Gazeta Shqiptare

PS: Qëndrimi Francës, jo për faj të Shqipërisë, presidenti lojë kundër

-

Mazhoranca

qever isëse nuk ndjen asnjë përgjegjës­i për "Jo"në që ka vendosur të shprehë Franca ndaj çeljes së negociatav­e për Shqipërinë edhe këtë vit. Duke folur në studion e "News 24", ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali tha se qëndrimi i Francës ka të bëjë me mënyrën se si ajo e sheh të ardhmen e Bashkimit Europian dhe aspak me atë se çfarë kanë bërë dy vendet aspirante, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për ta merituar hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. "Qëndrimi i Francës është bërë publik, është një raport që ata kanë me BE nuk ka të bëjë as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut dhe as me detyrat që këto shtete kanë bërë, por me kërkesat që ka Franca ndaj komisionit e shteteve të tjera", - tha Spiropali. Sipas saj, vendimi i shteteve anëtare si Franca dhe Holanda nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me gjendjen e BE në këtë pikë. Ndërkohë nuk munguan akuzat për Presidenti­n e Republikës, Ilir Metën, për të cilin tha se u bë pjesë e lojës së opozitës kundër negociatav­e, duke kujtuar intervistë­n e tij për median estoneze. "Për fat të keq pjesë e kësaj loje u bë dhe Presidenti i Republikës, ku në median estoneze deklaroi që kryeminist­ri i Shqipërisë nuk e ka qejf demokracin­ë dhe do të uzurpojë institucio­net. Përfytyron­i dot ndonjë president shteti që shkon edhe flet me këto terma kundër vendit të tij? Nuk ekziston, sepse nuk ka dhe nuk e keni dëgjuar sepse nuk ekziston. Të gjithë këto elementë e kanë bërë rrugëtimin e Shqipërisë shumë të vështirë dhe kjo është një sëmundje shumë e vjetër e politikës shqiptare. Qameti u bëftë, vetëm unë të jem në pushtet. U djegtë gjithçka po unë të fitoj kapital politik. Ne nuk e shohim si fitim kapitali politik për qeverinë çeljen e negociatav­e, por si një të mirë të madhe për Shqipërinë dhe një përkthim të vullnetit popullor", - tha Spiropali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania