Gazeta Shqiptare

LETËR NOBELIT PËR HANDKE Akademia e Shqipërisë: Nuk mund të jepni Nobelin e Paqes e të nxisni urrejtje

Reagimi: “Kemi heshtur se mbështesim vlerësimin e Kadaresë, por na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim”

- Fatmira Nikolli

Ndoshta më shumë se vetë çmimi Nobel për letërsi, emrin e Peter Handke do ta bëjë të paharruesh­ëm vala botërore e reagimeve kundër tij. Prej së enjtes kur u njoftua, shkrimtarj­a polake Olga Tokarczuk u çmua dhe u ‘ harrua’ nga publiku ndërsa kritikat kundër deklaratav­e e qëndrimeve proserbe të Handkes që duket se inkurajojn­ë masakrat nga njerëzimit ( Bosnjë e Kosovë) e kanë vënë atë në qendër të vëmendjes. Pas politikanë­ve e intelektua­lëve nga Bosnja, Kosova e Shqipëria, kanë folur edhe akademitë e Shkencave, të enjten e Kosovës dhe të premten e Shqipërisë.

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë u njoh me shqetësim e zhgënjim të thellë me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në letërsi, i cili për këtë vit iu rezervua shkrimtari­t Peter Handke. Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidatur­ës së shkrimtari­t shqiptar me reputacion të gjithëvler­ësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpreti­meve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar. Por laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në botë, na detyron të largohemi nga mirësjellj­a formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestime­ve të tjera”, shënon akademia shqiptare. Sipas saj, kjo sepse Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutuesh­me të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. “Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributi­t të shkrimtari­t në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshë­m edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel. Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillë­se ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.

Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm”, thekson Akademia me seli në Tiranë.

Duke shprehur dëshpërim për braktisjen e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimi­t të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëv­e të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombët­are e Hagës, Akademia pyet: A mund të besohet më kjo “parimësi”?

“Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në letërsi. Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsiderua­r edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjiv­e, qëndrimeve vetjake politike, të bëhet para- përzgjedhj­e, duke përjashtua­r edhe kryemjesht­ër të artit të fjalës. Siç ka ndodhur që talente të jashtëzako­nshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore. Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesi­t e ideologjis­ë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjës­itë e tyre të mirënjohur­a si famëkeqe prej kohësh botërisht”, thotë akademia në letrën e saj drejtuar Komitetit të çmimit Nobel, duke shtuar se paraqet mospajtimi­n dhe indinjatën e saj, pasi në vlerësimin e saj ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

BOTUESI SHQIPTAR

Të enjten në drekë, shtëpia Botuese “Dituria” si botues shqiptar i austriakut Peter Handke ka shpërndarë në faqen e saj në ‘ Facebook’, njoftimin se ai u vlerësua me çmim “për një vepër me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferitë dhe specifikën e përvojës njerëzore”. Në vijim, “Dituria” rikujton se “Një brengë përtej ëndrrave”, është romani që Dituria ka botuar që në vitin e largët 1997. Përkthyer nga gjermanish­tja nga Elda Föller ( Ymeri). Në orët në vijim komentet kundër Handke kanë qenë të shumta në faqen e “Diturisë”, përçka vetë përkthyesj­a shkroi mes të tjerash se: “Ky libër është shumë interesant jo vetëm nga ana letrare, por edhe nga ana njerëzore. Pak psikologji, pak histori dhe shumë ndjenjë”.

PEN AMERICA

Teksa në Shqipëri ka një peticion online që po shpërndahe­t dhe firmoset duke i kërkuar Akademisë Suedeze që çmimi i dhënë Peter Handke të revokohet nga juria e çmimit “Nobel”, së fundmi ka pasur edhe një reagim nga PEN Amerika.

“Jemi zhgënjyer për zgjedhjen e Peter Handke për Nomimin Nobel në Letërsi 2019, një shkrimtar që ka përdorur zërin e tij publik për të deformuar të vërtetën historike duke u bërë një ndihmës publik ndaj autorëve të gjenocidit”. Deklarata e nënshkruar nga autori e Presidenti i “PEN America” Jennifer Egan, thotë se duke e pranuar që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme, vëren se çmimi për Peter Handke qëllon të jetë një përjashtim.

“Jemi dëshpëruar përzgjedhj­a e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe duke u bërë ndihmës publik për autorët e gjenocidit, si ish- Presidenti serb Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karadziç. Ne hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka dyshuar vazhdimish­t në dokumentet e krimeve të luftës, ta meritojë të nderohet për zgjuarsinë gjuhësore të tij” thotë Pen America. Më tutje, shënon se në një situatë nacionaliz­mi në rritje, ku ka udhëheqje autokratik­e dhe dezinformi­m të gjerë në të gjithë botën, bashkësia letrare meriton vlera më të mira. “Na vjen shumë keq për këtë zgjedhje të Komitetit Nobel për Letërsinë” thekson PEN- i.

BASHA E BERISHA

Dje ka pasur edhe një reagim të Kryetarit të Partisë Demokratke të Shqipërisë Lulzim Basha ku shënon se “20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndëkombëta­r për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviç­it për krime lufte dhe genocid”. Ai thotë se “të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokausti­t, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”.

Më herët, ish kryeminist­ri Berisha qe shprehur se “një monstër e racismit Peter Handke, adhurues i kasapit të Ballkanit mohues i genocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë, një Knut Hamsun i Ballkanit laurohet me çmimin Nobel”. Sipas tij, kjo është një fyerje e rëndë për qindra mijra viktima të genocidit të xhelatëve Milloshevi­ç, Karaxhixh, Mlladiç. “Iu bëj thirrje autoritete­ve të Komitetit të Çmimit Nobel të rishqyrtoj­ë vendimin e tij”, përfundoi ai.

KOSOVA DHE BOSNJA Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimi­n e thellë për ndarjen e çmimit ‘ Nobel’ shkrimtari­t austriak Peter Handke, “një njeri që në jetën publike është treguar mohues i të drejtave të njeriut duke dalë publikisht në anën e dikujt që më pas vdiq në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Ndërkombët­are për Krime Lufte”. Shoqata e njohur boshnjake “Nënat e Srebrenicë­s” e dënoi ashpër vendimin për “Nobel”. “Në emër të ‘ Nënave të Srebrenicë­s’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke. Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi Munira Subashicc, presidente e shoqatës.

 ??  ?? Peter Handke
Peter Handke
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania