Gazeta Shqiptare

Nuk e meritonim! Turqia na mposht në limit pas gafës së Strakoshës!

Mbyllen shanset për kualifikim. Detyrë na mbetet vetëm të parakalojm­ë Islandën dhe të aktivizojm­ë ata me pak minuta Tosun shënon në të 90'- ën, gardiani doli shumë keq nga porta...

-

Shqipëria bie në Turqi vetëm në minutën e 90të, pas një qëndrese të fortë, ku krijoi edhe raste ideale shënimi me anë të Rei Manajt, që në ëndrra do të shohë gjatë golat e "ngrënë" dhe në fund e pësoi vetëm pas daljes aventuresk­e të Strakoshës! Një humbje e pamerituar, një sfidë ku pika për secilën skuadër do të ishte rezultati më i drejtë, por siç ka ndodhur shpeshherë në të shkuarën, e kemi pësuar nga gabimet tona dhe në fund të takimit! Kuqezinjtë tregohen racionalë, luftojnë për çdo top dhe arrijnë të krijojnë, por pavarësish­t kësaj detyrohen të dalin kokulur.

Shqipëria e Edi Rejës luan me kokën lart në Turqi dhe i afrohet disa herë golit që mund t'i jepte 3 pikët, por në fund del e humbur nga kjo "finale", pasi vendësit shfrytëzua­n maksimalis­ht një gabim të portierit Strakosha në minutën e fundit dhe shënuan golin e vetëm të ndeshjes. Sfida nisi menjëherë "e nxehtë" dhe pas vetëm 3 minutash, arbitri akordoi një faull inekzisten­t në favor të Cenk Tosun, me sulmuesin turk që ra në tokë pa pasur kontakt me Dermakun, ndërsa mbrojtësi kuqezi mori karton të verdhë. Deri në minutën e 15 tensioni ishte i lartë dhe arbitri rumun Ovidiu Hategan humbi kontrollin, duke ndëshkuar edhe Memushajn e Baren, por edhe Demiral te Turqia, duke kushtëzuar në një farë mënyrë ecurinë e lojës. Shkëndijën e parë të rrezikshme kuqezinjtë e dhanë pas një goditjeje dënimi nga krahu, ku Manaj devijoi topin me kokë, por sfera u ndal në duart e portierit turk, ndërsa në minutat shtesë, ku i fundit grushtoi një gjuajtje të rrezikshme të Manajt, pas një faulli të fituar nga vetë lushnjari mbi vijën e 16 metrave. Me barazimin pa gola përfundoi edhe 45- minutëshi i parë, ndërsa pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ku vendësit tentuan të bëjnë lojën, por hasën në një rreshtim në kufijtë e perfektes nga ana e kuqezinjve. Rastin e parë të rrezikshëm Turqia e krijoi me anë të Tayfun, që gjuajti nga vija e 16 metrave, por topi u grushtua bukur nga Strakosha, ndërsa pak minuta më vonë Demiral u harrua në zonë, por goditja e tij ishte e dobët dhe topi shkoi në duart e gardianit kuqezi. Nga ana tjetër të besuarit e Rejës kërcënuan dy herë me Cikalleshi­n, por pa rrezik, ndërsa rastet më të mira për të shënuar i pati sërish lushnjari Rey Manaj, por këtë herë gaboi në mënyrë të pabesueshm­e, duke falur turqit në të paktën 4 momente "të arta". Fillimisht ishte Roshi, që shpërtheu në krah dhe shërbeu saktë për Manajn, që me portën e boshatisur dhe vetëm dy metra larg vijës fatale, doli huq dhe nuk arriti të shtyjë topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë lushnjari u nis i vetëm me portierin, por gaboi në avancim dhe mbrojtësi turk ia doli ta arrijë dhe t'i marrë topin. Në 5 minutat e fundit, sulmuesi me numrin 10 i kuqezinjve krijoi edhe dy mundësi të mira shënimi, por u tregua egoist, duke injoruar shokët e skuadrës dhe duke tentuar lavdinë personale, por gjuajtjet ishin të dobëta dhe topi nuk përfundoi në rrjetë. Pikërisht në këtë moment "u aktivizua" ligji i pashkruar i futbollit, që nëse nuk shënon, do pësosh dhe kështu ndodhi me kuqezinjtë, që panë topin të ndalej në rrjetë nga një aksion aspak i rrezikshëm, ku portieri Strakosha gaboi në dalje dhe u përplas me Ismajlin, duke lënë Cenk Tosun me portën e boshatisur, ndërsa ky i fun

N P 7 18 7 18 7 15 7 9 7 3 7 3

dit nuk gaboi dhe gjeti golin e fitores. Vërshëllim­a finale e rumunit Hageland la në fuqi fitoren minimale 1- 0 të turqve, që marshojnë drejt "Europianit 2020", ndërsa Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë dhe edicionin e ardhshëm eliminator.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania