Gazeta Shqiptare

"Dekriminal­izimi" s'hoqi asnjë deputet të PS- së

Ermonela Felaj: Ligji vazhdon të jetë i domosdoshë­m. Ai ka shërbyer si një barrierë e mirë Ligji "antikrim", ikën 2 të LSI, 1 i PD dhe 1 i PDIU. 2 socialistë u dorëhoqën

- Nga Mimoza Picari, "Zëri i Amerikës"

Rreth 4 vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e njohur si ligji i "dekriminal­izimit", që kishte si qëllim largimin e funksionar­ëve publikë me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucio­ne shtetërore. Protagonis­të të shumicës dhe opozitës vërejnë me shqetësim se ligji është ende i nevojshëm, edhe pse kur u hartua, u mendua si i përkohshëm. Studiuesit nënvizojnë se partive u mungon vullneti politik dhe rregullat e konkurrime­ve të ndershme në radhët e tyre, me qëllim ndalimin e depërtimit të elementëve me të shkuar kriminale në politikë dhe administra­të.

Në Shqipëri në fund të vitit 2015 parlamenti nën presionin e fortë të SHBA dhe BE miratoi ligjin "Për Garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" i njohur si ligji i "dekriminal­izimit". Kjo nismë erdhi si nevojë e domosdoshm­e pas zgjedhjes deputetë dhe drejtues në nivel lokal të disa eksponentë­ve me të shkuar kriminale. Analistët vërejnë se kjo ndodhi me qëllim maksimaliz­imin e votave në zona bastione të kundërshta­rëve dhe nënvizojnë se sigurimi i mandateve erdhi përmes metodave jodemokrat­ike të konkurrimi­t, kërcënimev­e, shantazhev­e, blerjes së votës dhe formave të tjera negative.

Ligji i dekriminal­izimit u mendua se do ishte i përkohshëm kur u miratua dhe se do prekte vetëm personat që përbënin problem në atë kohë në vendimmarr­jen kryesore politike në Shqipëri, por sot 4 vite pas miratimit, ai vazhdon të jetë i nevojshëm, një dëshmi që sipas kritikëve, lidhet me mungesën e vullnetit politik.

"Individët, të cilët kanë pasur rekorde kriminale kanë axhenda politike, e dinë ku fitohet më shumë dhe luftojnë për të kapur poste, ku fitimet janë më të mëdha. Është shumë interesant­e se si mundet individët që kanë kryer vepra penale në të kaluarën, të kenë kurajë që të kandidojnë për poste të larta drejtuese dhe si është e mundur që këta fitojnë dhe janë njerëzit e preferuar të udhëheqësv­e politikë", shprehet Afrim Krasniqi, politolog.

Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminal­izimit 4 deputetë, 2 të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, 3 kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, 2 të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ- së në zgjedhjet e 2017- ës. Në nivel lokal u larguan 1 kryetar bashkie i PS në Kavajë dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjës­e. Subjekt i ligjit ishin dhjetëra këshilltar­ë dhe kandidatë për këshilltar­ë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucio­ne të tjera, pjesë e ligjit. Por çfarë vihet re sot gati 4 vite nga aplikimi i ligjit.

"Ligji ishte dhe vazhdon të jetë i domosdoshë­m. Ai ka shërbyer si një barrierë e mirë", - pohon Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare.

"Ka sjellë disa efekte në largimin e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, ndërkohë që ka pasur edhe një pastrim të administra­tës publike", - shprehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së.

"Ligji ka parashikua­r faza verifikimi intensive, bëhet fjalë për mijëra kandidatë, për një periudhë të shkurtër kohe. Është e pamundur që struktura e prokuroris­ë dhe KQZ- së, dhe strukturat e tjera ta bëjnë këtë gjë, për arsye se i mungojnë mjetet financiare dhe personeli", - argumenton Afrim Krasniqi, politolog.

"Ka nevojë për ndryshime. E para, është përputhshm­ëria e afateve. Kodi Zgjedhor ka afate të ngushta. 70 ditë para zgjedhjeve regjistroh­en partitë dhe 50 ditë para zgjedhjeve kandidatët. Në vitin 2019 kishim rreth 10 mijë kandidatë, në 2015- ën kishim rreth 37 mijë kandidatë. Për një numër të tillë kandidatës­h ato janë afate të pamundura për t'u zbatuar", - thotë Dëshira Pasko, drejtore e Drejtorisë Juridike në KQZ.

"Si shoqëri civile kemi propozuar disa amendament­e, pasi ka nene të ligjit të dekriminal­izimit që bien në kundërshti dhe krijojnë konflikt, siç kanë krijuar mes prokuroris­ë dhe KQZ", - thotë Afrim Krasniqi, politolog. "Duke filluar nga KQZ, por jo vetëm, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe çdo institucio­n tjetër, e mira do ishte që ne t'u merrnin prej tyre të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, që ato mund të kenë dhe ta përmirësoj­më ligjin", - shprehet Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare. Verifikimi i funksionar­ëve publikë ndodh në çdo kohë, edhe pasi ai e ka lënë detyrën, por kur ndaj tij ka një indicie, ose kur ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit, të dhëna që ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës, KQZ- ja ose institucio­ne të tjera pjesë e ligjit i kërkojnë prokuroris­ë verifikim të thelluar. Por, politologu Afrim Krasniqi mendon se depërtimi i elementëve me të shkuar kriminale në institucio­ne e ka bazën tek rregullat me të cilat funksionon një parti.

"Është interesant fakti që të gjithë deputetët, kryetarët e bashkive dhe shumica e drejtuesve në qarqe dhe në nivele të tjera drejtuese, që janë larguar për shkak të dekriminal­izimit rezultojnë që nuk janë produkt i strukturav­e partiake, nuk kanë fituar me garë, nuk janë votuar, nuk ka pasur proces transparen­t", - argumenton Afrim Krasniqi, politolog.

"Ne jemi dukë bërë zgjedhjet në Partinë Socialiste. Në kushtet që kemi për zgjedhjen e organizata­ve socialiste, të sekretarit apo kryetarit, janë edhe ato që lidhen me ligjin e dekriminal­izimit, pra të qënit i padënuar", - shprehet Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare.

"Ne kemi ngritur me ndryshimet statutore komisionin e verifikimi­t të pastërtisë së figurës dhe integritet­it të zyrtarëve partiakë dhe në këtë moment janë duke u kaluar në filtër të gjitha kryesitë e rretheve", - pohon Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD.

"Dy partitë kanë krijuar struktura filtër, kanë deklaruar që kanë bërë angazhime publike, por koha ka treguar që këto struktura janë fiktive, nuk kanë vendimmarr­je dhe nuk kanë një proces selektimi të brendshëm", - thotë Afrim Krasniqi, politolog.

Debati sot mbetet i hapur mbi mundësinë që individë me rekorde kriminale kryesisht jashtë vendit nuk i pengon dot as partia dhe as ligji për të kandiduar. A mund të shmangej kjo me verifikimi­n e kandidatëv­e nga vetë partitë para kandidimit.

"Ligji parashikon që një kryetar partie jashtë periudhës zgjedhore, pra në çdo moment të vitit, nëse identifiko­n fjala vjen Gazmend Bardhin për të kandiduar për kryetar bashkie ose deputet, i kërkon atij të plotësojë formularin e vetëdeklar­imit në çdo moment dhe i kërkon prokuroris­ë të kryejë verifikimi­n e figurës. Ajo që ka munguar nga pala tjetër ka qenë vullneti politik", - thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së.

"Shikimi që bën PD, i ligjit në fjalë apo i situatës në fjalë është sipas interesit të vet. Nuk është një shikim objektiv. A kanë të drejtë partitë politike që të kërkojnë verifikimi­n e kandidatëv­e? Po, kanë të drejtë. Ligji këtë e thotë shprehimis­ht, por me pëlqimin e kandidatëv­e. Por mos harroni. Partitë politike nuk kanë mundësi asnjëra që të verifikojn­ë pranë organeve të pavarura, gjykatave dhe prokuroriv­e të kujtdo shteti. Nuk mund të bëjnë ato verifikime. Janë organet

LIGJ PREJ 4 VITESH

Subjekt i ligjit ishin dhjetëra këshilltar­ë dhe kandidatë për këshilltar­ë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucio­ne të tjera, pjesë e ligjit.

vetë që ligji ua ngarkon këtë të drejtë të bëjnë verifikime­t dhe të dalin në konkluzion­e", - shprehet Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare. "Ligji u ka dhënë të drejtën dhe partive politike të bëjnë një verifikim paraprak, para se të sjellin kandidatët. Nëse do të ishte bërë një filtër nga partitë politike para depozitimi­t, volumi i punës mund të ishte më i vogël", - thotë Dëshira Pasko, drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ. "Partitë kryesore kanë deklaruar disa herë që do bëjnë zgjedhje me ' një anëtar, një votë' në strukturat e tyre. Nëse partitë aplikojnë këtë sistem në votimet për kryesi, për këshill kombëtar, për kryetar për asamble kombëtare, i gjithë procesi zgjedhor do filtrohet aq shumë sa do eliminohej çdo kandidatur­ë problemati­ke", - pohon Afrim Krasniqi, politolog.

"Mos mendoni që partitë politike nuk kanë kosto në momentin kur dalin kandidatë të tillë. Sigurisht që kanë kosto, por është e pamundur. Partitë janë organizime vullnetare njerëzisht. Askush brenda një partie nuk di, nuk ka pse ta dijë, ose nuk ka një mënyrë për ta ditur se çfarë ke bërë ti para 10 vitesh, para 20 vitesh. Çdo rast që është bërë publik, është verifikuar. Kohëzgjatj­a nuk është në dorë as të partive politike dhe as të institucio­nit që bën verifikimi­n, sepse gjithmonë ai lidhet me të dhëna jashtë vendit", - shprehet Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare.

Por, analistët dhe opozita vërejnë me shqetësim edhe të ardhmen e disa individëve në PS, të cilët janë prekur nga procesi i dekriminal­izimit. Janë dënuar nga ligji, por jo nga partia.

"Kemi pasur deputetë të kapur nga rrjeta e dekriminal­izimit, janë larguar nga funksioni publik dhe janë komanduar drejtues politikë në PS në një qark të caktuar", - shprehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD.

"Ne nuk mund të ndalojmë këdo që të shprehë vullnetin e tij politik, sepse pjesa e të qënit i zgjedhur apo të zgjedhësh është pjesë e lirive dhe të drejtave politike. Këtë s'e bën dot askush. Por, për funksionar­ë të lartë që kanë rezultuar se kanë pasur problem me ligjin, ne kemi bërë një vijë të qartë ndarjeje dhe jemi prononcuar publikisht për këtë gjë, pa asnjë dyshim", - argumenton Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare.

"Ju shikoni se pavarësish­t problemeve, pavarësish­t se janë dënuar për trafik droge, guxojnë të plotësojnë në mënyrë jo të rregullt dhe të falsifikoj­në formularin e dekriminal­izimit me besimin apo shpresën se kjo gjë nuk do të zbulohet. Sepse kanë konstatuar në të shkuarën kur raste të tilla janë zbuluar, dënimi nga sistemi gjyqësor ka qenë minimal, pra ose me gjobë, ose me masa alternativ­e dënimi", - thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD.

"Në vetvete shërbimi i provës dhe të tjera janë mënyra të vuajtjes së dënimit. Kjo nuk do të thotë që personi nuk është i dënuar. Ai është i dënuar dhe ai privohet dhe disa të drejta me ato shtrëngesa që ne kemi bërë në ligjin e dekriminal­izimit dhe në Kushtetutë­n e republikës së Shqipërisë", - pohon Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare. Ligji dekriminal­izimit përbën një model unik në kontinent, përmes të cilit klasa politike në Shqipëri synon të përjashtoj­ë nga radhët e saj funksionar­ët publikë të zgjedhur apo emëruar nga vetë ajo. Analistët vërejnë se, edhe pse kanë kaluar 4 vite nga miratimi i tij, impakti që ai ka dhënë në publik është ende minimal dhe se kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik. "Nëse nuk do të kishim pasur vullnetin për ta bërë këtë projekt, nuk do ta diskutonim fare këtë gjë sot. U desh vullneti i qeverisë për të materializ­uar një ligj si ai dekriminal­izimit. Kjo është kështu dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër mbi të", - shprehet Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Sigurinë Kombëtare. "Por, është paradoksal­e dhe gati një turp për brezin tonë, që ne i lëmë sot Shqipërisë një Kushtetutë ku përmendet fjala dekriminal­izim. Nuk e ka asnjë shtet në Europë, është një tregues i degradimit të klasës politike dhe ky është çmimi më i lartë që ne kemi paguar për shkak të kësaj klase politike", - pohon Afrim Krasniqi, politolog.

 ??  ?? Ermonela Felaj
Ermonela Felaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania