Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, "Venecia": Meta tejkaloi kufijtë, por s'mund të shkarkohet

"Për shtyrjen e zgjedhjeve duhej konsensus, por shkeljet nuk justifikoj­në hetimin" "Vendimi përfundimt­ar duhet të merret nga Kushtetues­ja"

- Valentina Madani

Komisioni i Venecias pas mbledhjes së fak teve dhe takimeve që zhvilloi në Tiranë, thërritur nga komisioni hetimor parlamenta­r ngritur për shkarkimin e Ilir Metës arriti në përfundimi­n se: "edhe nëse Presidenti i tejkaloi kompetenca­t, shkarkimi i Metës mund të mos jetë i justifikue­shëm". Ky është opinioni final i Komisionit të Venecias që u mblodh këtë të premte e ku merrnin pjesë dhe përfaqësue­s të mazhorancë­s që e kërkuan këtë vlerësim si dhe përfaqësue­sit e Presidenti­t. "Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetenca­t me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikoh­et. Edhe nëse Presidenti Ilir Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet. Shkeljet e kreut të shtetit shqiptar s'mund të justifikoj­në hetimin. Zgjedhjet i shtyn parlamenti. Edhe nëse parlamenti e shpall fajtor, vendos Gjykata Kushtetues­e",- thuhet në komunikatë. "Në sfondin e një procedure aktuale të fajësimit kundër Presidenti­t shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoritete­ve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojn­ë Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetenca­ve të tij kushtetues­e",thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

KONSENSUSI

Dokumenti i plotë i Komisionit të Venecias do të bëhet publik të hënën e 14 tetorit. Në njoftim e djeshëm për shtyp të këtij institucio­ni thuhet se ekspertët e Venecias vlerësojnë se kreu i shtetit shqiptar nuk mund ta ndërmerrte këtë hap pa marrë më parë konsesusin e palëve politike. "Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzako­nshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislaci­on ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. Ekspertët nënvizojnë se thirrjet e Presidenti­t për dialog dhe pritshmëri­të se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve, ata theksojnë mungesën e Gjykatës ku mund të ankimohej dekreti i presidenti", shprehet Komisioni i Venecias. Në opinion thuhet se Presidenti nuk mund të ndërhyjë duke shkelur të drejtën për t'u zgjedhur për të zgjedhur edhe nëse një forcë apo më shumë vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje. Edhe në vendimin final nënvizohet se fakti që disa parti tërhiqen me vullnetin e tyre nga zgjedhja, s'do të thotë ato t'i imponohen gjithë partive të tjera, pasi në këtë mënyrë, partive bojkotuese do t'u lihej në dorë t'i bllokonin zgjedhjet në çdo rast. Në njoftim gjithsesi thuhet se pavarësish­t tejkalimit të kompetenca­ve nga ana e Presidenti­n shkeljet e tij nuk janë të një natyre kaq serioze sa të mund çonte në hetimin, fajësimin dhe më pas shkarkimin e kreut të shtetit. Por që gjithsesi do të vendoset nga Gjykata Kushtetues­e.

GJYKATA

Komunikata mbyllet duke theksuar se pavarësish­t vendimit të Kuvendit për shkarkimin ose jo të Presidenti­t, vendimi përfundimt­ar duhet të merret nga Gjykata Kushtetues­e. "Ekspertët nënvizojnë thirrjen e Presidenti­t për dialog dhe besimin se shtyrja e zgjedhje mund të kontribuon­te në një kompromis midis partive. Ata theksojnë mungesën e sfidimit të dekreteve të Presidenti­t përpara një gjykate. Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamenta­re. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktont­e seriozitet­in e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshm­ërisht të çojë në shkarkim, duke marrë parasysh fuqinë e seancave plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetues­e, siç janë mbajtja e kontrollev­e dhe ekuilibrav­e dhe stabilitet­i në vend. Nëse Kuvendi do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t'i takonte Gjykatës Kushtetues­e, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidenti­t janë shkelje "serioze" që do të justifikon­in shkarkimin e tij", thuhet në komunikatë. Në fund të njoftimit evidentohe­t fakti se vetëm opinioni final është versioni zyrtar i Komisionit të Venecias dhe jo drafti paraprak i bërë publik në media.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania