Gazeta Shqiptare

Anketa, 26% e familjeve shqiptare me borxhe

Banka e Shqipërisë, 44% e kredive për zhvillimin e një biznesi, 9% për konsum Shlyerja e detyrimeve zë 30% të të ardhurave

-

Rreth një e treta e familjeve shqiptare janë të përfshira në borxhe me më shumë se një hua për shlyer. Borxhet u marrin familjeve nga buxheti mujor rreth 30% të të ardhurave. Të dhënat janë publikuar në vrojtimin e periodik të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të njësive familjare. Për gati tre të katërtat e familjeve huamarrëse, vlerat e shërbimit të borxhit zënë deri në 30% të nivelit të të ardhurave. Sipas raportit totali i tepricës së raportuar të huas për familjet, rezulton në rënie krahasuar me vrojtimin e gjatëmujor­it të kaluar dhe një vit më parë. Ndërkohë, rreth 70% e vlerës së huas është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale. Kjo strukturë reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6mujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Rreth 86% e huas është marrë në lekë, ndërsa 14% në euro. Rreth 27% e tepricës së huas deklarohet për blerjen/ riparimin e një prone, 44% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 9% për konsum.

OBJEKTI I BORXHI

Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për “blerje/ riparim prone” ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për “zhvillim biznesi” dhe për “konsum” është rritur. Në raportin e Bankës së Shqipërisë mësohet se familjet huamarrëse raportojnë se kësti i huas gjatë periudhës referuese ka rënë, si pasojë e rënies në normën e ponderuar të interesit të kredisë për individët. Sipas të njëjtave të dhëna, mësohet se rreth 59% e familjeve huamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përmirësim krahasuar me 6- mujorin paraardhës dhe me një vit më parë. Për gjashtëmuj­orin e ardhshëm ( gjysma e parë e vitit 2019), shumica e familjeve huamarrëse ( rreth 80% e familjeve) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të përgjigjur­ve tregon pritje më të dobët.

HUADHËNIA

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019 vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmuj­orin e kaluar dhe me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrues­hme të familjeve për huamarrjen.

KREDITË

Sipas të dhënave të INSTAT- it, publikuar pak ditë më parë, mësohet se çdo shqiptar ka mesatarish­t 63 mijë lekë hua bankare, ndërsa për banorët e kryeqyteti­t, kjo shifër është gati dy herë më e lartë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT- it tregojnë se kredia për frymë është në rritje, e shtyrë nga zgjerimi i huadhënies në sektorin e individëve, por edhe nga rënia e ngadaltë, por e vazhdueshm­e e numrit të përgjithsh­ëm të popullsisë. Duke pjesëtuar vlerën totale të kredisë për individë me numrin e popullsisë, në mesin e këtij viti çdo shqiptar kishte mesatarish­t 63 mijë lekë ose rreth 515 euro borxh në sistemin bankar. Krahasuar me një vit më parë, kredia për frymë është rritur me rreth 5%. E ndarë sipas qarqeve, kreditimi për frymë nuk rezervon surpriza shumë të mëdha. Tirana dominon dukshëm me 122 mijë lekë për frymë. Ky është një rezultat i logjikshëm i faktit se të ardhurat mesatare në Tiranë janë shumë më të larta dhe aksesi i individëve në financim është rrjedhimis­ht më i madh. Gjithashtu, fluksi demografik dhe zhvillimi i tregut të pasurive të paluajtshm­e në kryeqytet kanë qenë faktorë përcaktues në kreditimin më të lartë për individët. Qarku më i afërt, Durrësi, është shumë larg dhe kredia për frymë është rreth 47 mijë lekë, i ndjekur nga Vlora me 33 mijë lekë për frymë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania