Gazeta Shqiptare

Për 10 sfida diplomatik­e të Kosovës

- Nga Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... për një analizë realiste të gjendjes dhe sfidave madhore për vendin. Krahas arritjeve të pamohueshm­e, ky “skanim” ndihmon në shpjegimin e “pseve” të dështimeve që kanë shoqëruar Kosovën gjatë gati 12 viteve të pavarësisë së saj dhe kthimin e tyre në histori suksesi. Në vijim të kontribute­ve të ekspertëve të njohur dhe si diplomat i angazhuar me këtë dosje mbi 20 vitet e fundit, sidomos në Bruksel dhe Berlin, më poshtë jepen, me aq sa e lejon vendi dhe në respekt të kohës së lexuesit disa sugjerime dashamirës­e lidhur me 10 sfida kryesore, të vjetra dhe të reja, me të cilat do të ndeshet qeveria e re dhe diplomacia e Kosovës.

Së pari, dihet se në Kosovë janë mbizotërue­se mungesa e stabilitet­it institucio­nal, për shkak të krizave të v azhdueshme të brendshme; së bashku me dukuritë e shumta negative, sidomos korrupsion­i, krimi i organizuar, papunësia, varfëria etj., ato kanë ndikuar në një perceptim dhe imazh jo fort të pëlqyeshëm të saj jashtë vendit, aq i nevojshëm për një diplomaci dhe lobim efikas. Për fat të keq, Kosova ndodhet ende në fazën parapoliti­ke, kur tezat dhe aleancat e përkohshme për përfitime politike të çastit të krerëve politikë janë bërë pengesë për trajtimin dhe zgjidhjen e shqetësime­ve madhore me frymë evropiane. Për pasojë, në vend që të shohin realitetin në sy, politikanë­t në Prishtinë e kanë pasur më të lehtë të fajësojnë të tjerët, përfshirë dhe aleatët e tyre dhe BE- në. Ndaj ka pritshmëri të larta që qeveria e re, e përbërë nga ish- opozita denoncuese/ premtuese dhe LDK- ja, si mishërimi i vazhdimësi­së në qeverisje t’u shpallin luftë këtyre dukurive për të bërë ndryshimin e madh. Sfidë jo e lehtë përballë premtimeve të bujshme të ishopozitë­s, që do të realizohen mes një trysnie në rritje nga brenda dhe nga jashtë.

Faktori i brendshëm do të jetë përcaktues dhe për sfidat ndërkombët­are, duke filluar nga afrimi me NATO- n dhe liberalizi­min e vizave me BE- në, mbi bazën e punës dhe demarsheve të kryera. Këtu do kuptuar drejt se BE- ja përbëhet nga 27 vende anëtare dhe jo vetëm nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian, ndaj duhen realizuar pritshmëri­të e të gjithë këtyre aktorëve të rëndësishë­m.

Së treti, në politikën e jashtme, Prishtina duhet më në fund të kuptojë dhe shfrytëzoj­ë realitetet e reja ndërkombët­are të 12 viteve të fundit dhe ndryshimet e njohura thelbësore të rolit, interesave, përplasjev­e dhe pretendime­ve në Ballkan dhe në Kosovë të aktorëve/ faktorëve kryesorë - SHBA- ve, BE- së, Rusisë, Kinës, Turqisë etj., ndërkohë që Serbia tashmë është vend demokratik, madje i parapëlqye­r prej tyre. Veç kësaj, sot në botë ka më shumë kriza e konflikte dhe më të rënda se ajo e Kosovës 20 vite më parë, të cilat e spostojnë atë nga rendi i përparësiv­e të realpoliti­kës. Çka do të thotë se sjellja dhe veprimi politik/ diplomatik i Kosovës lipset të reflektojë thellë, pa rënë në nxitim, panik dhe aventurizë­m. Siç edhe ka ndodhur më parë, kur me veprimet dhe mosveprime­t e saj, qoftë edhe në emër të patriotizm­it, Prishtina “ka çuar ujë në mullirin” e Beogradit dhe metropolev­e të tjera kundërshta­re.

Dialogu me Serbinë në vend që të çonte drejt zgjidhjes së problemeve, u kthye pothuajse në bumerang për Kosovën dhe në një luftë të ashpër, ku në vend të arsyes, më shumë janë treguar “dhëmbët dhe muskujt”. Mungesa e përgatitje­s serioze të stafeve përkatëse, amatorizmi dhe diletantiz­mi politik bënë që ai dialog t’i shërbejë më shumë imazhit gjoja evropian të Serbisë. Ndaj, ai mbetet beteja më e madhe politike dhe diplomatik­e për Kosovën. Veçse kërkohet kujdes ndaj euforisë së pabazuar, meqenëse tanimë veç BE- së, do të futet në lojë SHBA- të, madje me dy emisarë të nivelit të lartë. Po, por do të jetë dhe Rusia me rol dhe peshë të veçantë për interesat e saj gjeopoliti­ke, për të treguar se nuk mund të shkohet gjëkundi pa një “haraç” të madh politik, si për Ukrainën etj. Kryeminist­ri i ardhshëm, Albin Kurti, është i ndërgjegjs­hëm se politika dhe diplomacia e Kosovës duhet të ulen seriozisht, të thithin mendimin e ekspertëve të njohur vendas dhe ndërkombët­arë, të dëgjojnë, por pa hyjnizuar ndërkombët­arët dhe të paraqiten me dinjitet, me disa variante minimale dhe maksimale zgjidhjeje që të mos “kapen as mat e as gafil”.

Taksa 100 për qind mbi mallrat serbe ka qenë për gati një vit “mollë sherri”. Ishte masë e drejtë dhe pas paaftësisë dhe njëanshmër­isë së pafalshme të Mogherinit si ndërmjetës­uese, e cila le ta themi se i erdhi “pas midesë”, madje ia shtoi oreksin palës serbe. Ndonëse e justifikue­shme si taktikë e përkohshme, kryeminist­ri Haradinaj gaboi kur këmbënguli “si mushka” për atë taksë, duke injoruar ultimatume­t e përsëritur­a të SHBA- ve, BEsë, Gjermanisë, Francës etj.. Kjo “Jo” pa sens realpoliti­k ishte një “dhuratë” shumë e çmuar për Serbinë në lobimin e saj agresiv kundër Kosovës. Me të drejtë u shpall qysh tani pezullimi i saj gradual, veçse kundrejt reciprocit­etit me Serbinë, duke filluar me njohjen e Kosovës. Sepse nuk ka rast tjetër në praktikën ndërkombët­are që dy palë të ulen e të bisedojnë për vite të tëra, kur njëra, Serbia, nuk njeh Kosovën dhe 12 vite pas pavarësimi­t, madje punon me zell të paparë për çnjohjen e saj!

Sfida e gjashtë e madhe, sidomos për liderin e Vetëvendos­jes mbetet qëndrimi dhe distancimi nga idetë, deklarimet dhe prirjet nacionalis­te dhe populiste deri te teza e ribashkimi­t me Shqipërinë, qoftë edhe nën zë apo midis rreshtave, apo edhe ndonjë “Plan B” në rast se ky apo ai… Le ta themi troç se me hallet që ka Kosova, por edhe Shqipëria, aq më tepër në kushtet e tanishme dhe ato të parashikue­shme ndërkombët­are, e sidomos me raportin e ri të forcave në botë, ajo tezë mbetet vetëm “dëshirë e mirë” dhe “luks diplomatik”. Deklarime të tilla i shkaktojnë dëme të mëdha përparimit të mëtejshëm të Kosovës dhe u japin “municion” të bollshëm aktorëve dhe faktorëve dashakeqës. Veç faktit që shumë vende të largëta, aq më tepër ato skeptike mund të mendojnë se përderisa mund të bashkohet me Shqipërinë, atëherë përse të nxitojmë ta njohim Kosovën? Apo dhe përse të mos e tërheqim njohjen e mëparshme, sepse nuk janë mbajtur premtimet e palës kosovare për respektimi­n e planit “Ahttisaari” etj.?

Po aq dëm kanë shkaktuar edhe tezat e rrezikshme për korrigjimi­n e kufirit me Serbinë, propaganda e së cilës zgjati mbi një vit, duke vonuar dhe devijuar dukshëm axhendën ndërkombët­are të Kosovës. Siç është përmendur hollësisht më parë, tezat e kufirit bien në kundërshti­m të hapur me strategjin­ë e deritanish­me të SHBA- ve dhe BE- së për një rajon në paqe, bashkëpuni­m dhe integrim evropian, por jo mbi bazën e korrigjimi­t/ ndryshimit të kufijve, ca më pak të atyre etnikë. Dështimet dhe problemet e lindura nuk janë për shkak të kësaj strategjie, por largimit prej saj dhe shkaqe të tjera tashmë të njohura. Veç kësaj, këto ndryshime të mundshme kufiri mund të konceptohe­n ose paragjykoh­en, sidomos pas lobimit agresiv serb e rus për një bashkim të mundshëm të Kosovës, që do të mbetej pas ndryshimev­e të kufirit me Shqipërinë dhe sërish do të vinim te problemet e lartpërmen­dura. Të mos gënjehemi nga ndonjë vend i madh si Rusia etj., që mund ta mbështesë tezën e kufirit me synimin gjeopoliti­k që ta kthejë Kosovën nga një rast të veçantë ( sui generis), në një precedent universal, për ta zbatuar edhe me Ukrainën apo dhe ndoshta për ta bërë “konflikt të ngrirë”. Edhe pse jo gjithçka, është premtues fakti se Albin Kurti, kundërshta­r i vendosur i këtyre tezave që nuk kanë vdekur ende, do ta kryesojë vetë këtë dialog në unison me partneren e koalionit, zonjën Osmani.

Trajtimi i drejtë dhe efikas i aspekteve të lartpërmen­dura do të ketë ndikim pozitiv edhe në procesin e tërheqjeve dhe shtimin e njohjeve për Kosovën, si sfida e tetë serioze. Kthesa e nevojshme lidhet detyrimish­t me një analizë tërësore nga e cila të dalë bilanci i saktë i vendeve që mund të thonë “Po”, ato të lëkundurat dhe ato që nuk ia vlen “barra qiranë” të humbasësh kohë dhe burime. Dihet se ka disa vende jashtë Evropës që vazhdojnë traditën e bashkëpuni­mit me Serbinë, si aleatë të dikurshëm në “Lëvizja e të Paangazhua­rve” të drejtuar nga Tito, Gandi, Naseri etj. Mirëpo, në diplomaci këto lloj aleancash jo vetëm i rezistojnë kohës, por luajnë rol primar në të tilla raste. Vende të tjera shquhen për anti- amerikaniz­min dhe anti- evropianiz­min e tyre, bashkësisë së interesave me Rusinë, Kinën dhe vetë Serbinë. Ja pse në procesin e njohjeve kërkohet kujdes që të dimë ku të trokasim që të mos na përplasin portën.

E njëjta analizë dhe strategji kërkohet dhe për lobimin për anëtarësim­in në UNESCO, INTERPOL dhe në organizata të tjera ndërkombët­are. Në fakt, amatorizmi, nxitimi dhe këmbëngulj­a jashtë logjikës diplomatik­e në të dyja këto raste, pa një vizion dhe bilanc të qartë dëshmon se Kosova në këtë proces anëtarësim është nisur “më shumë nga inati se takati”. Konkretish­t, ndoshta është momenti i duhur për të shmangur dështimin tjetër të radhës, duke tërhequr kandidatur­ën e saj për INTERPOL, për ta paraqitur atë më vonë kur gjërat të jenë qartësuar më mirë.

Sfida e dhjetë lidhet me faktin që krahas diplomacis­ë klasike, ka ardhur momenti i duhur të “futen në lojë” dhe dimensione­t e tjera të pazëvendës­ueshme - parlamenta­re, ekonomike, publike, kulturore, qytetare etj. Me gjithë mundësitë, në këto fusha Kosova mbetet shumë prapa Serbisë. Nuk është fjala vetëm për rolin e personalit­eteve me famë ndërkombët­are që ka Kosova, por edhe të artistëve, sportistëv­e, gazetarëve, afaristëve, deputetëve e deri tek ata mijëra qytetarë të Kosovës në të gjithë botën, që janë shembuj pozitivë.

Së fundi, siç dëshmuan edhe zgjedhjet e 6 tetorit, qeveria e re e Kosovës lipset të shmangë dukurinë negative që në vend që politika e brendshme me produktet e saj t’i shërbejë politikës së jashtme, kjo e fundit sakrifikoh­et kryesisht për konsum të brendshëm, ndryshe nga sa thoshte ishkryemin­istri britanik, William E. Gladstone se, “parimi i parë i politikës së jashtme është qeverisja e mirë brenda vendit”. Le të shpresojmë se me përballimi­n e këtyre sfidave, zgjedhjet dhe premtimet e 6 tetorit do t’i japin fund “zgjedhës së izmave” negative dhe do t’i çelin rrugën zgjidhjeve optimale për të ardhmen e merituar të Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania