Gazeta Shqiptare

“Nobeli në letërsi është i shkatërrua­r”. Ky është titulli i një shkrimi të Ron Charles në “WASHINGTON POST”.

WASHINGTON POST: ÇMIMI U SHKATËRRUA

-

Sipas tij, Akademia Suedeze është për të ardhur keq. “Ju do mendoni se dorëzimi i çmimit letrar më prestigjio­z në botë- së bashku me një çek prej gati 1 milion dollarë- do ishte i rëndësishë­m për popullarit­etin e saj. Por anëtarët e Akademisë Suedeze shfaqin një tendencë thuajse perverse për t’i bërë gjërat më keq”. Ai kujton problemet e para dy viteve në Nobel, përmendin vitin pushim dhe thekson se u duk që “rregullat u përcaktuan. Një frymë e re transparen­ce ndjehej në ajër”.

Në vijim, Charles shton “Pastaj erdhi njoftimi i së enjtes për shpalljen e fituesve të çmimeve Nobel në Letërsi për vitet 2018 dhe 2019. Testi i madh: një mundësi për të treguar se anëtarët e komitetit, në të vërtetë, mund të vazhdonin udhëzimet e mjegullta të Alfred Nobel për të zgjedhur ‘ veprën më të jashtëzako­nshme në një drejtim idealist’. Fillimisht, çmimi i vitit 2018 iu dha autores polake Olga Tokarczuk për atë që gjykatësit e vlerësuan si ‘ një narrativë imagjinare, e cila me pasion encikloped­ik paraqet kalimin e kufijve si një formë të jetës’. Por më pas ra çizmja ushtarake dhe çdo festë për punimet e Tokarczuk u rrëmbye nga një polemikë e freskët: Akademia Suedeze ia dha çmimin Nobel 2019 në Letërsi autorit Peter Handke. Ai është një shkrimtar kontrovers austriak, i njohur për simpatinë ndaj ish- liderit jugosllav, Sllobodan Milloshevi­ç, që u akuzua për genocid. Handke, jo vetëm mori pjesë në funeralin e kasapit, por mbajti edhe një elegji. Tamam siç e tha ambasadorj­a e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku: “Nuk ka asgjë nobel ( fisnike)”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania