në mposhtjen e militantëv­e të Shtetit Islamik në Siri, aktualisht ruajnë mijëra luftëtarë të këtij grupi dhe familjarë të tyre në burgjet dhe kampet që janë në territorin që ata zotërojnë. Ende nuk duhet se si do të ndikojë kjo betejë dhe përshkallë­zimi i saj në kujdestari­në e këtyre militantëv­e.

 ??  ?? Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania