Gazeta Shqiptare

Reja: Ndaj Turqisë nuk ka eksperimen­te vijmë për t'u paraqitur denjësisht!

Trajneri i kuqezinjve beson se Shqipëria e ka potenciali­n për të bërë mirë në "Sukru Saraçogu" të Stambollit Italiani do të hedhë sot lojtarët më me eksperienc­ë në fushë

-

Shqipëria vjen të bëjë një paraqitje dinjitoze në Turqi"! Edi Reja nuk fshihet në konferencë për shtyp dhe shpalosi objektivin e tij për takimin e "Sukru Saraçoglu". Tekniku italian theksoi në prononcimi­n e tij se mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen e sotme, pasi Kombëtarja ka në dispozicio­n lojtarë të cilët mund të bëjnë mjaft mirë rolet ku ka mungesa. Ai e përjashtoi mundësinë për aktivizimi­n e ndonjë debutuesi nga minuta e parë, duke lënë të kuptohet se mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili po shkëlqen te Verona, do të qëndrojë në stol.

PËRGATITJA DHE RIVALI

"Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsiderat­ë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit, sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionati­n italian. Ne na duhet të jemi në kondicioni­n më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potenciali­n në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip

sepse e meriton".

GJENDJA E SKUADRËS

"Hysaj, e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishë­m për ne, sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësoh­emi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsiderat­ë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësim­e të tjera dhe, nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur".

KRAHASIMI ME NDESHJEN E SHKODRËS

"Nuk kam parë vetëm atë ndeshje, kam parë Turqinë edhe në ndeshje të tjera, kur ka luajtur në shtëpi si me Francën që e ka mundur, që nuk është lehtë, ka bërë mirë edhe në Shkodër duke fituar 2- 0. Qartësisht që kjo është një ndeshje që duhet përballuar me vendosmëri, duhet të jemi të aftë taktikisht, janë të fortë fizikisht e teknikisht, kanë bërë gol me goditje standarde e janë të rrezikshëm, por këto janë vëmendjet nesër në darke dhe nëse do të jemi të vëmendshëm do të jetë më e lehtë të bëjmë një paraqitje të mirë, bëjmë edhe rezultat. Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësim­et në krahasim me ndeshjen e fundit, pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, se nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen, sepse bëhet e rrezikshme, pasi janë të aftë.

DEBUTUES

"Jo debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësue­s".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania