Gazeta Shqiptare

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... me Shqipërinë. Në një lajm të agjencisë Reuters, u raportua një zyrtar francez, i cili thoshte se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë. Madje me profesiona­lizëm, Reuters, nënvizonte se Franca është kundër politikave të zgjerimit me vende të reja, pa reformuar më parë një Bashkim Europian, vendimmarr­ja e të cilit i ngjan gjithnjë e më shumë një kulle Babiloni.

Këto dy argumente, kundërthën­ëse në dukje, janë, në fakt, dy anët e së njëjtës medalje që po e bën Shqipërinë të provojë shijen e hidhur të refuzimit për të tretin vit me radhë.

Nga njëra anë, po shihet qartë se rrymat që nuk na duan në BE janë gjithnjë e më të forta. Fakti që të njëjtin qëndrim Franca pritet të mbajë edhe me Maqedoninë e Veriut, e cila bëri sakrificën sublime të ndryshimit të emrit, vetëm për të hapur dyert e BE dhe NATOs në Bruksel, e dëshmon këtë.

Pra, këtu nuk kanë të bëjnë as vjedhjet, as oligarkia, as reforma në drejtësi, as blerja e votës, as Avdylajt, as Bildi apo aventurat me shkëmbim kufijsh.

Rama ka të drejtë kur e përshkruan dështimin e Shqipërisë për të bërë përpara, me problemet e brendshme të 28- shes. Natyrisht politikat emigratore, fuqizimi i ekstremit të djathtë dhe mbi të gjitha kokëçarjet që kanë shkaktuar demokracit­ë iliberale të vendeve ish- komuniste, që nga Orbani e deri tek vëllai i mbetur Kazinski, e kanë komplikuar vendimmarr­jen e shteteve themeluese në BE.

Eksperienc­a e ish- vendeve lindore që u pranuan përpara, sot po bie si mallkim, qoftë mbi ne që e meritojmë më pak, apo qoftë mbi Maqedoninë e Veriut që dorëzoi gjithçka.

Por, sado reale qofshin këto arsye, sado vendimtare të jetë kjo anë e errët e medaljes, përpjekja e Edi Ramës për ta paraqitur atë si kleçkën e vetme të dështimit të Shqipërisë, siç bëri edhe në fjalimin e fundit në parlament, mbetet një gjysmë e vërtetë.

Faqja tjetër, pra ajo që e nxjerr kryeminist­rin gënjeshtar është fakti se Franca - ashtu sikurse raportoi Reuters- foli për kritere të pa plotësuara.

Vetëm pak ditë më parë, në parlamenti­n francez u zhvillua një seancë për emigracion­in, ku Shqipëria u tregua si delja e zezë që i printe listës së azilkërkue­sve. Në mënyrë jo krejt të pafajshme edhe presidenti Makron edhe kryeminist­ri Filip e lidhën këtë fakt me realitetin e një vendi që do të hapë negociatat.

Njësoj si Parisi edhe Haga e pati paralajmër­uar qëndrimin, që kur parlamenti holandez votoi gjërësisht për t’i vendosur vizat qytetarëve shqiptarë, për shkak se qeveria jonë nuk është e aftë të luftojë krimin. Edhe Gjermania, megjithëse më dashamirës­e, çdo vit është detyruar të shtojë kushte të reja, gjë që tregon se në Shqipëri, situata në vend të përmirësoh­et, degradohet dita ditës.

Kjo pra është e vërteta e plotë në dy anët e saj.

Argumentet e Francës që po shkon drejt një “JO”- je të prerë po tregojnë se në Europë nuk na duan, por ato dëshmojnë, gjithashtu, se ne ua kemi dhënë të gjitha justifikim­et për ta mbuluar mungesën e dashurisë me mëkatet tona.

Këtë faqe të dytë të medaljes kryeminist­ri preferon ta fshehë dhe pikërisht këtu, ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania