Gazeta Shqiptare

Avokati: Izet Haxhinë tentuan ta vrasin!

Do jepte dëshmi kundër Berishës, deklarata bombë e mbrojtësit ligjor Burgjet: Makina e shoqërimit nuk është aksidentua­r

-

isha për periudhën 1991- 1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë "aksident", duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital…

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinu­eshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucio­net përkatëse ligjzbatue­se, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhim­e, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t'u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestu­eshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidenti­t të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991- 1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike. Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomandua­r Izet Haxhiaj ndërprerje­n e menjëhersh­me të deklarimev­e të tij para Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucio­net ligjzbatue­se të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij", shprehet avokati Idajet Beqiri. Ndërkohë, në një lidhje telefonike për ' News24' Beqiri tha se deri më tani klientit të tij nuk i është ofruar asnjë pozite për t'ju ofruar mbrojtje si dëshmitar. "Institucio­net ligjzbatue­se në Shqipëri, deri sa janë të interesuar­a që t'i shkohet në fund një hetimi, minimumi kur bëhen deklarime kaq të rënda, me prova dhe fakte, është që të merret në mbrojtje, dhe kjo është për të vënë duart në kokë. Ne deri para 4 ditëve prisnim se çfarë do të ndodhte. Pasi kallëzimi u bë tek Arta Marku. Për 4 ditë nuk i kanë dhënë asnjë pozite. Duke nisur nga e hëna do të kërkojmë dhe raportet e Haxhisë.

 ??  ?? Izet Haxhia në sallën e gjyqit
Izet Haxhia në sallën e gjyqit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania