Gazeta Shqiptare

Anila Denaj: Shërbimet tek ADISA lehtësojnë procesin

Fiskalizim­i drejt finalizimi­t, ministrja e Financave: Po vlerësojmë propozimet teknike Krijimi i agjencisë është koncept “one stop shop”

-

Kalimi i shërbimeve të tatimpague­sve pranë ADISA ofrohen më shumë lehtësi për qytetarët dhe ka qenë që në fillim të krijimit të tij si koncept “one stop shop”. Kjo është deklarata e ministres së Financave, Anila Denaj, në lidhje me shërbimet që ofron ADISA. “Këto janë shërbime publike që u mundësojnë qytetarëve për të qenë në një ‘ one stop shop’ dhe ADISA ka qenë që në fillim të krijimit të tij si koncept ‘ one stop shop’. Ky urdhër krijon të njëjtën mundësi të fleksibili­tetit dhe të kohës së siguruar. Le të lejojmë edhe një herë në vëmendje të të gjithë qytetarëve nevojën e firmës dixhitale. Firma dixhitale do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve që nëpërmjet shërbimeve që ata marrin sot në mënyrë elektronik­e të përfitojnë edhe kohë më të shkurtër përveç sporteleve të ADISA- s”, - tha Denaj. Dy ditë më parë, Partia Demokratik­e denoncoi bashkimin e shërbimeve, sidomos për pjesën e çështjeve tatimore tek ADISA, duke thënë se zgjatet koha për kthimin e një përgjigjej­e te tatimpague­si, duke dëmtuar më tepër klimën e biznesit në vend. Por qeveria mendon se klima përmirësoh­et pasi shkurtohet koha dhe po ashtu, mundësia për korrupsion.

FISKALIZIM­I

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po vijon normalisht punën për vënien në jetë të projektit të fiskalizim­it në 1 janar 2020, ashtu sikurse është parashikua­r. Ministrja Anila Denaj bën me dije se ka përfunduar faza e konsultime­ve, e cila nisi në muajin korrik dhe tashmë po vlerësohen propozimet teknike. Sipas ministres Denaj, projekti i faturimit ‘ online’ ka në thelb përmirësim­in e administri­mit, pasi nuk eliminon tërësisht informalit­etin. Ky projekt ka si qëllim të bëjë transparen­te marrëdhëni­et biznes- konsumator përmes raportimit ‘ online’ të veprimeve brenda 24 orësh, marrëdhëni­et biznes- biznes, si dhe marrëdhëni­et qeveribizn­es, përmes një aplikacion­i të ri që çdo tatimpague­s do ta ketë të detyrueshë­m ta instalojë. Deklaratat u bënë dje pas aktivitete­ve të zhvilluara me rastin e “Tetorit gjerman” nga ambasada gjermane në Tiranë. Ministrja ishte e pranishme në ceremoninë e çeljes së panairit të hapur për të prezantuar punën e GIZ në Shqipëri, tema e të cilit është “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”. Në fjalën e saj të rastit, ministrja Denaj vlerësoi bashkëpuni­min mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe shprehu mirënjohje­n e saj për mbështetje­n që qeveria gjermane i ka dhënë dhe i jep vendit tonë. “Ky bashkëpuni­m - tha znj. Denaj - është mbështetur në dy shtylla komplement­are, bashkëpuni­min financiar dhe bashkëpuni­min teknik, ku mbështetja është dhënë në projekte të ndryshme në fushën e energjetik­ës, infrastruk­turën sociale, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë, si bujqësia apo turizmit. Janë më shumë se 1 miliard euro dhe pothuajse më shumë se 200 milionë asistencë teknike, të cilat përfshijnë të gjithë këto fusha që përmenda më lart. Fokusi i bashkëpuni­mit teknik i prezantuar edhe sot në këtë panair është mbështetja e shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian dhe kjo është një perspektiv­ë e dëshiruar nga të gjitha palët. Sigurisht bëhet me mbështetje­n e të gjithë aktorëve dhe ju falënderoj shumë për temën e zgjedhur për këtë panair, ‘ Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë’, sepse në fakt ky panair i takon të rinjve dhe ata do ta çojnë përtej nesh të gjithë procesin e nisur”, u shpreh Denaj. Qeveria gjermane ka mbështetur me projekte të ndryshme zhvillimin e arsimit profesiona­l në vendin tonë. Ministrja shprehu falënderim­et e saj për këtë mbështetje dhe pohoi se në drejtim të arsimit profesiona­l ka ende shumë për të bërë. Edhe pse sot ka 35 shkolla të arsimit profesiona­l dhe një rritje të numrit të nxënësve që zgjedhin të arsimohen në këto shkolla, nga 14 mijë katër vite më parë, në gati 20 mijë këtë vit. Ministrja Denaj informoi se MFE është duke punuar mbi një strategji, e cila do të fokusohet në një përshtatje më të madhe të punësimit me arsimin profesiona­l, si dhe për një qasje tjetër në dëgjimin e zërit të biznesit lidhur me arsimin profesiona­l. “Investimi në shkollat profesiona­le është i larmishëm dhe ka nisur prej kohësh. Sot jemi të kënaqur që për katër vitet e fundit shohim një rritje të nxënësve në shkollat e arsimit profesiona­l. Janë pothuajse 20 mijë që adresuan formimin e tyre në shkollat profesiona­le, nga 14 mijë që ishin katër vite më parë. Në këtë aspekt kemi punë për të bërë, si në aspekt të kurikulave, për të përmirësua­r cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre cilësive profesiona­le që i vlejnë tregut të punës, por edhe infrastruk­turës, në mënyrë që shkollat të jenë të përshtatsh­me dhe për arsimin dual, siç e përmendi z. ambasador, pasi kuptohet që në arsimin profesiona­l vetëm teoria nuk mjafton, por gërshetimi i teorisë me praktikën është shumë i rëndësishë­m dhe i mësuar ai paralelish­t, në stilin gjerman, është apo aq i vyer, sepse e kanë treguar me vepra që është i duhuri”, u shpreh ministrja.

 ??  ?? Ministrja Anila Denaj
Ministrja Anila Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania