Gazeta Shqiptare

Idrizi takon Kurtin: Shpresoj që "pranvera" e Kosovës të vijë edhe në Shqipëri

-

i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, shoqëruar edhe nga pjesëtarë të tjerë të partisë së tij janë takuar me kreun e l ë v i z j e s

Vetëvendos­ja në Kosovë, Albin

Kurtin. Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktiviteti­n e VVsë në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresën e Albin Kurtit. Zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses e përbëjnë një model rotacioni në Kosovë. "Këto zgjedhje kanë turbulluar dhe ujërat e ndenjura të kënetës së politikës shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri" - tha Idrizi. Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit, duke nxjerrë në skenë një brez të ri, por me shumë përvojë politikanë­sh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK- së, e cila solli një risi të padiskutue­shme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme. Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik, që nuk ka barriera artificial­e si ato që janë sot. Përtej deklaratav­e të zjarrta politike, sot duhet të jetë koha për të vepruar në dobi të shqiptarëv­e me hapa realë e duke realizuar rikthimin e shpresës në Shqipëri e Kosovë. Lidhur me krijimin e të ashtuquajt­urit Shengen Ballkanik, Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm, që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish- konfederat­ës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëni­et me Serbinë, duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës. "Objektivi ynë kryesor është të integrohem­i në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë". Albin Kurti vlerësoi mbështetje­n e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqendroh­et në rritjen e mirëqenies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania