Gazeta Shqiptare

Vrasja në Kavajë, Marsida Qatja: Dritani më çoi SMS "dil në ballkon, do ju vras të gjithëve"

30- vjeçarja flet nga shtëpia: S'ndjehem e paragjykua­r, se 3 ditë do të zgjasë "Haxholli vrasës i 2 policëve grekë, më kapte për flokësh në rrugë. I drejtoi armën djalit tim, vetë e kërkoi"

-

Një ngjarje që ka ende shumë pikëpyetje dhe dyshime është ajo e Kavajës, ku një 41- vjeçar mbeti i vrarë për arsye që u thanë se lidhen me xhelozinë. Marsida Qatja, 30- vjeçarja nënë e tre fëmijëve që u tha se ishte "molla e sherrit", ka folur sërish për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare". Ajo rrëfeu dje njohjen me Dritan Haxhollin, viktimë e ngjarjes; Bledar Toçin, shefin e sigurisë së burgut Durrës, autor i vrasjes, aktualisht i plagosur nga 41- vjeçari dhe për natën e krimit. "Dritanin e kam njohur si kavajas që ishte. Ai ishte i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi dhe ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve grekë, të cilët i kishte hedhur nga kati i 14- të. Kam pasur kontakte edhe me të atje. Morëm vesh që ishte në kërkim. Më tha të vij ta pi kafen tek puna jote, se unë jam në kërkim. I thashë hajde. Ishte njeri i qetë në fillim, vinte pinte një birrë dhe ikte. Më pas nisën presionet e kërcënimet. Të gjithë pastaj u munduam ta largonim", deklaroi ajo.

Marsida tha se kishte rreth dy muaj që Dritani nuk e linte rehat.

"Absolutish­t nuk ishte xheloz. Një muaj e gjysmë, dy muaj. Nuk më ka kërcënuar vetëm mua. Ai ka bërë shumë gjëra të tjera. Me sa di unë, një femër e ka hedhur nga kati i dytë. Presionet që janë bërë tek lagjja, disa çunave. Vinte me armë më thoshte po ti ke miq tek shtëpia. I thosha të lutem ik se dëgjon pallati", deklaroi ajo.

30- vjeçarja tha se nuk shkoi në polici, pasi e dinte që do dilte pas 6 muajsh dhe përveç kësaj, e kishin të njohur. Ai rrinte jashtë, nuk vinte brenda, por i bënte presione policisë. Mendonim që ishte shoku ynë më parë. Do e dënonte policia 6 muaj, po pastaj çfarë do ndodhte?! Nëse shoku im Bledari nuk do të ishte këtu, unë jam e sigurt që të gjithë do ishim të vdekur", tha ajo. Ndërsa për natën e krimit, Marsida tregoi se nisi me një mesazh në telefon. "Më vjen një SMS në telefon ' dil në ballkon më shiko'. Ku i thashë në ballkon. I tregoj Bledarit, pastaj dëgjoj dritaren. Aty tha do ju vras. I thashë hajde të sqarohemi. Bledari nuk donmbi tavolinë.

Ky ishte veprimi i fundit? Po i thotë ' lërë armën' dhe e qëllon. Pastaj kthehet dhe tenton të qëllojë djalin tim. Por Bledari ndërhyri, e qëlloi se ishte i detyruar. S'e dinim ne që Bledari kishte armë, se nuk e mbante me vete. Ne sa herë bënim shaka me të kur dilte nga puna dhe ai thoshte, "dale të heq uniformën". Ishte shumë i rregullt me detyrën ( Bledari). Jo se ai është shoku im, por duhet ngritur në detyrë.

Kur hyri në banesë, çfarë tha?

Asnjë gjë s'bëri. Veç qëlloi. I tha Xhuljos: "Pasi të vras këta, do kem punë me ty". Me ty si reagoi?

Më qëlloi pak, por dhe unë s'u largova asnjë çast. Çova djalin sipër. Edhe pse mund të vdisja. Nuk u ndala, hyra në mes. Por nuk ia dola. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma, ne do të kishim vdekur të gjithë. Ai e kërkoi vetë.

Në çfarë momenti njoftove policinë?

Policinë e kam marrë pasi ka nisur sherri. E kam njoftuar policinë dhe ajo ka ardhur në 1 minutë pasi e kam njoftuar. Kur erdhi policia i thash që ' futuni brenda se ka një të vdekur brenda'.

A të ka kërcënuar më parë për fëmijët?

Më thoshte po "pres që të dalë burri jot nga burgu dhe t'ju vras bashkë me fëmijët".

Çfarë kishte me familjen tënde?

Asgjë nuk kishte. Kur ishte normal, pa pije, nuk bënte gjë.

Ju ngacmonte?

Jo, nuk më ngacmonte. Por shoqet më thoshin "ai bëhet xheloz për ty".

Çfarë marrëdhëni­e ke me Bledarin?

Me Bledarin dhe miqtë e tij njihem. Jo shoqëri të fortë, por si polic që ishte. Kur ia shpreha shqetësimi­n Bledarit, ai më tha "mos e vrit mendjen".

Ke kontaktuar me familjarë të viktimës?

Jo, s'kam kontaktuar. Pres të komunikoj me vëllain dhe nusen e tij. Madje ia njoh edhe nënën. I njoh të gjithë, kam vite. I njoh me vite, por jo sot. Njihemi të gjithë.

Çfarë mesazhi do i jepni nënës së Dritanit sot?

Më vjen shumë keq. Nuk doja që të përfundont­e kështu. Nënë mos qofsh, se jam nënë vet. Ajo është viktima e parë e Dritanit.

 ??  ?? Marsida Qatja, duke folur për “GSH”
Marsida Qatja, duke folur për “GSH”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania