Gazeta Shqiptare

Aludohej se ishte ndarë nga Ronela Hajati, këngëtari zbulon të vërtetën

Young Zerka i lidhur me modelen? Një “thashethem” i bukur për të bërë zhurmë për këngën “Money”

-

Radhën e gënjesh trave të bardha e ka këngëtari i njohur Young Zerka. I referohemi “lidhjes” së tij të fundit, e cila bëri shumë bujë me modelen Alimema. Dhe për më tepër, kjo erdhi pas “rikthimit” të famshëm me Ronela Hajatin, ku u kapën mat në të njëjtin vend ku po kalonin pushimet. Dhe për më tepër, ajo që bëri më tepër përshtypje ishte fakti se ishte pikërisht Zerka ai që ‘ e dogji’ në ditëlindje­n e tij të 30- të. Dhe krejt papritur, pas dy javësh ai u pa në shoqërinë e një modeleje. Pas disa “hetimeve” të mediave rozë, u zbulua edhe identiteti i vajzës që Zerka ishte parë shumë afër. Ajo ishte modelja Joana Alimema, e cila nuk pranoi të prononcohe­j për median. Edhe pse nga ana tjetër ajo i ngriti dyshimet për një lidhje mes tyre. Por, a të jetë kjo e gjitha e vërtetë? Kujtojmë që në 22 shtator një media rozë nxori në rrjet disa foto të këngëtarit Young Zerka me një vajzë bionde në pishinë. Ata ishin fotografua­r në jug të Shqipërisë dhe në pozat e shkrepura shfaqeshin duke biseduar, teksa qëndronin shumë pranë njëri- tjetrit. Por këto fotografi në fakt ishin të shkëputura nga vetë klipi dhe jo një e kapur “mat” nga mediat rozë. Edhe pse në rrjet nisi të aludohej se vajza ishte e dashura e re e Zerkës, nuk u hodh poshtë mundësia se ajo mund të jetë një nga vajzat e klipit të tij më të ri. “Iconstyle” zbuloi se vajza në fjalë është modele dhe quhet Joana Alimema. Në lidhje me lajmet me Zerkën, Joana ka reaguar në një postim në “Instastory”, mirëpo ende na ka lënë lëmsh të gjithëve. “Upsss”shkruan modelja krahas fotos së lajmit dhe ne s’po dimë ç’të mendojmë! Zerka është përfolur prej kohësh për lidhjen e tij të dashurisë me Ronela Hajatin, mirëpo kjo e fundit ndodhet momentalis­ht jashtë vendit dhe nuk dihet se ç’po ndodh me çift i n. Pra, me pak f j alë shumë zhurmë për asgjë! Mes tyre nuk ka asgjë dhe e gjitha i shte vetëm një ‘ reklamë’ e bërë për klipin “Money”, e nxjerrë vetëm ditën e djeshme. E shfrytëzua­r shumë mirë kjo gjë nga ta për median, duke qenë se kjo e fundin përdor çdo mënyrë për të zbuluar të rejat e fundit të jetës private të VIP- ave. E kanë menduar mirë, apo jo?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania