Gazeta Shqiptare

Franca kundër negociatav­e, Merkel takon të dielën Macron

Deputetët gjermanë: Do bisedojmë me kolegët francezë

-

Pavarësish­t se Franca ka vendosur t'i thotë "Jo" çeljes së negociatav­e këtë vit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duket se ende ka shpresë që deri në 18 tetor, kur do të mblidhet Këshilli Europian, presidenti francez Emanuel Macron të ndryshojë mendje. Për këtë është angazhuar kancelarja Angela Merkel, e cila ka marrë përsipër që të bindë skeptikët në takimin e javës tjetër, mes të cilëve edhe presidenti­n Macron që të votojnë pro çeljes së negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian. Këtë lajm e kanë bërë të ditur dje dy deputetët e SPD në Bundestagu­n gjerman Christian Petry dhe Metin Hakverdin, të cilët vizituan Tiranën dhe u takuan me kryeminist­rin Edi Rama dhe zëvendëskr­yeministre­n Elisa Spiropali. Ata pohuan se do të lobojnë me partnerët e tjerë të Unionit që të votojnë vendimin e marrë nga Bundestagu për një "Po" me kushte. "Franca ka ndjekur një strategji tjetër nga ajo e vendit tonë. Ajo ka qenë e pikëpamjes se BE- ja do të duhet të ndryshojë një herë brenda vetes, përpara se të mirëpresë anëtarë të rinj. Gjithsesi, do të përpiqemi t'i bindim kolegët francezë që ne e mendojmë ndryshe. Sepse mund të ndërmerret ky hap duke iu çelur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësis­ht vijojmë të monitorojm­ë ecurinë e reformave të tyre. Ne do të bisedojmë me kolegët francezë ditët e ardhshme, ku vetë kancelarja Merkel do të ndërmarrë komunikime me presidenti­n Macron", - tha deputeti gjerman, Christian Petry. Sipas socialdemo­kratëve, vendimi i Bundestagu­t që vendosi disa kushte për Shqipërinë është një platformë e mirë për të bindur edhe skeptikët brenda Unionit. Sipas tij, kjo është një mënyrë e mirë edhe për të bindur skeptikët e tjerë brenda Unionit Europian. "Konstatojm­ë që Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe kjo do të ndikojë që Bundestagu të marrë një vendim pozitiv. Sigurisht kemi vendosur disa kushte, në kuadër të të cilave do të përpiqemi të bindim dhe partnerët tanë skeptikë brenda BE- së. Ne jemi të vetëdijshë­m që vendi juaj ka ende shumë për të bërë, por kjo do të ndodhë gjatë procesit të integrimit", - shtoi Petry. Ndërsa deputeti Metin Hakverdin theksoi se kemi një situatë të ngjashme me dyja vendet aspirante, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe BE- ja duket të ketë një qasje ndaj të dyjave. "Kemi një situatë të ngjashme në të dyja vendet, ndaj nuk duhet të kemi 2 qasje të ndryshme, por një të vetme për perspektiv­ën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që vendimi i Bundestagu­t të merret si sinjal pozitiv dhe nga partnerët europianë", - Hakverdin. Sa i takon situatës politike në vend, socialdemo­kratët që vizituan Tiranën u shprehën se ajo sigurisht që ndikon në vendimmarr­jen e partive që janë pjesë e Bundestagu­t. Por sipas tyre, kjo situatë zakonisht shikohet me syrin që partitë simotra në vendin tonë vlerësojnë zhvillimet e brendshme, duke iu referuar CDU dhe partnerëve të saj shqiptarë, Partisë Demokratik­e. Ndërkohë që dy ditë më parë mediat prestigjio­ze ndërkombët­are duke iu referuar burimeve të tyre bënë të ditur se Franca është kundër çeljes së negociatav­e në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, Franca kërkon rivlerësim në vitin 2020.

 ??  ?? Presidenti Macron dhe kanceralja Merkel
Presidenti Macron dhe kanceralja Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania