Gazeta Shqiptare

"Ne jemi dëm kolateral", Rama: Nuk jam optimist për negociatat

Basha: Asnjë politikan, as figurë e krimit të organizuar s'është përballur me drejtësinë "Pas 10 vitesh do të kemi një Shqipëri tjetër"

-

Pak ditë para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatav­e, kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, nuk është optimist se do të ketë një përgjigje pozitive nga ana e vendeve të Unionit. Në një intervistë për "The Irish Times", shefi i mazhorancë­s është i bindur se vendimi për Shqipërinë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhet me veprimet e brendshme të vendeve të Unionit, jo me ato se çfarë ka bërë vendi ynë. "A jam optimist? Jo. Nuk ka shumëçka që të jesh optimist me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim, por jo për atë që do të ndodhë javën tjetër. Ne jemi dëm kolateral. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet - ne jemi kopshti", shprehet kreu i qeverisë. Edi Rama u shpjegon vendeve të Unionit se Shqipëria e di që integrimi i plotë në BE është një rrugë e gjatë dhe mund të zgjasë me vite të tëra. "Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BE javën tjetër. E dimë se nuk mund ta bëjmë atë pa një Gjykatë Kushtetues­e. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, që mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni. Pas 10 vitesh do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësish­t ndryshe", deklaroi z. Rama. Duke u ndalur te reforma në drejtësi dhe pastrimi i sistemit nga të korruptuar­it, kreu i qeverisë deklaron se vetingu ka pasur nxitjen pa rezerva të BE- së dhe se vonesat në ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e nuk duhet të pengojnë këtë frazë të procesit. "Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BE- së javën tjetër. Ne e dimë se nuk mund ta bëjmë atë pa një Gjykatë Kushtetues­e. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, që mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni. Pas 10 vitesh do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësish­t ndryshe. Unë jam shumë i sigurt për këtë", deklaroi z. Basha.

OPOZITA

Ndryshe nga kryeminist­ri Edi Rama, sipas "The Irish Times", kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ende shpresë që BE do t'i hapë negociatat me Shqipërinë me 18 tetor. Por, lideri i opozitës nuk heziton të akuzojë qeverinë "Rama" për lidhje me krimin dhe pandëshkue­shmërinë. 43 de

putetët demokratë hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamenti­n me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata i quajnë prova të qarta se socialistë­t e Ramës "vodhën" zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

"Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetues­e, pa një prokuror të përgjithsh­ëm, me një parlament me vende të paplotësua­ra dhe një kryeminist­ër që vendos me

dekret pa ndonjë kufi institucio­nal të pushtetit të tij", - deklaroi z. Basha për "The Irish Times". Demokratët mbështesin reformën radikale në drejtësi, por kreu i opozitës shprehet se qeveria ka "minuar, shkelur dhe abuzuar" procesin". "Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundraz­i, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsion­it janë anashkalu

EDI RAMA

"A jam optimist? Jo! Nuk ka shumëçka që të jesh optimist me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim, por jo për atë që do të ndodhë javën tjetër. Ne jemi dëm kolateral. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet - ne jemi kopshti", shprehet kreu i qeverisë, Edi Rama.

ar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkue­shmëri për të akuzuarit", shprehet z. Basha. Pavarësish­t qëndrimeve të mazhorancë­s dhe opozitës, Franca, Holanda dhe Danimarka janë tri vende kritike për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, pasi sipas tyre, vendi ynë ka ende punë për të bërë në sistemin gjyqësor dhe reformën zgjedhore. Javën e ardhshme në Bruksel vendet anëtare pritet të marrin një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania