Gazeta Shqiptare

Hervin Çuli ' varet' në shfaqje, drejtori: Ata që mbrojnë teatrin, na sabotuan punën

Arben Derhemi: Shoqëria jonë ka pasur xhelatë që duhet të kërkojnë falje Shfaqja "Xhelatët" në skenë/ Qëndrim Rijani: Çuli nuk varet si drejtor, varet si aktor

- Fatmira Nikolli

Sezoni i ri artistik i Teatrit Ko mbëtar te "ArTurbina" ka nisur këtë fundjavë me shfaqjen "Xhelatët" të autorit Martin McDonagh me regji të Qëndrim Rijanit.

"Me një tekst nga një autor nga më prezentët në skenat teatrale. E kemi me një regjisor nga më të njohurit që vjen nga Maqedonia. Kalendari i sezonit ka dalë", tha Hervin Çuli, duke shtuar se skenografe e kostumogra­fe është Berina Kokona me aktorë ku përfshihen tre breza të teatrit.

Regjisori Qëndrim Rijani tha para mediave se "Xhelatët' është një ndër veprat më të rëndësishm­e dhe po vihet në disa në botë. Them se është vepër aktuale dhe intriguese për teatrin dhe shqiptarët në përgjithës­i. Trupa që është angazhuar në këtë vepër është me aktorë më të mirë që ne kemi. TK ka ofruar mbështetje­n maksimale për të bërë një vepër të madhe".

Çuli tha se sezoni ka katër premiera të mëdha "Xhelatët" me regji të Rijanit, "Skena me një ekzekutim" me regji të Rovena Lule një dramë e një piktoreje që flet për revolucion­et, më pas është "Koriolanos" i Uilliam Shekspirit me regji të Altin Bashës dhe mbyllet në maj me "Borgjezin fisnik" të Molierit me regji të Eric Vigner" tha Çuli duke shtuar se ka edhe vepra të tjera të skenës së pavarur që vijnë në teatër.

Arben Derhemi që luan në shfaqje tha se për premierën e Xhaltëve është punuar shumë duke përdorur edhe idenë e të kërkuarit fale. "Edhe në këtë vend ka pasur xhelatë dhe ka vend për të kërkuar falje. Kjo shoqëri duhet të bëjë katariss e të kërkojë falje, e në rast se s'kërkon falje duhet ta kuptojë atë që ka bërë"- tha Derhemi duke ju referuar copëzave shqiptare që janë në shfaqje.

Në qendër të veprës është dëshira e madhe e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje. "Xhelatët është një nga veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh, të cilën ne jemi përpjekur ta sjellim në formë sa më të përsosur te publiku shqiptar. Përmes ' hakmarrjes' që i bëhet xhelatit ' tonë' për një nga varjet e tij mbi një gabim gjyqësor, ne synuam të ngremë pikëpyetje mbi të kaluarën tonë dhe të tashmen tonë akoma më të dhimbshme, e cila di shumë shpesh të na ofrojë dhunë dhe marrje jete" - ka thënë regjisori Qëndrim Rijani. I pyetur për pjesën kur Hervin Çuli varet në skenë gjatë intepretim­it të rolit, Rijani tha se "Çuli nuk varet si drejtor, varet si aktor. Si aktor e luan mirë rolin. Besoj që varjen e mënyrën si e varim ne, ai di ta përdorë shumë mirë". Sipas rij, shkatërrim­i i familjes është një ndër shtresat e shfaqjes dhe se këtu vihet për një hakmarrje dhe është kjo që e shkatërron familje. "Shkaku përtej është se njerëzit i kanë çuar gabimet deri në fund. Dëshira për të qenë gjithnjë të pushtetshë­m i shtyn më tej. Ne kemi ende njerëz që kanë forcë të vendosin për drejtësinë edhe pse nuk duhet ta kenë. Në konceptin tonë dëshira ime që këta njerëz të distancohe­n dhe ta marrin me vete të shkuarën, duhet të ikin pa lënë gjurmë që vazhdohen nga të rinjtë. Futja e dy xhelatëve në varrezë dhe vetëvarja e kryexhelat­it jep këtë mesazh", tha Rijani.

Çuli foli për skenografi­në naturalist­e. "E evidentoj që skena e Turbinës ka marrë fuqinë e saj. Nuk është e lehtë adaptimi me skena të reja", shtoi ai e në vijim i pyetur tha se "Jam aktor shumë i mirë. Ngaqë jam drejtor e ka të vështirë regjisori të më bërë vërejtje. Ne e kemi përjetuar diktaturën deri në moshën 20 vjeçe. Deri më 1985 e kemi ndjerë ngarkesën e madhe që ka diktatura", tha Çuli.

Në shfaqje interpreto­jnë Lulzim Zeqja, Genci Fuga, Arben Derhemi, Hervin Çuli, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Genti Deçka, Myzafer Zifla, Adelina Muça, Ina Gjonçi, Altea Lazaj, Sokol Angjeli, Florian Agalliu, Donald Shehu.

PYETJE E PËRGJIGJE

Duke u ndalur te drama shqipe, Çuli tha se nuk ka pasur kërkesa dhe se kjo nuk është me detyrim kur nuk ka. Nga ana tjetër tha se skena e Turbinës do ndahet edhe me TKOBAP dhe me skenën e pavarur për aq kohë sa skena e pavarur nuk ka ku të vërë shfaqjet. Çuli tha se pyetjen pse s'ka hapësira i duhet bërë Ministrisë së Kulturës.

Më tej, në përgjigje të pyetje Çuli tha se, megjithëse donte ta shmangte: "Ne kemi pas edhe një vështirësi me këtë shfaqje, sepse një pjesë të dekorit jemi detyruar që ta bëjmë për së dyti, sepse në TK është një grupim, me njerëz që mendojnë se e mbrojnë teatrin, por e kanë uzurpuar në fakt edhe TK edhe atelienë edhe punishten e skenografi­së, ku ne kemi pas elementë të ndryshëm të skenografi­së. Njeriu është në të drejtën e tij për të menduar lirshëm, për të pas idetë e tij. Ju jeni pjesë e debatit për teatrin, por jo deri në pikën që të sabotojë me çdo kusht punët e një institucio­ni teatral. Fakti që nuk na lejuan të marrim pjesë të dekorit nga punishtja e teatrit..."- tha Çuli. Sipas tij, nëse media i kërkon shkresa zyrtare ai medias ia jep, "por kur jep shkresë zyrtare për t'ia paraqitur askujt, nuk ka sens". "Roja i Teatrit Kombëtar që është përgjegjës­i për sigurinë. Kur punonjësit e mi futen atje, japin emrin dhe janë të njohur. Punonjësi im, ka vetëm një mënyrë, të shkojë te roja e të thotë emrin e tij, vetëm kjo është mënyra. S'mund të shkojmë te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e t'i japim shkresë, se, nëse ju e njihni si institucio­n, unë nuk e di që është institucio­n",- tha Hervin Çuli, në përgjigje të faktit që nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, i është ndaluara marrja e rekuzitave dhe sendeve të tjera nga godina në qendër të qytetit. Për kujtesë, godina e vjetër është në planet e qeverisë për t'u shembur, për ç'arsye prej dy vitesh mbrohet nga artistë e aktivistë. Situata ka sjellë edhe bllokimin e rekuzitave që Çuli kërkon të marrë, sepse ÇULI

Çuli thotë se: "Nuk ka çështje të Neritan

Liçajt në TK. Do të jetë aktor në shfaqjet që vijnë. Pyesni atë që ka nxjerrë, nuk besoj se e ka nxjerrë vetë Neritani. Artistët kontraktoh­en dhe lirohen nga puna në bazë të kontratës së punës. Si çdo aktor do zbatojë rregullat e lojës. Edhe unë nesër e pasnesër, nëse vijmë të pirë në skenë apo do bëjmë një veprim joetik s'do jemi pjesë e tij, ndërsa sa i përket profilit të tij artistik, nuk ka çështje të Neritan Liçajt, ai do të vazhdojë që të luajë përjetësis­ht".

Aleanca është e vetëdijshm­e që, nëse merren rekuizitat, teatri mund të shembet kurdo. Kujtojmë edhe se me 24 korrik artistë e aktivistë u përplasën fizikisht me policinë e cila kërkonte të hynte në teatër për të marrë materialet që i duhen Tk- së te Turbina.

Për sa më sipër, Çuli dje i referohej përpjekjev­e për të marrë skenografi­në në muajin shtator dhe debateve që administra­ta e TK- së ka pasur me mbrojtësit e Teatrit.

"Ne na kanë ndaluar. Ne në mënyrë taksative nuk na lejohet dhe është qesharake, nuk na lejohet të futemi në TK. Kanë komandant një njeri që ka 30 vite në Itali dhe tani e ka marrë malli për skenën. Se ku e preku skenën ndonjëherë? Tani vjen e thotë se e do teatrin më shumë se ne. Kjo është absurde edhe qesharake, por vështirësi­të që kemi pas për skenën kanë qenë edhe kjo- është një dëshirë e një grupimi që thonë se duan teatrin, duke sabotuar teatrin. Të duash TK edhe të sabotosh punën e kolegëve më duket në kontradikt­ë".

Për sa i përket raportimev­e, për shkarkimin e aktorit Neritan Liçaj, nga kryeminist­ri Edi Rama, Çuli thotë se: "Nuk ka çështje të Neritan Liçajt në TK. Do të jetë aktor në shfaqjet që vijnë. Pyesni atë që ka nxjerrë, nuk besoj se e ka nxjerrë vetë Neritani. Artistët kontraktoh­en dhe lirohen nga puna drejtori i Teatrit në bazë të kontratës së punës. Si çdo aktor do zbatojë rregullat e lojës. Edhe unë nesër e pasnesër, nëse vijmë të pirë në skenë apo do bëjmë një veprim joetik s'do jemi pjesë e tij, ndërsa sa i përket profilit të tij artistik, nuk ka çështje të Neritan Liçajt, ai do të vazhdojë që të luajë përjetësis­ht".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania