Gazeta Shqiptare

Integrimi në BE, Bushati në Kroaci: Të ndahet interesi kombëtar nga politika e ditës

-

Ish-

ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në forumin e përvitshëm "Cavtat" që mbahet në Durovnik të Kroacisë, ndërsa në të marrin pjesë parlamenta­rë të shumtë nga Bundestagu i Gjermanisë, Parlamenti Evropian si dhe ekspertë të ndryshëm nga Evropa Lindore. Me një postim në "Facebook", Bushati ndalet edhe te sfidat që ka sot Shqipëria për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, anëtarësim­i në Evropë është e vetmja shpresë për vendin tonë, pasi përmes kësaj rruge do të fuqizohet demokracia dhe qytetarët do të kenë një mundësi më të mirë socioekono­mike. Ai shfrytëzon rastin t'i bëjë thirrje politikës shqiptare, ku kërkon prej saj që të ndajë qartë interesin e epërm kombëtar nga politika e përditshme. "Teksa javës tjetër presim nga vendet anëtare të BE- së përcaktimi­n e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit, në përputhje me konkluzion­et e BE- së të qershorit 2018, është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësoj­në motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformu­ese", shprehet z. Bushati. Ish- ministri përmend se: "Evropa, si projekt i shpresës është e vetmja rrugë për të fuqizuar demokracin­ë, për të projektuar një model të qëndrueshë­m të zhvillimit ekonomik dhe progresit shoqëror. Kjo nuk është çështje kapitujsh e ligjesh në letër, por çështje e Shqipërisë së nesërme. Pavarësish­t qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshë­m se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës. Procesi i anëtarësim­it në BE duhet të korrespond­ojë gjithnjë e më shumë me modernizim­in, demokratiz­imin dhe zhvillimin e Shqipërisë së nesërme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania