Gazeta Shqiptare

Ish- ministri Ahmetaj: Llogarisni bonus për pensionist­ët

Lati: 1.6 miliardë lekë fatura në buxhet nga shkarkimet

-

Kreu

i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj i kërkoi Ministrisë së Financave që edhe për këtë vit të miratojnë shpërblim për pensionist­ët pasi ky është një premtim elektoral. "Planifikon­i sot të paktën 33 miliardë lekë, një bonus për pensionist­ët, në mënyrë që pensionist­ët të gëzojnë si vitin e kaluar nga bonusi që iu takon", u shpreh Ahmetaj. Kërkesa u bë dje në komisionin e ekonomisë ku është miratuar buxheti faktit i vitit 2010. Në seancë ishte edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka qenë kritik ndaj qeverisë në lidhje me faturën e lartë që kanë shkaktuar shkarkimet e padrejta nga puna. Vetëm për vitin 2018, i kanë kushtuar buxhetit 1.6 miliardë lekë. KLSH ripërsërit­i thirrjen për kujdes me projektet PPP si dhe me ndikimin në financat publike. Nisur nga kjo, drejtorja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Lindita Lati, u ka bërë thirrje institucio­neve të bëhet kujdes me largimet nga puna. "Efekti në buxhet për largimet e padrejta të punonjësve nga puna, të pasqyruara në llogaritë e shpenzimev­e operative llogaritet 1.6 miliardë lekë dhe për vendimet e tjera gjyqësore rreth 0.8 miliardë lekë"- tha Lati. Projektet e Partnerite­t Privat Publik vijojnë të mbeten një nga shqetësime­t kryesore të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Po ashtu kujdes u kërkua edhe për projektet që miratohen pa fond. "Në bazë të të dhënave deri në vitin 2018, këto koncesione kanë arritur vlerën 3 mijë e 517 milionë lekë. Ka një sërë problemati­kash që duhen konsiderua­r edhe nga ministria e Financave sepse brenda të njëjtit sektor, sektorit të shëndetësi­së, kemi kontrata koncesiona­re një pjesë e tyre paguajnë Tvsh dhe një pjesë e tyre nuk përfshihen"tha Lati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania