Gazeta Shqiptare

Sejko: Objektiv nxitja e zhvillimit të qëndrueshë­m

BSH: Ekonomia shqiptare, progres drejt rritjes së qëndrueshm­e dhe afatgjatë Bankat drejt inovacioni­n financiar, BSH mban konferencë­n

-

të kujdesshme monetare, ofron një garanci shtesë për qëndrueshm­ërinë e saj. Në përfundim të fjalës së tij, Guvernator­i Sejko theksoi se ekonomia jonë duhet t'i kushtojë vëmendje të vazhdueshm­e inovacioni­t teknologji­k dhe promovimit të shërbimeve financiare në segmente të ndryshme të shoqërisë; zhvillimit të segmenteve të tjera të tregut financiar, si tregu i kapitalit apo fondet e pensionit dhe të investimit. Ajo, gjithashtu, ka nevojë për një rritje të gjithanshm­e të shkallës së kulturës financiare si nxitëse në shëndoshje­n e financave personale dhe të biznesit, si dhe reduktimin e rreziqeve financiare. Sesioni i parë i konferencë­s do të trajtojë luhatjet e vazhdueshm­e me të cilat po përballet industria bankare, si pasojë e elementeve të ristruktur­imit të bankave, ndryshimev­e teknologji­ke, zhvillimev­e rregullato­re dhe kontekstit të politikës monetare. Gjatë sesionit të dytë, diskutimet do të fokusohen në mënyrën se si përballen bankat në rajonin e Evropës Juglindore dhe në veçanti në Shqipëri, me sfidat e reja që lindin si nga institucio­net rregullato­re ashtu edhe nga institucio­net financiare jobanka. Në fokus do të jenë, gjithashtu, dhe sfidat e reja që këto tendenca paraqesin, jo vetëm në drejtim të rregullimi­t dhe mbikëqyrje­s, por edhe në drejtim të zbatimit të politikave. Sesioni i tretë, paneli i Guvernator­ëve do të trajtojnë të ardhmen e bankingut dhe shërbimeve financiare. Diskutimi do të përqendroh­et në zgjedhjet e politikave dhe rregullato­rëve, si dhe incentivat për të rigjenerua­r ndërmjetës­imin financiar në Shqipëri, në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë.

 ??  ?? Foto nga konferenca e djeshme
Foto nga konferenca e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania