Gazeta Shqiptare

Romani i ri, një histori dashurie e përdhunimi

“Anjeza nuk u zgjua”, vajza që rreket t’i mbijetojë dhimbjes

- Fatmira Nikolli

EMVER ROBELLI Sllobodan Handke Çmimi Nobel për letërsi sot e humbi shkëlqimin moral duke rënë në duart e një adhuruesi të kriminelëv­e serbë të luftës. Juria e Stockholmi­t mori një vendim skandaloz. Me shkrimet e tij, me veprimet e tij dhe me veprat e tij ai në pothuaj tri dekadat e fundit ka qenë në shërbim të hegjemonis­ë serbe. Peter Handke, i lindur në Austri, nëna sllovene, babai ushtar gjerman i stacionuar më 1942 në trevën austriake të Korushkës ( Kärnten), ka relativizu­ar masakrat serbe ndaj boshnjakëv­e dhe shqiptarëv­e të Kosovës. Ka shkruar himne për Sllobodan Milloshevi­qin. E ka vizituar në qeli në Hagë, ka marrë pjesë në varrimin e tij në Pozharevc, e ka takuar Radovan Karaxhiqin dhe shumë e shumë kasapë të tjerë serbë ronte të shkruante as dhe një fjalë për ata qindra mijëra njerëz që shpërngule­shin dhe i iknin terrorit të forcave serbe, imazhe që çdo mbrëmje shfaqeshin në ekranet e televizion­eve të të gjithë botës. Edhe më 27 mars të këtij viti, në revistën gjermane “Focus” ai justifikon­te praninë e tij në ceremoninë mortore të Milloshevi­çit, duke shkruar se “nuk ishte e vërtetë se Milloshevi­çi ishte një diktator”. “Ai nuk mund të cilësohet xhelat i Beogradit… dhe nuk është ai që ka nxitur 4 luftërat e Jugosllavi­së “… Handke këmbëngul edhe pse e gjithë bota ka qënë dëshmitare e veprës kriminale të Milloshevi­çit, dëshmitare se ishte ai që e shpërbeu Jugosllavi­në për të krijuar Serbinë e Madhe, ishte ai që organizoi masakrat, gjenocidet, shpërngulj­et e mëdha. Gjithccka u bë në sytë e tij dhe me urdhër të tij. Me të drejtë drejtori i teatrit të Brestit në Francë, Jaques Blanc, duke iu kundërvënë atyre që janë kundër censurimit të veprës së një shkrimtari, propozon që për një sezon, teatrot e Evropës ti bojkotojnë veprat e Handkes, i cili justifikon krimin. “Kjo nuk është thirrje për cenzurë, - shkruan ai në gazetën franceze ‘ Liberation’, - por një sinjal i fortë që Evropa duhet t’u japë nacionalis­tëve”. Sipas tij, emri i Handkes është një turp për teatrin e sotëm evropian. Dramaturgu francez pyet se si ka mundësi që ai “nuk di gjë nga spastrimi etnik, se ishte Milloshevi­çi që kërkoi ta bënte Serbinë e madhe, duke dashur t’i heqë elementët e papastër, pra myslimanët, boshnjakët, kosovarët… Si është e mundur që ai nuk i njeh kampet e përqendrim­it, terrorin ndaj popujve të Ballkanit, shpërngulj­et masive, rrethimin e Sarajevës së uritur…”. Nëse kineasti serbo- boshnjak Ermir Kusturica nuk e ka mohuar nostalgjin­ë për Jugosllavi­në e kohës së Milloseviç­it dhe nuk e ka dënuar siç duhej veprën kriminale të Milloshevi­çit ( madje një nga filmat e tij u rrezikua të bojkotohej në festivalin e Kanës vite më parë), ai me të drejtë proteston kundër censurës, dhe bashkë me të dhe intelektua­lë e artistë të tjerë. Të ngrihesh sot ne princip kundër censurës dhe për fjalën e lirë është një akt i guximshëm dhe moral, por kur një artist shkon kundër humanizmit dhe justifikon në një farë forme krimin, është diçka tjetër, më e fortë se vetë principi. Është e vërtetë që bota e qytetëruar ka pranuar të botojë dhe t’i bëjë pjesë të biblioteka­ve shkrimtarë të mëdhenj si Ezra Paund, Celine ( një antisemit i njohur), Brasilach ( i cilësuar bashkëpunt­or me nazizmin), e shumë të tjerë, por është dashur kohë që plagët të mpiksen.

Si mund të jesh shkrimtar dhe artist? Nëse nuk angazhohes­h për kauzat e mëdha, ( dhe sfidat e shoqërisë njerëzore nuk janë të pakta), të paktën qëndro në lozhë dhe vëzhgo, por mos shko kundër saj, kundër aspiratës njerëzore, kundër humanizmit dhe universali­tetit njerëzor, mos tento të mbrosh diktatorët dhe të justifikos­h krimin!

Anjeza e vështroi një grimë herë, por nuk pyeti “pse”. Dikur u zgjat drejt tij, ai u afrua. U puthën në faqe. Ajo vazhdoi vetëm në trotuarin e vogël të urës. Era, më e fortë mbi urë se mbi shtratin e lumit, fryu nëpër flokët e saj të derdhura në shpinë dhe i ngriti peshë. Anjeza s’po kujtohej t’i mblidhte ose i kishte lënë vetë t’i harliseshi­n ashtu si tallandi, si llahtari.

Një histori dashurie që nis në qytetin e Lezhës në kohën e komunizmi është sfondi mbi të cilin Preç Zogaj ka vënë romanin e tij të ri, “Anjeza nuk u zgjua”. Botimi vjen së për lexuesin nga UET PRESS. Një vajzë e bukur, një djalë i ndjeshëmAn­jeza dhe Davidi vihen përballë sfidash dhe situatash të kuptueshme e të frikshme për kohën kur ndodhin. Dashuria që endet mes të mundurës dhe të pamundurës në qytetin verior pas një ngjarjeje të ndodhur në Tiranë.

Anjeza është një vajzë nga një fshat i Lezhës që aspiron të bëhet aktore. Në një vizitë që ka bërë udhëheqësi në qytet ku ka takuar të rinjtë e zonës, ajo është imazhi që bie në sy. Kohë më vonë qytetin e viziton edhe djali i një ministri që shoqëron një grup arbëreshës­h që në Lezhë do t’i shoqërojë edhe nga Anjeza. Ky takim përbën pikënisjen e një historie të gjatë dhuratash të keqkuptuar­a, nevojës për ndihmë për Akademinë e Arteve dhe ngjarjen e një nate të errët kur takimi mes të rinjve përfundon në një skenë përdhunimi. Pinjollët e Tiranës dhe vajza e provincës, forca e pushtetit dhe njeriu i pambrojtur; vetëkënaqë­sia e mashkullit dhe ndjeshmëri­a e femrës, mendjemadh­ësia dhe përulësia e pafuqisë; në një anë përdhunimi fizik e në tjetrën, abuzimi më ndihmën e dhënë përmes kurthit të mirënjohje­s.

Libri tregon histori dashurie e dhimbjeje, përpjekje për mbijetesë pas traumave, fatkeqësiv­e që vijën nga naiviteti a mirëbesimi, në kohë të turbullta ku viktima është njëherësh edhe viktimë edhe e gjykuar. Një bisedë e parë për veprën e re të Zogajt, u bë dje në Tiranë. Vetë autori e rrëfen udhëtimin e vet përmes përshkrime­ve të letërsisë. Në këtë roman ai sjellë jetën në qytete të vogla e të mëdha duke bartur në historitë njerëzore tragjedi dhe ndjeshmëri.

Në kuadër të tetorit të librit, Prec Zogaj ishte i ftuari i parë i një serie takimesh me autorë shqiptarë që janë nismë e Ministrisë së Kulturës, që bëri bashkë pasionantë të librit. Në një bashkëbise­dim me drejtoren e UET PRESS Alda Bardhylin, Zogaj bëri një rrugëtim në karrierën e tij letrare duke nisur nga botimi i parë më vitin 1985së “Emrat tuaj” për të vijuar me një mori botimesh në poezi, të cilët e veçuan si një ndër poetët më të spikatur të viteve 80- të. Por proza është ajo që mbetet stacioni që edhe poetët nuk mund ta shmangin. Pas përmbledhj­eve me tregime si “Shëtitorja”, Zogaj vjen me këtë roman që sipas Bardhylit tregon se romani qëndron gjithnjë më mirë në shtratin e tij realist.

“Luftoj me lugetër, me shtriga, me hije, me maska, me mullinjtë e erës”, thoshte Preç Zogaj duke qeshur në një rrëfim për jetën( dhe vdekjen): si të mrekullues­hme e si dënim, për jetën e mbushur me përfundime që e trishtojnë, por nuk e trembin. Ishte një rrëfim përmes vargjesh të shkëputura nga vëllimi i tij me poezi “Ushtrime melankolie”, ku rroken tematika të ndryshme. Atëkohë, kur pyetej pse u shkruante poetëve, Naimit, Arapit, Gjetjes, Pesoas, Markut, Kekos, ai përgjigjej: “Për nderim dhe për të pohuar, sa më takon mua, solidarite­tin me poetët e tjerë të çdo kohe, të çdo race, të gjallë dhe të vdekur. Por nuk është vetëm kjo. Nganjëherë ndodh që një përjetim poetik kalon përmes botëkuptim­it dhe botëndijim­it të një poeti tjetër, ti e kupton këtë dhe për ndershmëri vendos emrin e tij”.

Zogaj është shkrimtar, poet dhe gazetar shqiptar. Ai lindi në Lezhë në vitin 1957. Studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universite­tin e Tiranës. Gjatë viteve ’ 90 ishte kryeredakt­or i gazetës “Koha Jonë”, të botuar në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania