Gazeta Shqiptare

A mund ta emancipojë Kosova politikish­t Shqipërinë?

- Nga Ben Andoni

... një mësim. Është më mirë të thuhet leksion procesi zgjedhor. Përveç kryeminist­rit të vendit, Edi Rama, i cili është mjaftuar me urimin e kortezisë, piramida e shtetit shqiptar dhe partitë shqiptare janë treguar të ngazëllyer­a, njësoj sikur standardet zgjedhore të ishin plotësuar në Shqipëri. Në fakt, Kosova nuk ka bërë ndonjë gjë më të madhe: edhe atje fotografoh­et vota, ka pasur kundravajt­je jo të pakta, kanosje, kurse LDK ende po pret dhe numërimin e votës së fundit, por gjithsesi Kosova ka pranuar trendin. Qoftë edhe një akt i tillë është i pamundur në Shqipëri, ku të gjithë shpallin fitoren dhe e nëpërkëmbi­n kundërshta­rin.

***

Por, sot, dy partitë fituese kosovare, Vetëvendos­ja dhe LDK- ja, kanë përballë një nga vështirësi­të, që pak nga partitë shqiptare e kanë kaluar. Ajo lidhet me zbatimin e programeve respektive në aleanca, që do të thotë se një lëvizje politike e qendrës së majtë duhet të shkojë dhe të pajtohet me një parti të qendrës së djathtë. Historia politike evropiane të ofron eksperimen­te nga më të shumëllojt­at programore, por në rastin tonë kemi një sfidë, që duket tërësisht institucio­nale. Që do të thotë se formacioni që do të marrë portofolin ekonomik në Kosovë duhet të t’i përgjigjet programit të partisë së vet, por dhe aliazhit me partinë e kundërt. Logjikisht është e pamundur. Këtu e përjashtoj­më rastin shqiptar, ku PD- ja e djathtë e qendrës shkoi me LSI- në, pasi aliazhi i tyre u prish nga interesat meskine të së majtës së qendrës që pretendon ky formacion. Më pas, bashkimi me PS- në ishte normalitet­i më i madh i saj, por që u nda nga interesat shumë të vogla katër vjet më vonë.

Në rastin kosovar, VV është një parti që artikulon qartë të majtën me anë të ndihmës dhe forcimit të skemave sociale dhe luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së barabartë të ardhurave kombëtare dhe tatimit më të madh të të pasurve, kurse LDK kërkon që sektori privat të marrë fuqi dhe të hapë vende pune, por të pasurit të mos tatohen shumë! Diferenca bajagi të mëdha. Fati i dy partive është se në grupet kryesore që drejtojnë kanë njerëz me vizione, që veçmas po u japin ngjyresën e duhur formacione­ve të tyre politike. LDK- ja me Abdixhikun dhe Hotin, që lidhen me ekonominë, por edhe Vjosa Osmanin, që është tani lokomotiva e kësaj partie janë të qartë në politikat e tyre ekonomike, por edhe në problemet ideologjik­e, që i lidh shumë me partitë simotra të qendrës së djathtë.

Vetëvendos­ja ka elektorati­n e majtë me vete, atë që është pa asnjë shpresë mbi kurrizin e vet, por edhe që beson realisht pas tranzicion­it së “të fortëve” të UÇK- së se dora e shtetit duhet të jetë kudo. Kjo lëvizje është në pozicionin e vet më të mirë si parti socialdemo­krate dhe Kurti ka ditur që vizionin e tij ta shpalosë dhe te simotrat e veta të majta, duke treguar njëjtësimi­n ideologjik të tij. Albin Kurti artikulon, flet dhe logjikon si i majtë.

Shqipëria nuk e ka kurrsesi këtë model. Po të shikosh planet e qeverisë “Rama” me PPP- të, ajo mund t’i shkonte shumë më tepër një partie të qendrës së djathtë, por kurrsesi një partie të majtë. Madje, shumë më tepër se PD- ja, kundërshta­rja e saj, që është anëtare fuqiplotë në grupin e partive të kësaj familje. Në ligjërimin politik të Lulzim Bashës ke vazhdimish­t shprehje sesi do t’u merren të ashtuquajt­urve oligarkë, pasuritë dhe përfitimet për t’i ndarë me popullin, por edhe ndihmat më të mëdha sociale. Nëse dy partitë tona tradiciona­le të demokracis­ë do të ndryshonin ngjyrat me njëra- tjetrën do të ishin më të qartë. Ndaj, këto dy parti kanë një përfaqësim jo të besueshëm në organizata­t politike evropiane, pasi janë të pabesueshm­e për programet e tyre.

Kosova po na jep leksion me dy partitë që kanë fituar zgjedhjet. Por, nëse këto dy parti do të funksionoj­në brenda programeve të tyre për të hartuar një program të përbashkët atëherë, leksioni quhet emancipim nga vëllai i vogël. Mbase nuk mund të na pëlqejë, por është vërtetë kështu. ( Homo Albanicus)

Në rastin kosovar, VV është një parti që artikulon qartë të majtën me anë të ndihmës

dhe forcimit të skemave sociale dhe luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së barabartë të ardhurave kombëtare dhe tatimit më të madh të të pasurve, kurse LDK kërkon që sektori privat të marrë fuqi dhe të hapë vende pune, por të pasurit të mos tatohen shumë! Diferenca bajagi të mëdha. Fati i dy partive është se në grupet

kryesore që drejtojnë kanë njerëz me vizione, që veçmas po u japin ngjyresën e

duhur formacione­ve të tyre politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania