Gazeta Shqiptare

Qeveria planifikon rritjen e prodhimit me 5% në vit

-

Programi

i veprimit 3vjeçar 2019- 2021 në sektorin minerar parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit. Këshilli i Ministrave ka miratuar dokumentin që orienton zhvillimin e sektorit për këtë periudhë, që ndër të tjera kërkon shfrytëzim racional të rezervave minerare dhe miradminis­trim të kësaj pasurie kombëtare. Po ashtu, vendimi përcakton zhvillimin e veprimtari­ve minerare, duke përdorur teknologji bashkëkoho­re, që të parandaloj­në dëmtimet mjedisore, shkarkimet në mjedis etj., mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe mjedisit si dhe zhvillimin e këtij aktiviteti me ndikim minimal në panoramën dhe relievin. Ndërkaq, ndonëse qeveria nuk ka zbardhur zonat, referuar tabelave të nxjerra më herët për konsultim publik nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, zhvillimi i aktiviteti­t minerar në 3 vitet e ardhshme do të fokusohet në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizua­r. Në bazë të programit parashikoh­et hapja e procedurav­e konkurrues­e për 76 zona minerare. Pjesa më e madhe e lejeve minerare që do të jepen për këto zona e më konkretish­t 68 prej tyre, është pikërisht për mineralet e mësipërm, ndërkohë që vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit. Për këtë të fundit, ministria planifikon hapjen e procedurav­e për investitor­ët e interesuar në 5 zona minerare nga të cilat njëra ndodhet në Pogradec, njëra në Përrenjas, 2 në Bulqizë dhe tjera në Klos. Po ashtu, referuar të dhënave të programit 3- vjeçar, një zonë minerare do të jepet për shfrytëzim­in e bakrit, ndërsa 2 zona të tjera për hekur- nikel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania