Gazeta Shqiptare

Shefi i sigurisë në burgun e Durrësit: Ja çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës

Hoxhalli sapo hyri në banesë, më tha: Ti qenke dashnori i kësaj, prandaj u nda nga mua

-

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, dësh mi të reja vijnë për krimin që ndodhi brenda apartament­it në lagjen nr. 2 të këtij qyteti, ku mbeti i vrarë 41- vjeçari Dritan Haxholli. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të zbardhë dëshminë e Bledar Toçit, shefit të sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit. Ai ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30- vjeçares ka qenë për t'i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë, por se viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan dhe kishte qëlluar me kallashnik­ov për ta vrarë.

"Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja. Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën. I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësont­e më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte, shkova unë dhe ia hapa derën, ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën, Dritani me tha: "Ti qenke dashnori i kësaj, prandaj ajo u nda nga mua" dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnik­ovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur, por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojt­je reagova dhe qëllova vetëm një herë", ka deklaruar ai. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të mërkurës në një apartament tip dupleks në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku Marsida Qatja jetonte me djalin 2 vjeç. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy nga marte

VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të mërkurës në një apartament tip dupleks në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku Marsida Qatja jetonte me djalin 2 vjeç. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy nga martesa e parë dhe një nga martesa e dytë. Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, policia arrestoi

Bledar Toçin, i cili ndodhet në spital, pasi është plagosur në qafë nga viktima.

 ??  ?? Shtëpia e Marsida Qatjas ku ndodhi vrasja
Shtëpia e Marsida Qatjas ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania