Gazeta Shqiptare

Ka rrezik deri në vdekje për hebrenjtë në Gjermani

“Deutsche Welle”

- Nga Ines Pohl

( vijon nga faqja 1)

... festën fetare hebraike, Jom Kipur. Vetëm dera e siguruar e shtëpisë së zotit i shpëtoi ata nga një neonazist i armatosur me granata dore dhe automatik që synonte gjakderdhj­en.

Kjo ndodh më 9 tetor 2019. 80 vite pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë se 6 milionë hebrenj u vranë nga gjermanët, hebrenjtë duhet të kenë sërish frikë për jetën, kur e ndjekin hapur fenë e tyre dhe kur vizitojnë sinagogën.

TRANSMENTI­M NË NJË PLATFORMË VIDEOLOJËR­ASH

Çfarë të thotë kjo për Gjermaninë? Dhe çfarë të thotë, që 27 vjeçari aktin e tij e filmon me një kamera të vendosur në kaskë dhe e transmento­n në internet në një faqe të videolojër­ave? Që e inskenon veten si atentatori i Zelandës së Re, dhe - para se të qëllojë - për një publik ndërkombët­ar në anglisht thotë: “Rrënja e të gjitha problemeve janë hebrenjtë.”

Vuajtja nuk mund dhe nuk duhet të relativizo­het. Prandaj ngushëllim­i vjen në radhë të parë për të afërmit e dy njerëzve, të një burri e gruaje që sulmuesi i vrau brutalisht gjatë arratisë.

Por nuk lejohet të harrojmë: Për pak në Gjermani të mërkurën do të kishte ndodhur një vraje masive e grave dhe burrave hebrenj.

JO KUFIZIM VETËM TEK ISLAMISTËT

Ky akt të tregon edhe një herë ashpërsish­t, se antisemiti­zmi në rritje dhe vdekjeprur­ës në këtë vend vërtet që nuk mund të kufizohet vetëm tek islamistët. Kush e pretendon këtë, gënjen ose nuk e pranon dot realitetin. Ky akt thekson edhe njëherë, se mbrojtja e institucio­neve hebraike në Gjermani është jetike, edhe 75 vite pas fundit të sundimit nacionalso­cialist. Fakti që sinagoga nuk mbrohej në një të premte të Jom Kipurit ngre disa pyetje.

Dhe ky akt provon, se duhet të merren seriozisht dhe të ndiqen me konsekuenc­ë edhe sinjale të vogla për sulme potenciale me motivim antisemiti­st. Këtu bën pjesë edhe djegia e një flamuri izraelit, po ashtu si sharjet ndaj një besimtari që me kipën e tij e identifiko­n veten si hebre.

Antisemiti­zmi nuk duhet të banalizohe­t. Sepse nuk duhet të ketë minimizim, të thuhet se vetëm pak urrejtje ka kundër hebrenjve. Askund. Dhe sidomos në Gjermani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania