Gazeta Shqiptare

"Meta veproi pa bazë ligjore", Balla: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të presidenti­t

-

Kreu

i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla bëri dje të ditur se Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se Presidenti në detyrë Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore, kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral. Balla ndodhet në Venecia ku mori pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias. Përmes një postimi në rrjetin social ' Facebook' Balla rendit 4 konkluzion­et e Komisionit të Venecias. Gjithashtu, Balla deklaron se e mirëkupton gjendjen e vështirë të Presidenti­t, e cila sipas Ballës kuptohet nga era e rëndë reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Përfundimt­ar pak më parë. "Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se: 1. Presidenti në detyrë Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore, kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral. 2. Anulimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. 3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësoj­në një pjesë të caktuar të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen. 4. Është kompetencë vetëm e Kuvendit dhe më tej vetëm e Gjykatës Kushtetues­e të përcaktojë nëse shkeljet e gjetura të Presidenti­t janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra. Personalis­ht e mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidenti­t, e cila kuptohet nga era e rëndë e reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Përfundimt­ar pak më parë", shprehet z. Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania