Gazeta Shqiptare

Basha, akuza Ramës: Vodhi 4.6 mld euro në 6 vite qeverisje

"Premtoi ulje taksash, rriti papunësinë dhe korrupsion­in"

- Valentina Madani

Kreu i Partisë Demokra tike akuzoi dje kryem inistrin Edi Rama për mosmbajtje­n e premtimeve elektorale, por sipas tij, vetëm ka mashtruar. Ai është ndalur tek ulja e taksave, ku shprehet se gjatë qeverisjes së Ramës, jo vetëm që shqiptarët nuk kanë parë ulje të taksave, por përkundraz­i, sipas kryedemokr­atit, ato janë rritur, duke e etiketuar si "gënjeshtar kronik", publikuar përmes shifrave, sipas së cilit faktojnë akuzat e tij. Lideri i opozitës e kritikoi atë për formën dhe mënyrën se si po qeverisë vendin. Me videon e shpërndarë në "Facebook", lideri demokrat thotë se Rama premtoi mirëqeveri­sje dhe ulje taksash para se të vinte në pushtet, por pasi fitoi këtë besim nga votuesit, ai mbolli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash për të gjithë. Kreu i selisë blu e etiketon kryeminist­rin Rama si "gënjeshtar kronik". "Gënjeshtar­i kronik premtoi mirëqeveri­sje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron, prapë e pëson! Shqipëria si Europa! Hajduti psiqik, Rama ik! Edi Rama është mashtrues. Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëv­e; fakt, taksat u rritën për 95% të shqiptarëv­e. Paguajmë më shumë. 1.9 miliardë euro taksa. Premtimi Rama: ' Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin dhe orizin'. Fakt: Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 miliardë euro PPP janë borxh i fshehur. Në 6 vjet Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro, ose sa buxheti në 1 vit", shkruan Basha.

INVESTIMET

Ish- deputetja e PD- së, Joridia Tabaku, reagoi sërish dje për ligjin mbi Korporatën e Investimev­e. Ndërsa citon Bankën Botërore, Tabaku shprehet se shqetësime­t e BBsë janë më se korrekte dhe parashtroj­në disa pika kyçe të hajdutëris­ë që po tenton të shndërrohe­t në ligj nga Parlamenti. Sipas saj, nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislati­v në një noter që voton dhe firmos çfarë t'i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave ( pra oligarkëve). "Gjithsesi - shprehet Tabaku - përpara disa ditësh

DEKLARATA

"Premtimi RAMA: ' Do të heqim taksën 20% për bukën, do të heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin'. Fakt: Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 miliardë euro PPP janë borxh i fshehur. Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro, ose sa buxheti në 1 vit", tha z. Basha. parlamenta­rizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projektlig­ji i famshëm i Korporatës së Investimev­e Shqiptare". "Shqetësime­t e BB janë më se korrekte dhe parashtroj­në disa pika kyçe të hajdutëris­ë që po ten

ton të shndërrohe­t në ligj nga parlamenti. I cili, siç edhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektlig­jit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve. Rruga që kryeminist­ri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë, që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre. Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektlig­jet e radhës do t'i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email", deklaroi zj. Tabaku. Ajo akuzoi më tej: "Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutë­s është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një parlamenti. Natyrisht, këtë ndjesi nuk

mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve. Shqiptarët duhet t'i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshm­e janë e vetmja mundësi. Një parlament- noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku, madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t'i mjelë kursimet e për t'i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave. Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalit­et, as ligje më të drejta dhe as konkurrenc­ë! Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania